Kerko: a
Prend Buzhala: Letër-lakmusi i jetës
E hene, 13.01.2020, 08:30 PM
Prend BUZHALA:
LETËR-LAKMUSI I JETËS
(Çast
përsiatjesh lirike në një dimër pa borë)
E
larmishme është jeta
që
shpaloset fleta-fleta,
si
stinët e një viti, herë me shira e herë me thatësi,
si
stina e re që dallon prej stinës së vjetër
si
dimri me skllotë që dallon prej një dimri tjetër,
si
një vit jete që vjen me furi
prej
të parit e deri te i fundit vijnë ndryshe e ndryshe
deri
kur një çast gjithka vjen në ngrysje.
Asnjëherë
nuk vjen i njëjti vit,
e
njëjta rrëfenjë a i njëjti mit,
asnjëherë
e njëjta stinë nuk përsëritet,
kot
barabitesh,
ashtu
si nuk vjen asnjëherë e njëjta e diel
e
gjithmonë aty gjendet i njëjti diell.
A
nuk është kjo një lojë,
lojë
stinësh dhe lojë jete,
dhe,
ti nuk e heton:
nuk
qenka as e njëjta bojë as blojë,
as
e di ku ishte e ku mbete.
Fazat
e jetës sate, që nga rinia
e
deri te plejqëria,
ndjekin
po të njëjtin ritëm të natyrës,
ky
ritëm na e përshkon edhe ritmin e gjallimit,
mu
si na ndryshojnë vijat e fytyrës,
e
si ky ritëm natyre na e gllabëron
e
kafshon
edhe
ritmin e kohës sonë.
Atëherë,
ndalemi e mendojmë:
ky
qenka një tregues
si
një letër-lakmus:
sa
qenie të vdekshme qenkemi
e
si para të panjohurës stepemi.
Gjithçka,
e
përfundimisht
kurrë
asnjëherë të gjitha nuk mund t’i arrijmë,
gjithçka
e
pambarimisht
as
frymën nuk kemi më ku ta shtrijmë.
(Prend Buzhala, 13 janar 2019)