E hene, 05.05.2025, 09:52 AM (GMT+1)

Mendime

Adnan Abrashi: ''Shko e eja, si Adem Peja''

E marte, 07.10.2008, 07:00 PM


Adnan Abrashi
“SHKO E EJA, SI ADEM PEJA” 

Nga Adnan Abrashi

Pas një interpelance shkel e shko në Parlamentin e Kosovës në lidhje me mos efikasitetit e dikasterit ministror që ai e udhëheq , ministri ynë i punëve të jashtme, z. Skender Hyseni, me optimizëm të madh u nisë në misionin e rëndësishëm dyjavor për në “Meken” e diplomacisë dhe politikës botërore - selinë e OKB-së në New York.
Përmes disa fotografive dhe incizime nga kontaktet e tij me diplomat dhe përfaqësues të disa shteteve të botës,  ne këtu  përtej Atlantikut në Kosovë që me ankth prisnim rezultatin pozitiv të këtyre takimeve,  sikur  nga optimizmi i tij që reflektonte nga larg si porosi: “Nuk do t’ia ftohi unë vetëm, Jeremiqit serb atje, por edhe juve që më hipët në qafë me ato akuza të pabaza për mos efikasitet dhe paaftësinë e ministrisë time” 
Për t’i bindur mjaftë shtete të botës që të na njohin si të pavarur në rend të parë, dhe mos ta votojnë rezolutën serbe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ministri ynë i punëve të jashtme, z. Hyseni,  me mjaftë aktivitete të ngjeshura të kontakteve diplomatike që pati  me përfaqësues të huaj të botës, ishte aq agil dhe i“frytshëm”, saqë, këndej Atlantikut, këtu në Kosovë, ky aktivitet i tij reflektoi pozitivisht, jo vetëm te ne qytetarët e zakonshëm, por edhe tek opozita politike, e cila, vetëm para disa ditëve, atë dhe ministrinë e tij, për paaftësi dhe mosefikasitet, me kritika  e kishte gozhduar në “shtyllën e turpit” .
Derisa, ministri ynë i falshëm, çdo ditë nga New Yorku, na dërgonte ndonjë foto-lajm të kontakteve të tija të “suksesshme” me diplomatë të shteteve të ndryshme, këndej Atlantikut, në atdhe, makineria propagandistike e elitës politike vendore në pushtet, masave të shqetësuara popullore i garantuar fuqimisht se, iniciativa për vlerësimin e ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës, e ngritur nga Serbia në GJND-së, nuk ka kurrfarë gjasa të kaloj në Asamblenë e përgjithshme të OKB-së.
Ndërkohë, sa ishte Skena i ynë në selinë e OKB-së dhe atje e bënte punën e vetë me “sukses”, këndej Atlantikut, çdo ditë në gazetat tona ditore,  me shkrimet e veta analitike, më tepër ata që përfund emrit të vetë në artikull zakonisht venin konkretizimin : “Autor i këtij artikulli është studiues i lartë...”master”...”çmaste”...” e ku ta di se çfarë grade tjetër të ndonjë universiteti privat vendor apo ndërkombëtar, na helmonin çdo ditë me analiza të favorshme, në të cilat, praktikisht vetëm vërtetohej qëndrimi egzistues zyrtar se kjo iniciativë Serbe, me garanci nuk do të kaloj në OKB.
Dhe...”THE END-in” e kësaj ndërmarrje të Skendës tonë në New York, tanimë të gjithë e dimë: pas dy jave qëndrimi aty, ai na u kthye në atdhe me dy lajme të bëra menjëherë në aeroport: me një lajm të keq dhe një të mirë. Lajmi i mirë ishte se, së shpejti priten shumë njohje për Kosovën e pavarur, ndërsa lajmi i keq: sipas të gjitha gjasave iniciativa serbe për vlerësimin e legjitimitetit dhe ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës pranë GJND, do të votohet nga shumica e shteteve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së 
O, bu-bu, o, la-la, se çka na tregove o ministër!  Po pse na u deshtë ty, që vetëm për këtë sihariq, të shkosh fare atje, o Skendo? Aso një lajmi si ti që na prure nga New Yorku, do mund ta sillja edhe unë, po të isha dërguar në vend teje atje. Dhe atë, pa dëmtuar aq shumë buxhetin e Kosovës; duke ngrënë dy javë “sendviça: dhe duke pirë birra të lira në ndonjë “përçvarnicë” të MENHETEN-it.  Por, ti o Skendo, me këtë “Çaben” tënde të fundit në New York, na u tregove si puna e asaj batute të zhargonit të çarshisë: “idi mi – doxhi mi”, apo më shqip, “shko e eja, si Adem Peja”
Hade, le që shkove atje me krye një punë që të takon si ministër, ama, këtu, para nisjes, ti në veçanti, dhe gjithë të tjerët të elitës politike, pse patët nevojë që tanë këtë milet të  “peshterisni” me ato gajrete të thata “optimiste, përplot ethe”.
E tash?  Ky arsyetim i yti, po më ngjason me metaforën e asaj “mesele”  të dhelprës dinake, e cila, pasi nuk e arriti dot ta merrte rrushin, u arsyetua se  rrushi ishte i tharbët. Demek, sikur e bëtë ju në deklaratë: “...në kushte normale, nuk do të kalonte kjo rezolutë, ama, procedurat e votimit në Asamble e Përgjithshme të OKB-së, na qenkan aq të përshtatshme, saqë,  ato momentalisht po i shkojnë në favor Serbisë?
Por, sido që të jetë, në fund të shpresojmë se herëve tjera,  punët tona andej Atlantikut  do të na shkojnë edhe më mire. Ndërsa, sa për  këndej Atlantikut, mendoj se, pas këtij udhëtimi të pasuksesshëm, ministrit tone të punëve të jashtme, z. Skender Hyseni, si shans i fundit, i mbetur edhe një rrugë për të cilën do ta ketë vetëm biletën njëdrejtimëshe... ?!!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx