Kerko: a
Klajd Kapinova: Dufi i "nacionalizmit” primitiv dhe vulgar otoman shqiptar
E shtune, 21.09.2019, 11:13 AM
Dufi i "nacionalizmit” primitiv dhe vulgar otoman shqiptar
Nga Klajd
Kapinova
Bekim Femiu (1936-2010), aktori i famshem shqiptar (mbreme ishte ne kanalin
televiz HBO, ku shfaq filmi klasik Black Sunday, ku ai luante rolin e
nje terroristi islamik nga Libani... qe ishte nder organizatoret e akteve
terroriste dhe u vra ne Miami (Florida), nje dite para ndeshjes se Super Bowl
futbollit amerikan...).
Bekimi,
gjithe jeten artistike e kaloi ne Serbi i nderuar dhe respektuar nga te gjithe
populli serb. U be i famshem ne Hollywood, jo se ai ishte shqiptar, por pse
ishte shtetas serb i ish Jugosllavise. Doni apo nuk doni ju, kjo eshte e
verteta.
Ai vdiq
e u varros atje. Asnje serb nuk e ka percudnuar varrin e tij. Ne Kosove, me
qindra shqiptare kane pasur teseren e partise komuniste jugosllave, kane qene
martuar me serb, kane pasur poste ne pushtetin qendror dhe lokal, kane
qene gardiane burgjesh, etj., kane perfituar shume gjate asaj kohe nga pushteti
ne fuqi, dhe kur kane vdekur jane varros ne Serbi apo Kosove dhe askush nuk u
ka trazuar varrin e tyre.
Fadil
Hoxha, ka qene kryetar ose president i pare i Kosoves, qe i ka sherbyer UDB dhe
Serbise. Ai dhe diktatori Enver Hoxha sot kane bustet ne Ferizaj te Kosoves dhe
te gjithe jane te lumtur atje. Vendosja e bustit te diktatorit komunist Enver
Hoxha eshte nje fyerje e rende per Nenen Shqiperi sikurse e quajne me te drejte
dardanet shtetin ame.
Ky
absurditet i vellezerve tane ne Dardani, eshte i njejte sikur ebrejt qe jane
masakruar nga nazistet gjermane dhe Hitleri ti ngrene permendore apo ndertojne
kisha ne kryqytetin e shtetit ebrejt ne Jeruzalem dhe te krenohen me vrasjet e
tyre.
Diktatori
Enver Hoxha vrau, burgosi, internoi, pushkatoi me gjyq farse e pa gjyq
shqiptare per 50 vjet. Ai u humbi varret shume shqiptareve patriote te ndershem
dhe intelektualeve te shquar, duke filluar nga Shkodra dhe deri ne Korce…
Ne varrin
e tij cdo vit shkojne komunistet dhe socialistet me ne krye turqeliun
erdoganist Edi Rames, per ta perkujtuar atin shpirteror komunist te babait te
tij biologjik cdo 16 tetor…
Serisht
te kthehemi tek aktori i famshem. Bekimi u shkollua me sukses ne Fakultetin e Drames ne Beograd ne vitin
1960. Kjo i dha atij licensen per te luajtur filma nderkombetare kyesisht ne
Hollywood e gjetke.
Ai ishte i lumtur per kete gje. (Bekim Fehmiu appeared in 41 films between 1953 and 1998).
Ne historine e kinematografise dhe dramaturgjise
boterore dy jane aktoret me te famshem shqiptare: Aleksander Moisiu dhe Fekim
Femiu.
Aktori nderkombetare shume i kulturuar Fehmiu si
polyglot fliste shqip, serbisht, frengjisht, spanjisht, italisht dhe anglisht.
te rikthehemi ne ditet tona.
Me gjeni nje actor(e) apo qytetar tjeter nga Kosova
qe ka zoteruar apo flet rrjedhshem keto gjuhe te huaja ne fjale.
Perse nuk pranohet fakti historik se futbollisti i
famshem nderkombetar Fadil Vokrri (1960-2018), qe gjithe jeten luajti
futboll ne Serbi, u be i famshem nga ish Jugosllavia qe drejtohej nga Josif
Broz Tito etj., dhe jo nga Kosova. Te gjithe jane krenar per kete gje.
Ai nuk foli asnjehere per Kosoven dhe te drejtat e
popullit te tij te vendlindjes dhe askush ne media nuk e thote kete gje! Dhe
pse!? Sepse ai ishte futbollist dhe per te me e rendesishme ishte sporti
popullor i futbollit, fama e tij nderkombetare, se sa politika e dites.
Vokrri i mbylli syte ne Kosove, ne vitin 2018 si
Kryetar apo President i Federates se Futbollit te Kosoves apo jo!?
nga historia mesojme, se ne Kosove me qindra
shqiptare kane pasur teseren e partise komuniste jugosllave, kane qene
martuar me serb, jane varros ne Serbi dhe Kosove dhe askush nuk u ka trazuar
varrin e tyre.
Le te flasim per personat public, qe i kane
sherbyer Serbise. Fadil Hoxha, ka qene presidentin i pare i Kosoves, qe i ka
sherbyer UDB dhe Serbise dhe ai ka bustin ne Ferizaj dhe askush nuk e kritijkon
ate.
Me qindra nacionaliste shqiptare jane vrare me
urdher te Fadil Hoxhes. Ne Kosove nga viti 1944-1950 ka pasur mbi 45 ceta
nacionaliste te kryesuar nga Shaban Polluzha, prof. Ymer Berisha, Uke Sadiku,
Ndue Perlleshi, shkodranja Marie Shllaku (vetem 20 vjece kur u pushkatua nga
serbet) etj., etj., qe jane vrare ne kohen e Fadil Hoxhes.
Keto foto qe pash sot ne Facebook nuk jane gje
tjeter vecse primitivizem vulgar. Me gjuhen e urretjes dhe veprime nacionaliste
vulgare te rendeve primitive me shigjeta, karbon, ngjyra, fjale vulgare nuk
ndertohet tolerance apo paqja, por vetem shkaterrohet qetesia e popujve te
lenduar nga luftrat pakuptim.
Ky eshte primitivizem. Ne Serbi ka me qindra varre
te shqiptareve atje dhe askush nuk i ka percudnuar. Po varri i sulltan Muratit
I ne Obeliq te Prishtines askush nuk e ka zhgarravitur apo percudnuar deri tani
tesh 700 vjet.
Roberia turke ka cenuar rende zhvillimin natyror te
popullit shqiptar: ia ka keputur lidhjet, qe deri atehere ka vene me Europen;
ia ka nderruar drejtimin, qe deri atehere ka pervijuar; ia crregulluar ritmin
jetesor, qe kishte krijuar.
Duke e shkeputur prej Europes, pothujase ne te gjitha
pikpamjet, roberia turke do te vonoj zhvillimin e popullit shqiptar, mandej ne
te gjitha fushat: materiale, shpirterore, ekonomike, kulturore, qyteruese,
urbane…
Pse perdoren dy standarte. Po ekspeditat e
njepashnjeshme me 300.000 usgtare barbare te kryesuar nga komandante vrastare
dhe jenicere me origjine ose shqiptare te mirefillte te Perandorise Osmane qe
sulmuan dhe shkaterruan ne themel trojet e Arberise, a nuk ishin pushtuese dhe
Genocide me object te mirefillte asimilimi etnik dhe fetare!?
Pse hiqemi si naiv!? Ne asnje vend tjeter te botes
qe ishte nen sundimin otoman nuk ka varre te sulltaneve sikurse ne trojet e
Arberise!?
Ne nderojme dhe respektojme me shume se asnje
popull tjeter i botes pushtuesit barbar otomane. Keshtu ne kryeqytetin dardan
ne Prishtine, eshte varri madheshtor dhe tyrbja (xhamia) kushtuar vrastarit
otoman sulltan Muratit I.
Po gjithashtu ne Prishtine gjendet edhe xhamia e
madhe kushtuar sulltanit te perbindshem Fatih (qe shqip do te thote Pushtuesi),
ku kleri i larte islam dhe komuniteti musliman kosovare falet 5 here ne dite ne
xhamine e madhe ndertuar nga otomanet e cila per cudi te te gjitheve sot eshte
kthyer monument kulture te rendesises e vecante, qe mbrohet dhe mirembahet nga
taksapaguesit viktima shqiptare!?
Pse dy standarte serisht!? Ne Shqiperi, Kosove, Mal
te Zi, Maqedoni dhe Cameri te gjithe xhamite i dedikohen me dashuri dhe respekt
te thelle ekzekutoreve tane, si: sulltaneve, jenicereve, vezirave, pashave,
komandanteve otomane pushtues etj., dhe per cudi te historise sone plot
pikepyetje dhe supriza per boten asnje veper kulti fetare islam nuk i
perkushtohet nje hoxhe shqiptar.
Pse serisht perdoren dy standarte!? Ne Tirane eshte
ndertuar ne menyre madheshtore monumenti i komandantit otoman Sulejmanit, I
paraprire nga propaganda neo-otomane e professor doktoreve te kohes se
rregjimit komunisto otoman, te cilet ne kor ata bertasin me histerizem se gjoja
thuhet se ai ishte themelues i kryeqytetit dhe askush nuk e ka zhgarravitur ate
deri tani!!!
Mos te harrojme se ne Tirane ndodhen gjurmet e
fresketa te themeleve te hershme te arkitektures antike iliro romake, para se
komandanti turk te pushtonte Tironen e kuqe te Dulles…
Ne qytetin e lashte 3500 vjecar te Shkoderloces,
fatkeqsisht eshte ngritur memoriali i stermadh i turpit te radhes, kushtuar
komandantit otoman Riza Pashes, ndersa po ne kete qytet nuk ka asnje monument
apo permendore ne perkujtim te mbreterve, mbretereshave apo princerve etj., te
periudhes ilire, ku qyteti kishte arritur kulmin e lulezimit te tij ne nje
nivel kulture dhe civilizimi bashkohore me kulturen romake dhe helene...
Ne Shkoder ka rruge me emrin e kronistit turk dhe
askush se ka zhgarravitur apo hequr ate nga muri!!!
Ne kodrat e liqenit Artificial ne Tirane me 15
korrik 2019, eshte ngritur monumenti i turpit e marres, qe perkujton 365
otomane fetare te vrare nga lufta fetare civile mes vetes turqve, per dominim
fetare e politike ne Turqi. Keto emra me hiroglife otomane skane asnje lidhje
me popullin shqiptare. Me I habitshem eshte fakti, se ne Turqine
shumemilioneshe nuk ka ne asnje permendore te tille sikurse ne Tirane. Sot
femijet tane bejne pyetjen e natyrshme para prinderve te tyre: A eshte sot
Shqiperia koloni otomane apo shtojce e Turqise neo-otomane te diktatorit
radikal islamik Erdogan!?
Keshtu Tirana eshte kthyer ne varreze
internationale dhe nuk ka protesta te perditshme per kete gje, mbasi ne
Shqipwri turqit kane arr itur me sukses te bejne shperlarjen e trurit dhe
kujteses historike te atyre qe vegjentojne apo thone se jane shqiptare.
Erdogan, qe mban ne dore flamurin e gjelbert te
islamit politik, ne maj te vitit 2015 erdhi ne kalane e Prezes ne Tirane
(Shqiperi) te papushtuar dikur nga otomanet e sulltaneve mizore, dhe tha hapur
se: “Kosova Muslimane dhe Shqiperia Jane Turqi”!!!
Per cudi “nacionalistet” e ashtequjtur shqiptare
nuk e kundershtuan kete deklarate shovisniste dhe turkomadhe. Sa here qe serbet
e thone kete fjali, shqiptaret me banim ne Dardani dhe Shqiperi me histerizem
kercejne si gjeli siper plehur… Nga ana e tjeter edhe media heshti, sepse eshte
bere pjese e lojes ri-kolonizuese komuniste otomane te Edi Rames.
Erdogani, ne prani te turqelive Thaqit dhe Rames
tha serisht hapur dhe pa frike, ne Prishtine se: ”Kosova eshte Turqi”!!!.
Si gjithnje askush nuk e kundershtoi deri tani!? I
vetmi person public me reputacion nderkombetar, qe foli hapur kunder Turiqise
se Madhe ishte shkrimtari Ismail Kadare.
Ai tha se: “Te thuash se Kosova eshte Turqi, eshte
nje fyerje kombetare per shqiptaret!”
Por edhe ky heshti mbas tullumbaces ne ajer, sepse
nuk do qe ti bie ndesh politikes se mbrapshte te Edi Rames, mbasi vajza e
Kadarese eshte Ambasadore e Shqiperise ne OKB, qe si komuniste shpesh voton
kunder SHBA dhe Izraelit…
Ne kalane e Lezhes Edi Rama dhe Ministria e
Kultures se Erdoganit me qender ne Kryeministri prof. Mirela Kumbaro vendosen
te provokojne shqiptaretm duke vendosur pllaken e kriminelit sulltanit
Sulejmanit ne hyrje te kalase jo shume metra larg varrit historic te Heroit
Kombetar Gjergj Gjon Kastriotit.
Vetem guximi dhe trimeria e te rinjte lezhjane,
bene qe ajo pllake te shkoj per lesh si qeni ne rrush, duke u bere pjese e
plehrave inerte, qe hidhen ne ujerat e Detit Adriatik…
Ne shume qytete te Shqiperise, otomanologet
kuislinge shqiptare, si “mrekulli”, kane ”zbukuar” me urdher te peshkut varreza
otomane dhe askush nuk i ka percudnuar.
Kulmi i poshtersise alla turke eshte se ne ditet
tona T.I.K.A. e Erdoganit arriti t’I kthej varrezat shqiptare te Dibres ne
varreza otomane, se gjoja aty ishin vrare ushtaret otomane!!! Askush nuk
kundershtoi. A eshte rastesi kjo!?
Ne te ashtequajtrin Pashe Alimanin bregdetar te
Vlores, eshte ngritur nje legjende farse se aty ndodhet historia e “lashte” e
varrit pa eshtra te sulltanit otoman. Kjo perralle otomane, eshte pranuar si
fakt historik nga Akademia Turke e Shkencave te Shqiperise ne Tirane, dhe
serisht askush nuk e ka percudnuar apo zhgarravitur sikurse po behet me
varrezat e shtetasve te tjere te huaj.
A do te ishte me mire qe qeverite e shteteve qe
kufizohen me Shqiperine apo Dardanine, te fillojne bisedimet direkte, per
rikthimin e eshtrave te ushtareve te huaj ne vendet e tyre te origjines, duke
liruar tokat tona nga pushtuesit.
Ne Turqi ka me mijera shqiptare pa varre, qe kane
dhane jeten per xhihad (lufte fetare) islame ne vendet, qe Perandoria Islame
Otomane pushtonte dhe me e njohura apo klasikja eshte lufta e Canakkalase, ku
lane kockat e tyre trushperlaret turqeli gjoja shqiptare per interesat otomane
dge fetare, ku sipas burimeve historike jane vrare apo kane shkuar si qeni ne
rrush mbi 25.000 kosovare…