Kerko: a
Mehmetali Rexhepi: Prarimi
E enjte, 16.01.2020, 07:12 PM
P R A R I M I
Mehmetali Rexhepi
erdhi
prarimi
me
vashën prej avulli
mbase
ajo kishte harruar t`mi kthente thesaret
vaktësinë
e atyre pikave avulluese
stisje
filigrani
për
qafë të asaj nuse
*
ti
dridhje
tingujsh të blertë të kitarës
polen
i shkundur prej gishtash të Jusuf Gërvallës
jepi
shend melodisë së zamares
më
nxirr jashtë kryqëzimeve
gërshërëve
të zeza të hijeve
mos
eja lot-vërshues
më
hedh mes njomështish të lastarëve
praro bulëzat
mbi trungun e thatësisë
time
*
prarim
eja
me fijet e fëmijërisë
urbanizmi
sa kishte nisë
të thuret shporta e rrjepur prej zbrazëtisë
ndoshta ende
përcëllon ngricë e vesës
cakërro me të
kuqen e venës
t`i
ndizet pigmenti buzë-qershisë
përderisa (a)gurron
gjaku
e ruaj për shkrirjen e atij akulli
kur i trashet
lirisë
*
i
fryve valës dhe çele tiparin
të
pa thënat lidheshin nyje
në
dialogët e kakofonisë
kishin hyrë monologët e
mbërthyer
kujt
t`i duartrokiste publiku
fjalës
e ditës i kishte ngelë e njëjta meny
*
pa rrezet tua
fshihet
kontrasti
as
matet hija
shkundet
tërmeti
bie
arkitektura
mbi
skia
*
ja
si më prarove mijëra dhurata sythash
le
të ngjyejnë tej malesh të
bardhët plisa
çastet
buzë purpurta
le
të më puthin
por
ah
vetëm derisa të galdojnë petalet
mandej
gjethet kërcejtë e ethet
*
ç`është
e bukura
pa
prekjen tënde
pos peng modeli
ai
i pa vjeli
*
prarim
i këtij rruzullimi
praroje
dhe trungun tim
se
ja po më thërret
amshimi
Gjilan, 16 kallnor 2020