Kerko: a
Florim Zeqa: Oshëtima e uraganit të LDK-së ua ka futur frikën partive rivale!
E shtune, 21.09.2019, 09:53 AM
Oshëtima e uraganit të LDK-së ua ka futur frikën partive rivale!
Shkruan
Florim Zeqa
Si
asnjëherë më parë, nga shkuarja në amshim e liderit historik Ibrahim Rugova,
nominimi i zonjës Vjosa Osmani kandidate për kryeministre nga Lidhja
Demokratike e Kosovës, e ka prodhuar një ndjenjë të papërshkrueshme gëzimi në
elektoratin e kësaj partie. Ky vullnet i elektoratit të LDK-së do ta kishte
kuptimin e plotë sikur vota e elektoratit e nxjerrë LDK-në fituese absolute të
zgjedhjeve.
Për
këtë arsye, ky gëzim i madh i elektoratit të LDK-së rrezikon të kthehet në
zhgënjim dhe thyerje të madhe shpirtërore, për shkak se në secilin variant të
koalicionit pas-zgjedhor, Vjosa Osmani nuk e ka të garantuar postin e
kryeministres së vendit!
Bazuar
në parafushatën e kandidates për kryeministre nga radhët e LDK-së, shihet qartë
se Vjosa Osmani e ka fituar një mbështetje të parezervë nga elektorati i këtij
subjekti politik.
Nëse
e marrim si kriter mbështetjen e fuqishme të zonjes Vjosa Osmani nga elektorati
i LDK-së, atëherë pavarësisht rezultatit zgjedhor, Vjosa do duhej të merrte
timonin e partisë.
Megjithatë,
nuk duhet anashkaluar faktin se zgjedhjet në LDK kanë përfunduar. Prandaj, edhe
vullneti i elektoratit të LDK-së mund të mbetet vetëm dëshirë poqesë Vjosa nuk
arrinë t'i fitojë zgjedhjet!
Kandidimi i Vjoses,
produkt i frikës për ndëshkim
Pas
ngulfatjes së vullnetit të elektoratit në procesin e brendshëm zgjedhor,
mbështetjen e fuqishme të elektoratit të LDK-së për Vjosen kryeministre, duhet
kuptuar si dëshirë të elektoratit që ka shpërthyer si vullkan për ndryshime në
LDK dhe mbarë Kosovën.
Sikur
zonja Vjosa Osmani të ishte propozuar si kandidate për kryeministre vetëm 5-6
muaj më parë gjatë procesit të brendshëm zgjedhor, fitorja e LDK-së në këto
zgjedhje jo vetëm që do të ishte e garantuar, mund të ishte fitore absolute e
këtyre zgjedhjeve.
Mënyra
e kandidimit të Vjoses vetëm 5 minuta para orës 12-të, nuk erdhi nga
gjeneroziteti dhe dëshira e kryetarit dhe as e kryesisë qendrore, por erdhi nga
frika e ndëshkimit nga elektorati për shkak të procesit të deformuar zgjedhor
të partisë.
Sikur
të pyetej elektorati i LDK-së, kryetari aktual i partisë dhe shumë nga
kryetarët e degëve, humbës serik të disa palë zgjedhjeve lokale,fare nuk do të
ishin rizgjedhur, madje edhe përbërja e kandidatëve për deputet do të ishte
krejt më ndryshe nga seqë është.
Nisur
nga ky fakt, është hera e dytë që Isa Mustafa nuk e pati guximin të përballet
me elektoratin. Në zgjedhjet e kaluara e "dogji" profesorin Avdulla
Hoti, ndërsa në këto zgjedhje e ka vendosur ta sfidojë Vjosen!
Mirëpo
kësaj radhe situata është pak më ndryshe, mos respektimi i vullnetit të
elektoratit në zgjedhjet partiake, e ka kthyer Vjosa Osmanin lidere morale të
partisë.
Tendenca
për "djegien" e Vjoses, do të prodhoj zgjedhjet e jashtëzakonshme në
LDK për shkak të mbështetjes së jashtëzakonshme të elektoratit.
Si
pasojë e ngulfatjes së vullnetit të elektoratit, sot paradoksalisht përballë
katër pretendetëve për kryeminstra, Vjosa Osmani është e vetmja kandidate që
nuk është lidere e partisë.
Mbajtja e premtimve,
forcon besimin e elektoratit
Dy
premtimet e mëdha elektorale të zonjes Vjosa Osmani; "Jo koalicion me
PDK-në dhe pikë", "do ta bëjë shkarkimin e Hashim Thaçit dhe
pikë", janë dy obligime pas të cilave Vjosa nuk guxon të vëjë presje për
asnjë çmim apo presion nderkombetar,
qoftë edhe nëse kushtëzohet me humbjen e postit të kryeministrit.
Në
rrethanat aktuale nëpër të cilat po kalon vendi, kthimi i besimit të qytetarëve
është më i rëndësishëm se çdo post politik.
Çdo
rrëshqitje në premtimin bazik elektoral "Kurrë më koalicion me
PDK-në", Vjoses do t'i kushtoj me humbje të imazhit personal, dëmtim enorm
të partisë dhe zhgënjim total të elektoratit.
Vjosa
Osmani, e ka rastin historik që mbështetjen e fuqishme të elektoratit të LDK-së
ta kthejë në forcë dhe motivim personal për ç'kapjen e partisë nga klanet dhe
grupet e interesit, nga karrieristët dhe matrapazët politik.
Vjosa
Osmani, besimin e elektoratit duhet ta kthejë në force dhe guxim për marrjen e
timonit të LDK-së, jo me forcë por me transparencë veprimesh përmes organizimit
të një procesi të rregullt zgjedhor dhe demokratik në LDK, ku secili anëtarë të
ketë mundësinë e zgjedhjes dhe për të qenë i zgjedhur në parti.
Një
fjalë e urtë popullore e thotë: "Sa më shumë e shtërgon pushkën, krismën e
ka më të madhe"!
Përfundimisht
ka ardhur koha, që zërat e ngulfatur në LDK të shpërthejnë fuqishëm, të thonë
hapur atë që e kanë në shpirtë e zemër siq po e thonë për Vjosen në këto
zgjedhje.
Oshëtima
e uraganit të LDK-së ua ka futur frikën partive rivale, mbështetja e fuqishme e
elektoratit për Vjosa Osmanin i ka tmerruar kandidatët për kryeministra.