Kerko: a
Enver Bytyçi: "Minishengen" në rrënojat e tërmetit!
E premte, 20.12.2019, 08:59 PM
"Minishengen" në rrënojat e tërmetit!
Nga
Enver Bytyçi
Sikur
të mos mjaftonte tërmeti i 26 nëntorit dhe viktimat e shkatërrimet që ai
shkaktoi, nesër, Edi Rama ka vendosur të shfaqë në Tiranë dhe Durrës komedinë e
radhës të titulluar "Minishengeni Ballkanik"! Nesër Tirana në fillim
e më pas Durrësi do të presin tre liderët e kësaj nisme, përkatësisht
presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut,
Zoran Zajev dhe mikpritësin shqiptar, Edi Rama. Do të mungojë Kosova e cila
ndjehet e diskriminuar prej treshes inicuese.
Të
tre këta do të flasin sit ë integrohen me njëri-tjetrin nga njëra anë dhe si ta
izolojnë Kosovën, si dhe do të derdhin lot për tragjedinë e Durrësit. Më pas
mikpritësi shqiptar, kryeministri Rama, do të përmendë fjalët lavdëruese e
falenderuese për Aleksandër Vuçiq dhe "kontributin" që ai dha me një
skuadër ushtarësh në ndihmë të Durrësit. Madje do të përpiqet që duke evokuar
ndihmën serbe ta paraqesë atë si shpëtimtare për jetët e shqiptarëve. Dhe e
gjitha kjo me një regji të caktuar, e cila synon
"bashkim-vëllazërimin" shqiptaro-serb dhe anatemimin e solidaritetit
të Kosovës me shqiptarët e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit! Ai do të përpiqet
që ta qetësojë mikun e tij të Beogradit nga pagjumësia që ka fituar për shkak
të solidaritetit të Kosovës me Shqipërinë në këto ditë fatkeqësie. Edi Rama
është mjështër i përdorimit personal të përsonazheve dhe ngjarjeve, si edhe i
provokimeve kundër atyre që nuk ia dëgjojnë fjalën.
Në
këtë rast Rama është përballur me mikun e tij, Hashim Thaçi, i cili refuzoi
pjesmarrjen në takimin e Durrësit. Fillimisht ishte kryeministri Ramush
Haradinaj, ai i cili refuzoi ftesën e homologut të tij nga Tirana për
pjesmarrje në maskaradën Rama-Vuçiq të minishengenit durrësak. Por Rama me
arrogancë e inat reagoi ndaj deklaratës së Haradinajt, duke thënë se "Nuk
kishte ftuar kryeministrin në ikje, por kishte dërguar ftesë për presidentin në
detyrë"! Ishte kjo deklaratë e Ramës një lloj joshje për Thaçin, me qëllim
që ai ftesën e Ramës ta konsideronte dhe të ishte i pranishme të shtunën në
Durrës.
Thaçi
nuk ra në kurthin e Edi Ramës. Deklaroi se nuk do të ishte pjesë e kësaj
maskarade. Madje thumboi kryeminstrin e Shqipërisë kur tha se "Kosova, në
dallim nga Shqipëria, vazhdon të ketë pengesa serioze në konsolidimin e
shtetësisë së vet, nga Serbia”. Kjo ishte një kritikë e rreptë për Tiranën
zyetare të Edi Ramës e marrëdhëniet e tij të ngushta në dëm të interesave të
Kosovës. Presidenti i Kosovës ka ndryshuar qëndrim, pas daljes në opozitë në
zgjedhjet e 6 tetorit të kaluar. Ai foli për genocidin serb kundër Kosovës. Kjo
do të thotë se 6 tetori ia ka dhënë atij një mësim të madh. Duke e nxjerrë në
opozitë, sovrani i dëshmoi presidentit të vet se nuk pajtohet me politikat e
tij të mëparshme, kur sillej si monark në emër të interesave serbë në Kosovë.
Edi
Rama nuk priste as refuzimin, as anatemimin e mikut të tij në Prishtinë.
Kësisoj, shqiptarët në Kosovë me votën e tyre bënë të mundur që politikisht t'i
presin fijet e lidhjeve të ngushta me Thaçin dhe Tirana të drejtohet
drejtopërdrejt në lidhjet me Beogradin. Samiti i nesërm nuk është samit për
ndonë minishengen. Ky samit është një shfaqje tjetër tatrale në formën e
komedisë ballkanike. Sepse ballkanasit politikanë ose shfaqen në përmasat e
tragjedisë, ose të komedisë. Dramën njerëzore, dhimbjen njerëzore nuk e njohin
as Edi Rama, as Aleksandër Vuçiq. Sa për Zaevin, ai di thjesht të jetë një
qëngj i vogël që shkon mbas të ëmës. Aq kapacitete ka.
Megjithatë
shqetësimi dhe problemi i madh i shqiptarëve është Edi Rama. Nuk është Zaevi
apo Vuçiq. Përsëri Rama ka filluar t’I akuzojë liderët e Kosovës për vetizolim,
duke I ardhur në ndihmë propagandas së njëjtë të serbëve që kur Ramush
Haradinaj vendosi taksën për mallrat serbe. Çeshtja shtrohet se sa do të
durojnë shqiptarët që kryeministri i Shqipërisë të përqafojë dhe përpiqet të
imponojë politikat serbe në Ballkan. Kosova ka dhënë tashmë verdiktin e vet në
këtë lojë politike serbe të mbështetur nga Edi Rama. Po shqiptarët në Maqedoni
kur do të reagojnë?! A do të duhet që ata ta lejojnë lidershipin e Shkupit të
plotësojë enturazhin e Vuçiq dhe Edi Ramës?! Ndërkaq shqiptarët në Shqipëri, së
paku për një kohë afatmesme, nuk pres të ndjehen. Ata janë mpirë, sepse doza e
kokainës që merr kryeministri i tyre, mesa duket ka prek damarët e shqiptarëve
të Shqipërisë Londineze. Ne në Shqipëri jetojmë në një paralizë ekstreme!
Shkruar ekskluzivisht
për gazetën "Bota sot".