Kerko: a
Jusuf Zenunaj: Me Rambon nuk shihemi...
E diele, 19.01.2020, 11:22 AM
Jusuf Zenunaj
ME
RAMBON NUK SHIHEMI...
Hyra
në politikë
si
dikur në pikturë
suksesi
shpejt u rrit
si
shpejtësia me veturë !
Nê
fshat e në qytet
për
të parin e Bashkisë
më
doli nami,
anekënd
Shqipërisë.
Bota
qe "habitur"
si
asnjëherë tjetër;
mirënjohje
e shpërblime
m'u
dhanë për timen vepër.
Rrënjët
i lëshova
thellë
në politikë,
vendin
"ma lëshoi" Nano
fare
pa i thënë ik !?
Me
sjellje, as me stil
askujt
s'i kam lakmi,
a
s'më thuani , ju,
Ismail
Qemali i Ri ?!
Shpeshherë
nuk e di
nga
të shpiejnë rrugët e jetës-
takova
Vuçiqin,
bashkë
i hymë marrëveshjes .
Krah
na u bë Thaçi,
nuk
na e prishi dot,
bashkë
gjetem rrugën
shpejt
"të hynim" në Evropë.
Çdo
gjë pati nisjen
si
flladi midis bjeshkës,
ah,
sikur t'mos rëndoheshin punët
si
samari breshkës ?!
Planet
na i prishi
ai
"kokëfortë" Ramushi
sikur
të ishin gjethe
të
hedhura midis prushi !
Dashurinë
që patëm
sikur
vëllai më vëlla,
u
tretë si shkumë sapuni,
me
Rambon nuk shihemi ma.
J.Z. , Dilbeek , më 18
janar 2020