Kerko: a
Alfred Papuçiu: Meditim për mjekun human neurolog, Roel Zoga
E diele, 15.12.2019, 12:20 PM
Meditim për mjekun human neurolog, Roel Zoga
Nga
Alfred Papuçiu
Kur
e shihja çdo mëngjez herët mjekun Roel Zoga, tek salloni i Hotel“Kamomil” në
Golem, duke pastruar me kujdes, para se të vinin klientët, mendoja se si e
gjente kohën ky njeri human për të kryer disa punë. Pasi pushonte pak, më
përgatiste si gjithmonë kafen ekspres, “më të mirën në Europë”, siç i thoja unë
dhe bisedonim ashtu miqësisht për rrugën e tij të ndjekur gjatë viteve. Pastaj
përgatitej për të shkuar në punë, bashkë me bashkëshorten, Joridën, mjeke edhe
ajo. Aty qëndronte i jati i Joridës, Hasani i përkushtuar, me bashkëshorten dhe
në recepsion, Isla, e bija me dy gjuhë
të huaja.
Roeli
kishte qënë edhe në Lion, disa muaj dhe ku një miku i tij francez, shef pavioni
i kishte propozuar të qëndronte aty. Do të shkojë përsëri së shpejti, por
përsëri do kthehet. Pasi e pret detyra tek Spitali amerikan në Fier dhe biznesi
familjar. Ai lexon çdo herë nga literatura moderne neurologjike dhe shkëmben
mesazhe me miqtë e tij në Francë, për të rejat në këtë fushë.
Një
gjë që më habit është besimi i jashtëzakonshëm që kanë pacientët tek mjeku Roel
Zoga. Një besim i bazuar në marrëdhëniet që ka ndërtuar deri më tani, në
intervista
të shkurtra dhe pak klinike, por edhe në ato që kam dëgjuar për të nga
kolegë
të tjerë që e njohin atë në praktikën e tij profesionale. Unë jam përpara prej
një prej neurologëve më të mirë në Shqipëri që kuron çdo ditë dhjetra pacientë
bashkëkombas ng Shqipëria, Kosova dhe që kanë besim tek ai.
Sidoqoftë,
kjo marrëdhënie me një mjek mbetet mjaft sipërfaqësore për sa kohë që
zhvillohet në një tavolinë, në masën pesëmbëdhjetë minuta çdo herë. Ndryshon në
mënyrë dramatike kur, për herë të parë, shihni mjekun tuaj, këtë hero human, të
veshur për punë. Në të bardhë nga fillimi deri në fund, tonin e gëzuar, që vjen
drejt teje. Ai ju flet, ju siguron. Ai ju njeh juve papritur, ju e dini që
gjithçka do të jetë në rregull.
Unë
mendoj se ka diçka të veçantë për qëndrimin e mjekëve, kur ata bisedojnë me ty.
Ata nuk janë vërtetë të njëjtë më. Nuk janë më këta burra ose gra seriozë dhe
të shqetësuar, të veshur me xhaketa apo kostume, të cilët ju pranojnë paksa të
ftohtë në klinikë. Jo. Kur mjeku vesh uniformën e tij , ai shfaqet në të gjithë
pasionin e tij për të ndihmuar. Kur është atje,
ai humbet pak nga individualiteti i tij ndërsa del në pah pasioni i tij.
Kur i shihni mjekët në atë mënyrë, e kuptoni që ata po bëjnë atë që u pëlqen.
Ata janë pikërisht duke praktikuar
specialitetin e tyre, atë që ata zgjodhën të bënin kur ishin të rinj.
Kështu që, kur papritmas u shfaq neurologu im, më përshëndeti, pashë ashtu, i
veshur për të bërë punën siç thonë këtu, pashë dikë tjetër. Një entuziast i
vërtetë, edhe në universin e tij. Të dashur, gjithashtu, nga njerëzit që
punojnë me të. Dhe unë u transportova. Dhe kjo ndjenjë më shënoi aq shumë sa
doja t'ju tregoja për të.
Po.
Ndjeva plot dashuri për këtë zotëri të madh , kaq të thjeshtë, befas, kaq të
përballueshme, kaq të sjellshme dhe të shqetësuar për fatin tim. Dhe gjithashtu
kuptova se më duhej ta ndjeja këtë besim të fortë. Menjëherë, e dija që pjesa
tjetër do të ishte mirë. Isha në duar të sigurta. Ato, të këtij njeriu
pasionant që i zbulova kështu në një ditë tjetër. Nga këndi e di mirë: atë të
pasionit. Ai që nuk gënjen kur sheh dikë që i pëlqen ato që bëjnë. Nën këtë
dritë perfekte që shfaqet tek ata që ushtrojnë një profesion që e duan.
Një leksion i bukur i
mjekut human
Nuk
ka gjë më të bukur dhe humane kur mendon për kolegët, pacientët që kanë patur
besim tek ty. I tillë është mjeku Roel Zoga. Ai me shpenzimet e veta ka
rregulluar kushtet e pavionit ku ka punuar. Sigurisht që mjeku mund ta kishte
bërë punën edhe pa u shpenzuar, duke pranuar kushtet jonormale për një mjek të
cilësisë së tij, duke pritur vite me radhë që të bëhet rregullimi nga qeveria,
por ai nuk mund ta pranonte dhe t’i nënshtrohej gjendjes.
Kjo
nuk ka të bëjë as me të ardhurat dhe as me egoizmin, ka të bëjë me karakterin e
tij. Është e njëjta ndjesi që provon kur duhet të lahesh, por nuk ka ujë për
ditë me radhë, do bësh gjithçka vetëm që të jesh i pastër, sepse nuk mund të
rrish pa larë.
Duke
e parë në këtë këndvështrim mendoj se kushdo duhet të investojë nga pak për të
ndryshuar kushtet në punën e tij, kur ato nuk janë të mira. Së pari secili e
tregon personalitetin e tij edhe me këtë fakt, siç e tregon me veshjen, krehjen
. Së dyti çfarë kupton duke pritur me vite të tëra që kushtet të ti rregullojë
qeveria, bashkia apo drejtoria? Këto vite ndërkohë të kane ikur nga jeta dhe
shumë dalin në pension duke pritur. Po sikur në rastin që përmendëm të gjithë
mjekët të rregullonin dhe ti mirëmbanin dhomat e tyre sa e lehtë do ishte për
tu rregulluar pavioni?
Nëse
e shohim veprimin e doktor Roelit si leksion atëherë të kthejmë të gjithë sytë
nga mjedisi ku punojmë dhe të mendojmë si ta rregullojmë vendin e punës, siç do
ta dëshironim të ishte, tê bëjmë llogaritë dhe të mendojmë seriozisht për të
gjetur burimet, në shumë pak kohë do ta realizojmë dhe ndryshimet do të jenë
esenciale.
Mjeku
neurolog Roel Zoga, i cili punoi për disa vjet në spitalin Rajonal të Fierit,
ka lënë një trashëgimi shumë të pasur në pavionin ku punoi. Ai për disa vjet ka
shpenzuar paratë e tij, duke rregulluar plotësisht katin e tretë të godinës së
spitalit. Përfshirë korridorin, dhomat e pacientëve, banjot, mensën e ngrënies,
dhomën e mjekut roje etj. “Teksa i kemi parë këto mjedise, kemi pyetur
infermierët të cilët ndodheshin në punë në atë moment dhe na kanë treguar se
këto rregullime i ka bërë mjeku pasionant Roel Zoga, i cili gëzonte respektin e
të gjithëve. Ata na treguan se mjeku Zoga, i ka financuar këto punime pak e nga
pak, sa herë merrte rrogën ai bënte diçka në katin e tij të punës. Por t’i
mbledhësh të gjitha së bashku, bëhet një shumë tepër e konsiderueshme”, shkruan
portali “Fierisot.com”.
Një
mjek neurolog në spitalin e Fierit
rrogën e tij që merrte nga spitali shtetëror e ka investuar për të rregulluar
pavionin e patologjisë. Investimi i tij është shtrirë në kohë, pasi në çdo muaj
ai bënte pjesë të ndryshme të spitalit duke realizuar një panoramë mjaft të
bukur. Duke nisur që tek korridori e deri edhe tek dhomat e pacienteve, Mjeku
Roel Zoga ka ndërtuar edhe banjot dhe dhomën e mjekut roje. Kolegët e mjekut
tregojnë që Zoga ka investuar nga lekët e tij, por pas këtij investimi ai u
detyrua të ikte nga vendi për të cilin investoi nga djersa e tij. Kjo pasi nuk
arriti të përballonte presionin e popullit dhe të stafit të administratës, por
edhe pjesën politike, e cila ka përfshirë spitalet tona.
Aktualisht
mjeku Mjeku Roel Zoga punon në një nga filialet e një spitali privat në qytetin
e Fierit. Dikush ka kontaktuar me mjekun
Zoga për të marrë një opinion të tij në lidhje me atë që ka lënë pas, por ai
nuk ka pranuar te flasë në lidhje me investimet e bëra. Ai është shprehur se
rregullimet nuk i ka bërë për ti publikuar, por për ti dhënë një mjedis më të
përshtatshëm për kolegët dhe pacientët. Një shembull i një bashkëkombasi human,
nga i cili duhet të marrin shembull të gjithë dhe në këto çaste pas tërmetit në
Shqipëri. Shpesh shënjtorja jonë shqiptare, Nënë Tereza thoshte me thjeshtësinë
e saj : « Ajo që bëj unë është një pikë uji në oqean. Por nëse kjo pikë uji nuk
do të ishte atje, uji do të mungonte”. Silueta e saj ngjyrë blu e hapur dhe e
bardhë njihet kudo në botë dhe fjalët e saj shpesh jepen si postulata që
krijojnë shpresë për të ardhmen e atyre që vuajnë, që kanë një sëmundje
kronike, atyre që nuk kanë shumë të ardhura, por që shpresojnë për një të
ardhme më të mirë. Ata janë larg pangopësisë së njerëzve që mendojnë vetëm për
vete, për konfortin e tyre, pa hedhur sytë se diku pranë tyre jeton dikush që
ka një sëmundje, që kërkon një ndihmë, një fjalë të mirë.