Kerko: a
Gjon Keka: Përvjetori i 552 i vdekjes të Gjergj Kastriotit
E enjte, 16.01.2020, 09:47 PM
Përvjetori i 552 i vdekjes (varrit bosh) të Gjergj Kastriotit
Nga
Gjon Keka
Gjergj
Kastrioti nuk vdiq! - si mund të vdesin burrat e mëdhenj?!
Ai
erdhi si bubullima që i futi frikën armikut - pushtuesit otoman, dhe sa herë
kombi ynë të jetë në prag humnere ai zbret me të njëjtën bubullim për t'i dhënë
goditjen të keqes dhe armikut të brendshëm e të jashtëm.
Virtyti
nuk vdes, dhe siç dihet Gjergj Kastrioti ishte mik i virtytit.
Heronjtë
nuk vdesin sepse kanë lindur për t'i sjell popullit lirinë, dhe liriprurësit
janë edhe jetëprurësit e atij atdheu, e atij vendi.Kombi ynë ka patur bekimin e
madh kur u mbretërua nga vizionari dhe burrështetasi Gjergj Kastrioti sepse
ishte pikërisht ky lider që i hoqi gurin serioz të mëkatit - të armikut që e
pengonte kombin tonë të jetonte i lirë, ai e bëri realitet Shtetin e unifikuar
arbëror europian dhe si një mbrojtës i madhë i civilizimit europian i dha edhe
idenë kombeve të kontinentit se si të unifikohen kombet europian në një union.