Kerko: a
Dedë Preqi: Vjedhja e bustave
E marte, 17.09.2019, 06:59 PM
VJEDHJA E BUSTAVE
Nga Dedë
Preqi
Është
bërë aksion vjedhja e bustave të figurave më mërkante në Kosovë, një imazh i
tillë nuk përkon me paraqitjen tonë para botës së civilizuar dhe të zhvilluar,
por me një paraqitje primitive, në të cilën bëhën luftëra të ndërsjella dhe
gërshëtime që kanë karaktere dëshpëruese dhe degjeneruese ndaj sedres dhe
shpirtit të këtij populli.
Termi
vjedhja e bustave merr një kuptim të çuditshëm dhe aspak të qartë se pse po
luhet me këto figura kombëtare, të cilët nuk janë figura të shahut, që i lëviz
sipas filozofisë së lojës, por këto figura dhe buste të njerëzve të kombit,
janë të pa lëvizshme, ashtu sikur kanë qenë të vendosur dhe të pa luhatshëm
para sfidave dhe sakrificave kombëtare.
Një
ndër ato figura që iu vjedh busti këto
ditë pranë një shkollë që e mbanë edhe emrin e tij, është ajo e Smajl Hajdarit,
i cili ishte luftëtar dhe komandant i Uçk-së, dhe krah i fuqishëm i LDK-së dhe
presidentit Ibrahim Rugova, të cilin e vranë para 17 vitëve në rrethana të pa
njohura në Peje, sikur edhe shumë raste tjera nuk është zbardhur akoma dora e
kriminelëve.
Kur
ndodhin raste të tilla edhe kur pyet se kush i ka bërë këto veprime arrogante e
çnjerëzore, me siguri se na shkon mendja shumë largë, por edhe njerëzit e
Beogradit nuk e kanë bërë një gjë të tillë, sepse veprimet e tilla dhe të
qëllimta janë prodhim vendor, të cilat po e helmojnë dhe dergjojnë këtë popull
sëcilën ditë e më shumë dhe pa fund.
Kur
në këtë kohë, siç ndodh shpesh vjedhja e bustave dhe figurave të kombit në
oborret shkollore, sikur ishte po në këtë vit ajo në shkollën fillore të
Zllakuqanit të Klinës, e atdhetarit At Gjeqovit, tani e dëshmorit të kombit
Smajl Hajdari, pastaj mos e dhashtë zoti, të keqpërdoren edhe figurat tjera
madhore, ajo e Gjergj Kastriotit, Adem Jasharit, dhe çfarë ka mbetë tjetër në
këto rrethana, të provohet dhe të hidhët poshtë çdo gjë e qenjës tonë kombëtare…
Në
të vërtetë, veprimet e tilla nuk janë të ngjajshme as me teorinë e djallit,
sepse po ia kalojmë veprimëve të satanit, nëse ekziston, kur në këto rrethana i
japim zë ndjenjës së thellë të imazhit djallëzor, me elementet e tilla të
ligësisë dhe të pa kuptimësisë njerëzore, nga individ të caktuar të këtij
mjedisi, i cili shpaloset fuqimisht dhe dëshprimisht në jetën e këtij populli.
Në
këtë mënyrë dikush po luan me këto figura kombëtare, por të qenët përson me
virtyte të bujshme atdhetare dhe kombëtare, nuk mund të hidhen poshtë, të
mohohet dhe të dhunohet vepra e tyre nga njerëzit injorant dhe kriminel, që ata
të mbetën të tillë përherë në historinë e këtij kombi dhe vendi.
Çdo
veprimtari e tillë, në të cilën thuret jeta në formën e tillë dhe të prekshme
të saj, si një akt i çmendurisë, apo i pavetëdijësimit ndërnjerëzor, sjell para
vetës pasqyrën e një shoqërie dhe pushteti të dobët, që nënkupton paaftësinë
për të depërtuar brenda vetëvetës dhe ndjenjës se vetëdijësimit, që bindja për
të vërtetën të shdërrohet jo vetëm në pasion, por në ligjislacion shpirtëror
dhe njerëzor.
Në
kuptimin më të thellë, vetë ndjesia e mundimshme e këtij populli duket se është
e lidhur me vetë nënvlerësim, kur bëhët fjalë për një popull, që nuk është në
gjendje të plotësojë kriteret e veta më elementare që ia ka parapërcaktuar
vetëvetës, dhe nuk është në gjendje, madje edhe thjeshtë për të qeverisë
vetëvetën, por në formën e saj është i lidhur tërthorazi me ndjenjën e
ushtrimit ose të etjes për pushtet.
Prandaj,
deri kur duhet të shkurorëzohemi nga e keqja e vetëvetës dhe të vëjmë vetën nën
kontrollë, sepse kjo rrugë e nisur në
këtë mënyrë, nuk do na qojë shumë largë, por përkundrazi bëhët fjalë për
rrezikun që do e thëlloj krizën dhe gjendjen tonë edhe më shumë. Dhe çrregullimet
e marrëdhënieve politike ndërpartiake në Kosovë, janë edhe burime të mundshme
të të gjitha këtyre skandaleve dhe turbullirave në vend, ku edhe historia e
figurave të këtij populli po abuzohet dhe përdhunohet në mënyrë të pa
njerëzishme.