E diele, 10.11.2024, 05:58 PM (GMT)

Mendime

Zenel Çeliku: Pse duhet të ofendojmë dhe të paragjykojmë Drejtësinë?!

E premte, 20.09.2019, 06:24 PM


Pse duhet të ofendojmë dhe të paragjykojmë Drejtësinë?!

Shoqëria shqiptare dhe ndërkombëtart kanë shume që ankohen për drejtësinë e korruptuar e të inkriminuar. Por që të jemi të qartë dhe të drejtpërdrejtë në gjykimet tona, duhet të pranojmë vendimet e drejtësisë edhe kur ato janë në kundërshtim me pritshmëritë tona emocionale.

Shumë është folur dhe akuzuar ish minitri I Brëndshëm-Saimir Tahiri, mbi të cilin deri dy ditë më parë rëndonin disa akuza penale. Në pamje të parë duket sikur kemi patur përpara nje ish ministër mafioz, trafikant, pjesë e një organizate kriminale të strukturuar, e të tjera e tjera akuza fluturake të cilat pas rreth 2 vitesh na përfunduan si flluska sapuni e akuza të pa provuara. Organi I akuzës duhet të përgjigjet kush I shiti informacionet e dosjes, pse nuk ka hetuar në mënyre profesionale, pse prokurorët e çështjes Tahiri janë hallakatur në mënyre të turpshme, kur dy ditë më parë rezultoi se vendimi I gjykatës I nxori turpshëm jashtë loje akuzat ndaj Tahirit. Tashmë Ish ministri Tahiri u dënua vetëm për shpërdorim detyre, po ku shkuan gjithë ato akuza bombastike??? Çfare kanë bërë prokurorët e kësaj çështje kur Gjykata e Krimeve të Rënda e injoroi pretencën e tyre për dënimin e Tahirit në 12 vite burgim??? A do të mbajnë përgjegjësi prokurorët e çështjes Tahiri për një proçes I cili dështoi me turp si një barcaletë banale???

Proçesi në ngarkim të Saimir Tahirit është monituruar nga afer nga Ambasada Amerikane në Tiranë, mbasi SHBA-të kanë investuar shumë për të nxjer drejtësinë nga ai kolaps korruptiv ku ishte, por që akoma nuk është pastruar tërësisht. Shpejt pritet që me investimet e amerikaneve dhe të gjermanëve të ngrihet SPAK & BKH, struktura të cilat do të hetojnë e do të ndëshkojnë rreptë duke filluar që nga presidenca, ish kryeministra dhe kryeministra aktual, ish ministra dhe ministra aktual, ish zyrtarë të lartë dhe zyrtarë të lartë aktual. Gjykimi I Tahirit ka frikësuar shumë këtë kastë pushtetarësh të korruptuar e të inkriminuar në 27 vite në demikracinë e cila në shumë aspekta i kanë zhgënjyer shqiptarët, por edhe ndërkombëtaret të cilët e kanë ndihmuar pa rezerva Shqipërinë që të hec në shinat e një demokracie ku të sundoj Ligji dhe drejtësia.

Sipas informacioneve që tashmë disponojmë, për dënimin e Tahirit nuk kishte prova të cilat do ta çonin ish ministrin në prangosje. Vendimi I gjyqtarëve Ardit Mustafaj & Flora Hajredinaj & Irena Gjoka, I pëlqeu apo nuk I pëlqeu një pjese të politikës, ata kurrsesi nuk duhet të ofendohen, aq më shumë nga figura të larta politike. Gjyqtarët në fjalë duhet të respektohen sepse treguan pavaresi në dhënien e dënimit në çështejn Tahiri, ata treguan integritet të lartë para një presioni shumë të madh publik, ata treguan se me kurojo në dretësi, duhet dhënë drejtësi që deri tashmë në shumë e shumë raste kanë munguar. E vërteta është se ka mjaft gjyqtarë si kjo treshe interesante e mjaft positive që janë të aftë, kanë integritet, kanë moral të pastër për të dhënë gjykimin e tyre të drejtë, por shoqëria jonë duhet të mësohet që ajo pjesë e drejtësisë që meriton vlerësim, të vlerësohet, shoqëria shqiptare nuk duhet të ndikohet nga interesat e ngushta të politikës. Duke marë shkak nga çështja Tahiri, shqiptarët duhet të presin me padurim krijimin e SPAK dhe të BKH të cilët do të bëhen tmerri i atyre pushtetarëve që kane përlyer duart me para të pista, me ata pushtetarë të cilët fëmijët ë tyre e kanë dërguar për studime në unvesritetet më të shtrejta të Europes. Shqiptarët kërkojnë që Vetingu të vazhdoi pa asnjë pengesë, shoqëria jonë pret me padurim Gjykaten Kushtetuese, Gjykatën e Larte, kushte themelore të kërkuara nga ndërkombëtarët, të cilat si pasojë do të vejnë drejtësinë në shinat e një dretësie bashkohore.

Le të presim edhe pak, të mos nxitohemi sepse koha erdhi dhe ata që kane hëngër çorbën e prishur, do të shkojnë drejt burgut të VIP-ve në Shkodër. Pritshmëritë janë të mëdhaja, ne duhet të presim edhe pak. Vonon por nuk haron-thotë një fjalë e urtë popullore.

Zenel Çeliku

TIR-FAX News Agency Më 20 Shtator 2019



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Aurel Dasareti: Unë të dua ty, vendi im, i njomur në gjak Skender Jashari: Mediet e caktuara propaganduese të radikalizmit, ekstremizmit dhe terrorizimit islamik Shefqet Dibrani: Demokracia është abuzim i statistikave Dedë Preqi: Vjedhja e bustave Drita Jashari: Paditen mediet të cilat propagandojnë radikalizma, ekstremizma dhe nxisin akte terroriste Zymer Mehani: Fitimi i luftës me armë nuk do të thotë edhe mbarim i saj Fritz Radovani: Kultura asht shpirti i qytetnimit! Dedë Preqi : Papa Françesku nuk bie pre e shantazheve të Serbisë Florim Zeqa: Zgjedhjet, mes manipulimit dhe zhgënjimeve të mëdha! Skender Jashari: Si Serbia ashtu edhe propaganduesit e terrorizmit islamik, kundër disa ish të dënuarëve të Grupit të Dobrosinit Enver Bytyçi: Kushtetuta e Kaçanikut - vlerë e civilizimit euro-atlantik të Kosovës! Mëhill Marku: Mu duk se takova bacën Bajram! Enver Bytyçi: Përbindësha dhe vampirë në parlamentet e Kosovës e të Shqipërisë! Fritz Radovani: 11 shtator 1981 – Tek kampi i Ballshit Dedë Preqi: PDK, e zhveshur dhe nuk ka turp! Adil Fetahu: Korrespodenca midis patriotëve - Ibrahim Shyti e Josif Bageri Kastriot Myftaraj: Kallzim penal për personat përgjegjës për vendosjen në Tiranë të përmendores për të vrarët e njërës palë në luftimet e 15 korrikut në Turqi Shefqet Dibrani: Degradimi i vlerave dhe demokracisë Fritz Radovani: Nanat tona ishin bijat e Rozafës Dedë Preqi: Vuçiqi është kopje e Millosheviqit

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora