Kerko: a
Florim Zeqa: "Lidhja" rrënuese e LDK-së rugoviane!
E diele, 15.12.2019, 11:49 AM
"Lidhja" rrënuese e LDK-së rugoviane!
Shkruan
Florim Zeqa
LDK-ja
në prag të 30 vjetorit të themelimit të saj ndodhet para momentumit më të
rëndësishëm historik, ku duhet të përcaktohet çartë për formimin e
institucioneve të reja të shtetit dhe ndarjen e pushtetit me Vetëvendosjen ose
të qëndroj në opozitë si parti politike e qendrës së djathtë, që synon
zhvillimin e vendit në staza të gjata sipas linjave programore dhe në përputhje
me profilizimin e saj politik.
Deri
para ardhjes puçiste të Isa Mustafës në krye të LDK-së, ishte nder dhe kënaqësi
të ishe pjesë e kësaj partie politike. Me ardhjen e Isa Mustafës në krye,
LDK-ja rugoviane nga një shtëpi e madhe, e besës dhe shpresës së shqiptarëve të
Kosovës u kthye në thyerse të shpresave të qytetarëve, në të cilën u instaluan
format më përfide të shantazhit politik dhe kërcënimeve ndaj atyre që merrnin
guximin të shpreheshin ndryshe, e në veçanti ndaj analistëve dhe gazetarëve të
padëgjueshëm ndaj Isa Mustafës dhe klanit Riinvest.
"Lidhja"
produkt i klanit mafioz Riinvest
Sot,
pas afro një dekade të ardhjes së Isa Mustafës në krye të LDK-së, përveqse ka
ndryshuar rrënjësisht struktura drejtuese e partisë, ka ndryshuar edhe aspekti
vizual i saj.
Në
kryesinë e LDK-së jo vetëm që më nuk ka themeltar dhe bashkëpunëtor besnik të
liderit historik Ibrahim Rugova, kësaj partie ju hoqen edhe dy nga tri germat
emblematike, duke e shëmtuar (transformuar) LDK-në në "Lidhja" e
klanit Riinvest të Isa Mustafës.
Tani
me "Lidhja" identifikohen të gjithë klanorët e Isa Mustafës, servilët
dhe puthadorët, urithët dhe sekserët e nëntokës, por jo edhe elektorati besnik
i LDK-së rugoviane.
Kapja
dhe uzurpimi i LDK-së nga klani Riinvest dhe grupet e interesit filloj në
Kuvendin e VII-të, me zgjedhjen puçiste të Isa Mustafës në krye të LDK-së.
Vetëm
një ditë para kuvendit të VII-të zgjedhor të LDK-së në vitin 2010, monstrumi
politik i shekullit, për t'ia arritur qëllimit politik, organizoi protesta në
Prishtinë kundër zgjedhjes së Dr. Fatmir Sejdiut kryetar i LDK-së.
Në
Kuvendin e VIII-të zgjedhor të 31 Majit 2015, diktatori Isa Mustafa e vuri nën
kontroll të plotë e gjithë strukturën partiake të LDK-së, duke i lënë jashtë
dyerëve të kuvendit zgjedhor shumë themeltarë të LDK-së si dhe dy degët më të
organizuara të LDK-së në Diasporë (Gjermani dhe Zvicër).
Pas
këtij kuvendi, subjektit i ndërruan edhe emrin nga LDK në "Lidhja" e
klanit Riinvest, ku pas ndryshimit të emrit, kjo parti nuk e mbanë më as targën
e "surrogatit" të LDK-së rugoviane.
Kuvendi
i IX-të Zgjedhor i LDK-së i mbajtur më 3 Gusht 2019, nuk doli të jetë më shumë
dhe as më pak sesa përseritje e kuvendit të VIII-të dhe vazdhimësi e zgjedhjeve nëpër degë.
Me
mënyrën antidemokratike të zgjedhjes së Isa Mustafës, gjegjësisht të shmangies
së votimit të fshehtë, aklamacionistët dhe puçistët në LDK forcuan dhe betonizuan vazhdimësinë e uzurpimit dhe
kapjes së LDK-së.
Ndëshkimi meritorë i
LDK-së dhe PDK-së
Për
aq sa ishte meritorë ndëshkimi i PAN-it, ishte meritorë edhe ndëshkimi i LDK-së
në zgjedhjet e 6 tetorit, por që ky ndëshkim do duhej të ishte akoma më i
thellë dhe më i ashpër për puçistët dhe karrieristët, mashtruesit dhe
uzurpatorët e shtetit.
Për
hirë të së vërtetës, sikurse PDK-ja, ashtu edhe LDK-ja e kanë të merituar
ndëshkimin nga elektorati kosovarë për shkak të bashkëqeverisjes së gjatë në
pushtetin qendror. Pra të dy partitë, PDK e LDK, për aq sa janë meritorë për
ndërtimin e institucioneve shtetërore pas 17 shkurtit 2008-të, po aq janë
"meritorë" edhe për instalimin e nepotizmit, korrupsionit dhe krimit
të organizuar në Kosovë.
Binomi
PDK-LDK, përkatësisht binomi Thaçi-Mustafa paraqet binomin më fatkeq dhe
binjakëzimin kriminal SHIK-RIINVEST që gjunjëzoi shtetin dhe keqëpërdori paratë
e qytetarëve (mërgimtarëve) të Kosovës.
LDK duhet ta ndihmojë e
jo kushtëzojë Albin Kurtin
Sikurse
mbajtja e premtimeve elektorale që është borxh ndaj votuesve, edhe luftimi i
korrupsionit dhe krimit të organizuar është obligim dhe çështje ekzistenciale e
jo lojë pushtetore e liderëve partiak.
LDK
në bisedimet me LVV-në duhet të kërkoj atë që i takon në përputhje me
rezultatin zgjedhor, që i bie, ndarjen në mënyrë proporcionale të posteve
ministrore dhe asgjë më pak dhe as më shumë.
Mënyra
se si lideri i LDK-së, Isa Mustafa po pretendon të kushtëzojë marrëveshjen e
koalicionit me LVV-në, duke e siguruar për vetën e tij mandatin e presidentit
të vendit, përveqse precedan politik dhe egoizëm i pastër njerëzor, shpërfaq
ambiciet e pashërueshme pushtetore të një monstrumi politik.
Pazarin
e pistë politik për postin e presidentit e instaloj pikërisht klani puçist i
klanit i Riinvest-it brenda LDK-së për ta bërë Hashim Thaçi president si
kundërshpërblim për postin e kryeministrit të Isa Mustafës.
Prandaj,
përseritja e një skenari të tillë edhe tani e dëmton rëndë të ardhmen e vendit
tonë së paku edhe për një dekadë.
Heshtja
e kandidates për kryeministre dhe personit më të votuar në LDK, zonjes Vjosa
Osmani përballë realitetit të krijuar, përkatësisht skenarit bllokues të
marrëveshjes për koalicion qeverisës me LVV-në, mund t'i kushtojë asaj me
humbje të imazhit dhe kredibilitetit të arritur në zgjedhjet e 6 tetorit.
Isa
Mustafa ia bëri lojën më djallëzore Vjosa Osmanit, duke e nxjerr atë në treg
për t'i marr votat e elektoratit të LDK-së, ndërsa pazaret e
"mbrëmjes" për postin e presidentit i bën vet, duke e lënë Vjosën dhe
gardën e re të LDK-së jashtë vendimarrjes për marrëveshjen e koalicionit
qeverisës me LVV-në.
Kjo
lojë e dyfisht e liderit të LDK-së është bërë temë e të gjitha mediumeve
televizive, medieve të shkruara dhe atyre elektronike në mbarë trojet shqiptare
dhe diasporë.
Për
më tepër se kaq, përmes klanorëve të tij, Isa Mustafa e ka lansuar propagandën
përçarëse në opinionin publik kinse LVV-ja po e planifikon zgjedhjen e Rexhep
Qosjes për president të Kosovës.
Sikur
LVV-ja ta pranoj ofertën e LDK-së që Isa Mustafa të zgjidhet president me
marrëveshje politike në vitin 2021, ajo do të bëhej e mirë për klanorët e Isa
Mustafës, në të kundërtën "Lidhja" vazhdon ta trajtojë LVV-në si
parti e ekstremit të majtë dhe pjellë e PDK-së!
Kjo
është logjika e shantazhuese klanit Riinvest, e njërit prej klaneve më të
rrezikshme në Kosovën e pas luftës, që thyen shpresat e qytetarëve, dëmtuan
imazhin e shtetit të Kosovës dhe rrënuan në themel LDK-në e Ibrahim Rugovës.
Llogaritë e gabuara të
LDK-së, e ndihmuan ngritjen e LVV-së
LDK-ja
terrenin e humbur politik nga Vetëvendosja nuk mund ta ri-kthejë asnjëherë
përmes shantazheve dhe kushtëzimeve, por vetëm përmes ndryshimeve substanciale
dhe reformës së thellë partiake.
Nga
këtu shihet se LDK-ja nuk i ka bërë mirë dhe me kohë parallogaritjet dhe as
përgatitjet e duhura për zgjedhjet e 6 tetorit. LDK-ja, jo vetëm që nuk i bëri
përgatitjet e duhura paraprake për proces zgjedhor, po na vë në lajthitje të
gjithëve me veprimet e saj në fazën finale të marrëveshjes për koalicionin
qeverisës me LVV-në.
Si
na qenka e mundur që vetëm tani kur permendet emri i ideologut dhe mentorit të
Albin Kurtit dhe Hashim Thaçit, Rexhep Qosjes si president konsensual, LDK-ja
ta kuptoj se edhe LVV-ja është siq e thonë ata pjellë e LPK-së!?
Si
ka mundësi që vetëm tani LDK-ja ta kuptojë se në LVV është edhe Rexhep Selimi,
ish Ministër i Punëve të Brendshme në "Qeverinë e Përkohshme" të
Hashim Thaçit, që pret të rikthehet në të njëjtën ministri nga Albin Kuurti!?
Prandaj,
LDK-ja është dashur të mendoj me kohë për të gjitha, pra edhe për këtë
përballje pas zgjedhore (edhe sikur të dilte parti e parë), e jo tani kur
mundësitë i ka të limituara.
Prolongimi i qëllimshëm
i reformës zgjedhore
Dështimi
i reformës zgjedhore i filluar 10 vite më parë, është produkt i neglizhencës së drejtuesve aktual të LDK-së
("Lidhja"), të joshur pas posteve pushtetore që e lanë në harresë të
plotë iniciativën për krijimin e infrastruktures ligjore për zgjedhjen e
presidenit drejtëpërdrejt nga populli, ide kjo e kahmotshme e presidentit
Rugova.
Sikur
të arrihej reforma e shumë pritur zgjedhore për zgjedhjen e presidentit nga
populli, as Isa Mustafa dhe as Rexhep Qosja nuk do ta kishin guximin që të
përballeshin me vullnetin e popullit, për shkak se që të dy e kanë një histori
të përbashkët në sistemin sllavo-komunist dhe atë ndarjes dhe përçarjes së
shqiptarëve në të njëjtat periudha historike.
Sikur
në zgjedhjet e brendshme partiake në LDK të respektohej vullneti i elektoratit për ndryshime në kreun e partisë,
LDK-ja do të triufonte bindshëm partia e
parë në vend në zgjedhjet e 6 tetorit, për çka sot as që do të debatohej për
temat në fjalë.
Prandaj,
vetëm dhe vetëm një proces i lirë dhe demokratik i zgjedhjeve të
jashtëzakonshme në LDK, i cili do ta nxjerr një udhëheqje të pastër dhe
kredibile çfarë e meriton LDK-ja rugoviane, do të krijon edhe premisat e një
ndryshimi të madh në vend, ku LDK-ja përveq kthimit të besimit në elektoratin e
saj tradicional, do të bëhej tërheqëse për të gjithë qytetarët e vendit.
Pa
çkapjen e LDK-së nga klani mafioz i Riinvest-it nuk mund të ketë as reformë
zgjedhore dhe as çkapje të shtetit. Pa çkapjen e LDK-së nga strukturat e
SHIK-ut dhe urithët e nëntokës kriminale nuk do të zbardhen asnjëherë vrasjet
kriminale të aktivistëve dhe veprimtarëve të saj, dhe pa largimin e humbësve
serik të pesë palë zgjedhjeve dhe zhbërjen e "Lidhja"-s së klanit
Riinvest, LDK-ja do të mbetët vetëm patericë e partive tjera dhe do të numërojë
vetëm humbje pa asnjë fitore në zgjedhjet nacionale.
Sllogani
i ditëve të fundit i lansuar në rrjetet sociale nga veglat e liderit
diktatorial; "Isë, Isë, president i Dardanisë", është mesazhi më i
keq për shtetin e Kosovës dhe alarmi më kërcënues për të ardhmen e LDK-së
rugoviane.