Kerko: a
Jahja Drançolli: Në kërkim të Historisë Mesjetare Arbërore
E enjte, 09.01.2020, 09:00 PM
Të
nderuar miq,
Këto
ditë në Zagreb u botua libri im vëllimor “Në kërkim të Historisë Mesjetare
Arbërore” (“In search of Medieval Albanian History”).
-
Libri ofron interpretime të reja dhe mbështetet në një pjesë të arritjeve të
mija të hulumtimit në arkiva e biblioteka të Italisë, Kroacisë, Turqisë dhe
Austrisë.
-
Libri ofron pikëpamje të reja dhe bazohet në rezultatet e hulumtimit
shumëvjeçar, dhe pjesërisht, të pabotuar.
-
Libri trajton periudhën mesjetare arbërore, të cilën mua më pëlqen për ta
quajtur si epoka e artë e historisë dhe shtetësisë arbërore-shqiptare, dhe
është pa dyshim një periudhë në të cilën çdo njoftim nga të ndryshmet ngjall
shumë emocione.
-
Theks i veçantë në këtë libër i vihet vazhdimësisë iliro-arbërore-shqiptare, ku
historia jonë në kushte mesjetare përfshinte arealin shumë më të gjerë sesa
konsiderohen trojet e sotme etnike shqiptare, prandaj teza se arbrit gjatë
mesjetës kanë humbur pjesë të territoreve të veta, në këtë libër ka mbështetje
historike.
-
Tema qendrore e këtij libri është formimi i identitetit arbëror mesjetar duke
nënvizuar dallimet rajonale; krijimi dhe përhapja e identitetit etnik arbëror;
formimi i fuqisë politike të arbërve; zhvillimi shoqëror; kultura si shtytës i
marrëdhënieve shoqërore, si dhe organizimi i jetës fetare, tema këto të
trajtuara në mënyrë origjinale dhe interdisiplinare të mbështetura në
metodologji bashkëkohore.
-
Në libër është bërë përpjekje që të dekonstruktohen përfundimet e
historiografisë tradicionale.
-
Me gjithë lëshimet e mundshme qofshin ato profesionale ose teknike, ndryshe nga
shumë libra të historiografisë tonë, të botuara në dekada të fundit, libri në
fjalë do të jeton ca më gjatë.
-
Libri është botuar me ndihmën financiare të Qeverisë së Republikës së Kroacisë,
si dhe të botuesit "Unioni i shqiptarëve në Republikën e Kroacisë" me
në krye të z. Esad Çollaku dhe z. Sejfedin Prekazi të cilëve u shprehi
mirënjohje të përzemërta për kontributin e tyre.
Shfrytëzoj
rastin që të falenderohëm familjen time, më pastaj redaktorin gjuhësor, prof.
Edmond Ramadani; dizajnuesin profesor akademik Faik Krasniqi; autoren e
kopertinës ark. Kaltrina Drançolli dhe realizuesin e punëve digjitalizuese MA.
sc. Ermal Gashi.
Me
respekt,
Jahja
Drançolli