| E enjte, 16.01.2020, 06:12 PM |
P R A R I M I
Mehmetali Rexhepi
erdhi
prarimi
me
vashën  prej avulli
mbase
ajo kishte harruar t`mi kthente thesaret
vaktësinë
e atyre pikave avulluese
stisje
filigrani
për
qafë të asaj nuse
*
ti
dridhje
tingujsh të blertë të  kitarës
polen
i shkundur prej gishtash të Jusuf Gërvallës
jepi
shend  melodisë së zamares
më
nxirr jashtë kryqëzimeve
gërshërëve
të zeza të hijeve
mos
eja lot-vërshues
më
hedh  mes njomështish të  lastarëve
praro  bulëzat 
mbi trungun  e  thatësisë 
time
*
prarim
eja
me fijet e fëmijërisë
urbanizmi
sa kishte nisë
të  thuret shporta e rrjepur prej zbrazëtisë
ndoshta  ende 
përcëllon  ngricë e vesës
cakërro  me të 
kuqen e venës
t`i
ndizet  pigmenti buzë-qershisë
përderisa  (a)gurron 
gjaku
e  ruaj për shkrirjen e atij akulli
kur  i trashet 
lirisë
*
i
fryve valës dhe  çele tiparin
të
pa thënat lidheshin nyje
në
dialogët e kakofonisë
kishin  hyrë monologët  e 
mbërthyer
kujt
t`i duartrokiste publiku
fjalës
e ditës i kishte ngelë e njëjta meny
*
pa  rrezet tua
fshihet
kontrasti
as
matet hija
shkundet
tërmeti
bie
arkitektura
mbi
skia
*
ja
si më prarove mijëra dhurata sythash
le
të  ngjyejnë tej  malesh të 
bardhët  plisa
çastet
buzë purpurta
le
të më puthin
por
ah
vetëm  derisa të galdojnë petalet
mandej
gjethet kërcejtë e ethet
*
ç`është
e bukura
pa
prekjen tënde
pos  peng modeli
ai
i pa vjeli
*
prarim
i këtij rruzullimi
praroje
dhe  trungun tim
se
ja po më thërret
amshimi
Gjilan,  16 kallnor 2020