Kerko: a
Alma Lama: Italia mbeshtet fuqishem agjenden e integrimit europian per Kosoven
E hene, 16.12.2019, 07:10 PM
Alma Lama
Po
shoh se mediat ne Kosove kane botuar nje deklarate te nje deputeti italian nga
radhet e Leges, parti e udhehequr nga Mateo Salvini, sipas te cilit kur te
vijne ata ne pushtet, do te terheqin njohjen e Kosoves.
Nuk
ka asgje per tu shqetesuar, per disa arsye.
Se
pari Lega ishte ne pushtet deri ne shtator te ketij viti dhe duhet thene se
Salvini asnjehere dhe ne asnje moment nuk ka shprehur ndonje kontestim ne
lidhje me pavaresine e Kosoves. Madje duhet theksuar se kjo parti nuk eshte
marre as me rajonin.
Se
dyti, politika e jashtme sidomos ne lidhje me Ballkanin, ku Italia ka interesa
strategjike, nuk ka ndryshuar, perkundrazi, vazhdon te kete vemendjen dhe
investimet e ketij shteti, i cili eshte i interesuar per stabilitet dhe
zhvillim.
Se
treti, Italia eshte kontribuesja kryesore me trupa ushtarake ne Kosove dhe
ruajtese e paqes. Ne planet e tyre afatgjata, do te vazhdojne te ruajne kete
rol te rendesishem.
Se
katerti, Italia eshte pjese e peseshes qe ka sponsorizuar pavaresine e Kosoves,
dhe roli i saj duhet pare ne partneritet te plote me SHBA-ne. Vete Salvini ka
raporte te mira me administraten amerikane aktuale.
Se
pesti, Italia mbeshtet fuqishem agjenden e integrimit europian per Kosoven, si
shtet i barabarte me te tjeret, dhe perkrah cdo proces demokratik. Asnje shenje
nuk kam pare se kjo do te ndryshoje ne nje te ardhme te afert.
Deputeti
ne fjale mund te kete bere deklaraten me koken e tij per arsye te mosnjohjes se
rrethanave apo lidhjeve qe mund te kete me elektoratin e tij, ku mund te kete
pjesetare te komunitet serb.
Mediat
serbe here pas here gjejne ndonje personazh qe ushqen deshirat e lexuesve te
tyre.
Kjo
nuk do te thote se diplomacia e Kosoves duhe te rrije duarkryq, perkundrazi,
duhet qe raportet ne vazhdimesi te mirembahen e intensifikohen.
Italia
ka maredhenie te mira me Serbine, por ne luften e ‘99, megjithe kundershtite e
brendshme nga disa forca politike, u rreshtua krah Kosoves dhe partnereve
nderkombetare. Ky pozicion nuk ka ndryshuar.
Italia
eshte vend mik i shqiptareve.