Mendime
Skender Jashari: Mediet e caktuara propaganduese të radikalizmit, ekstremizmit dhe terrorizimit islamik
E marte, 17.09.2019, 06:20 PM
Mediet e caktuara propaganduese të radikalizmit, ekstremizmit dhe terrorizimit islamik si nxitëse të akteve terroriste islamike kundër personave të caktuar në Republikë të Kosovës
 Nga Skender
Jashari
Nga Skender
Jashari
Ky fenomen  është 
vërejtur që në vitet 2003 e këndej. Propaganduesit e radikalizmit,
ekstremizmit dhe terrorizmit islamik kanë kuptuar që mediet, rrjetet sociale
janë një pushtet  në vete, përmes të
cilëve mund t’ia  imponojnë  bindjet dhe mentalitetin e tyre një mase më
të  gjerë.  Kisha vërejtur edhe unë personalisht, por
edhe disa miq,  që një  radio lokale që  thirrej ende në  emër të Luftës së UÇK-së, në   Kosovë, 
i jepte  hapësirë  disa programeve ekstreme  që propagandonin radikalizmin, ekstremizmin
dhe terrorizmin islamik.  Për fat  të keq, 
ende sot   shohim  medie por edhe  rrjetet 
sociale  që keqpërdoren, derisa
Institucionet  relevante heshtin.
Linçimet, akuzat,
fyerjet, kërcënimet e  disa medieve  që propagandojnë  radikalizmin, ekstremizmin dhe terrorizmin
islamik, por edhe keqpërdorimi i rrjeteve sociale për qëllime të  tilla, kanë bërë tashmë  në Kosovë, që 
ndaj disa dhjetëra personave radikalist, ekstremist a terrorist islamik
të kryejnë  akte  konkrete terroriste, ndaj individëve të
caktuar-disa  raste  tashmë njihen 
botërisht. P.sh: shkrimet e tilla kundër një gazetareje  hulumtuese, 
ka nxitur akt  terrorist kundër
saj- e kanë  rrahur rëndë dhe kërcënuar
me jetë; shkrimet e tilla kundër një këshilltari të Kryetarit të Kuvendit të
Kosovës, ka nxitur akt terrorist kundër 
tij- është ndjekur nga  terrorist
islamik dhe kërcënuar me jetë!
Andaj shkaku i
shkrimeve të  ngjajshme  edhe kundër personave të tjerë, kanë  qenë 
shkas që kanë  nxitur akte
konkrete terroriste kundër tyre. Prandaj Institucionet  e ndjekjes obligohen  ligjërisht të vepronin për  çdo rast kur në medie, rrjete sociale
shpifen, fyejnë, linçojnë, akuzojnë, kërcënojnë a etiketojnë persona të tjerë
mbi bazë të  dallimeve  fetare, etnike a politike.
Shkrimet  e 
shpifura, fyese, akuzuese, kërcënuese dhe nxitëse të akteve terroriste
islamike kundër meje, shihen  e dallohen
qartë:
Gazeta  Impakt, publikon  një shkrim 
fyes, kërcënues  dhe nxitës  të terrorizmit islamik, gjatë muajit maj
2019, me titull:”Facebook-u mbron faqen ekstremiste Feja e
Shqiptarit eshte Europa dhe Skender Jasharin”
Koha Islame si portal, ashtu edhe faqja e saj në facebook, publikoi dhe shpërndau
përmes faqes së saj në facebook. Shkrimin kërcënues, fyes dhe nxitës  të terrorizmit islamik, të titulluar:” Skënder
Jashari, katoliku i Kosovës që imiton terroristin në Zelandën e Re!” të
publikuar më 06.07.2019.
Gazeta  Impakt, kopjon  shkrimin që ka bërë Koha Islame, të
titulluar:” Skënder Jashari, katoliku i Kosovës që imiton terroristin në
Zelandën e Re!”, të publikuar më 06.07.2019, duke ndihmuar  në shpërndarjen edhe më shumë të  shpifjes që ishte bërë kundër Skender
Jasharit.
Gazeta Impakt, kah  fundi i muajit gusht 2019,
publikon  një  tjetër 
shkrim fyes, shpifës, kërcënues dhe nxitës të akteve të terrorizmit
islamik kundër Skender Jasharit, të titulluar:” Katoliku fashist Gjergj-Skender Jashari sulmon rolin e
hoxhallarëve në Luginën e Presheves”
Gazeta  Impakt, publikon  një shkrim tjetër fyes, shpifës, kërcënues
dhe nxitës të akteve të terrorizmit islamik kundër meje, më 09.09.2019,  me titull:” Islamofobi Gjergj-Skënder Jashari sulmon përsëri: Harruam
Europën, për çallmen osmano-islame!”
Në koherencë dhe
bashkëveprim me mediet  e sipërthëna,
nga   adresa false në rrjetin social  facebook, 
kanë krijuar  fotografi fyese dhe
kërcënuese, me qëllim që edhe më shumë të 
nxiten aktet terroriste kundër meje.
Adresa  false e facebookut, e emërtuar si “Mirjeta
Saiti” nga postimet  e saj,
shohim  që  poston kundër Ramush Haradinaj( duke e
akuzuar për anti-islamik), ashtu edhe kundër një gazetareje hulumtuese,  kunder një mesueseje  të Prizrenit, 
si dhe kundër meje. Madje ka përgatitur fotografinë kërcënuese, fyese,
shpifëse dhe  nxitëse të akteve të
terrorizmit islamik kundër meje, me mbishkrimin :” Ky është islamofobi
Skender Jashari katoliku i Kosovës që po përpiqe ta imitoj terroristin e
Zelandës së Re” ndërsa poshtë 
fotos është shkruar:”Çka mendoni ju për të? Dhe Mos hesht. Shpërndaje.”
Madje shihet që janë bërë 43 shpërndarje, në bashkëveprim  me një adresë tjetër  false të facebookut të emërtuar “Ari Ari
Zhitia”.
Po ashtu disa faqe
dhe grupe në facebook, të cilat postimet-shkrimet fyese, kërcënuese  dhe nxitëse të akteve terroriste islamike të
Koha Islame, Gazetës Impakt dhe fotografisë fyese, kërcënuese  dhe nxitëse të akteve terroriste islamike
kundër meje, të adresës së rrejshme të facebookut, janë bërë në formë të grupës  dhe në formë 
të qëllimshme-të organizuar. Derisa indirekt  në shpërndarjen e  materialit të tillë, ndikojnë edhe  terroristët islamik të dënuar( p.sh: B. B.
etj) apo hoxhallarë radikal si  A. A etj.
Lajmi Islam  në 
09.07.2019, në faqen e  saj  të facebookut, shpërndan  lajmin e Koha Islame, postim i cili
është  shpërndarë  19 herë nga 
mbështetës të  radikalizmit
islamik, është komentuar 48 herë kryesisht komente fyese dhe kërcënuese.  Shumica e kërcënimeve janë  nga radikalist të cilët janë frekuentues
të  islamit radikal politik,  që predikohet nga disa  hoxhallarë të cilët  tashmë kanë 
kaluar nëpër  duart  e Drejtësisë. Kërcënues të tillë, nga Lugina
e Preshevës, nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, nga vendet  e Bashkimit Europian( kryesisht nga Zvicëra
dhe Gjermania etj), disa prej tyre edhe të komuniteteve  RAE, komunitetit boshnjak dhe turk, mesin e
tyre edhe   polic  shqipfolës 
të policisë serbe në Luginë të Preshevës dhe të policisë në Maqedoninë e
Veriut. Situatë  e njejtë është edhe
me  faqet dhe grupet tjera!
Koha Islame  në 
06.07.2019, në faqen e  saj  të facebookut, shpërndan  lajmin e Koha Islame, i cili është shpërndarë  9 herë nga 
mbështetës të  radikalizmit
islamik, është komentuar 6 herë kryesisht komentime fyese dhe kërcënuese.
Medicine Q&A,
faqe në facebook,  në  06.07.2019, 
shpërndan  lajmin e Koha Islame, i
cili  postim është   shpërndarë  
6 herë nga  mbështetës të  radikalizmit islamik, është komentuar 14 herë
kryesisht komentime fyese dhe kërcënuese.
Orientohu Press,
faqe në facebook,  në  30.05.2019, 
shpërndan  lajmin e Gazetës
Impakt, i cili është   shpërndarë  1 herë nga 
mbështetës të  radikalizmit
islamik( faqe facebooku me emrin Ligjeruesi Islam).
Ligjerusi Islam
faqe në facebook, më  30 maj 2019,  shpërndan nga Orientohu Press,  shkrimin fyes dhe kërcënues të Gazetës
Impakt.
Institucionet
respektive të  Republikës së Kosovës,
Republikës së Shqipërisë,  në çastin  që janë publikuar shkrimet e tilla fyese,
kërcënuese dhe nxitëse të akteve terroriste kundër personave të caktuar, kanë
qenë të obliguara sipas ligjit, që të 
vepronin ex officio. Por sërish dëshmohet që  institucionet 
e ndjekjes ende janë neglizhente, duke 
lejuar që  lirshëm të
propagandojnë radikalizëm, ekstremizëm dhe terrorizëm islamik, madje  që 
propaganda e tillë të  drejtohet
kundër një personi, si mënyrë për të nxitur terrorist islamik  potencial që të kryejnë akte terroriste
kundër individëve të tillë,  apo që  shkrimet e tilla fyese përcjellur edhe me
kërcënimet e  radikalistëve islamik, të
përdoren  si mbulesë për kryerje të akteve
terroriste nga agjentët e Serbisë. Ka disa muaj, që  prokurorë të caktuar padisin  madje 
Shqipëtar të cilët reagojnë dhe shprehin bindjet e tyre politike dhe
fetare kundër  radikalizmit, ekstremizmit
dhe terrorizmit islamik- mënyrë  kjo
perfide e mbrojtjes së  radikalizmit,
ekstremizmit dhe terrorizmit islamik( rasti ështe Gjykatën Themelore Prizren
është një rast i tillë!).
Kishim reaguar me
kohë, disa nga ne që e  studionim  antiterrorizmin islamik, ku denonconim  mos veprimin e  duhur në parandalimin, luftimin e
radikalizmit, ekstremizmit dhe terrorizmit islamik dhe më pas rehabilitimin
e  radikalisteve, ekstremisteve dhe
terroristëve islamik- gjë e cila  u
vërtetu edhe nga  studimet ushtarake  amerikane.
Më 04 dhe
12.09.2019, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës në Prishtinë,
dorëzohet  kallëzim penal, shkaku që
Portali Koha Islame, Gazeta  Impakt
dhe  disa adresa të facebookut, kanë  publikuar akuza, shpifje, fyerje dhe
kërcënime publike,  kundër meje. Shkaku i
këtyre shkrimeve akuzave, shpifjeve, fyerjeve, kërcënimeve,  të cilat janë 
bërë  qëllimisht, me të cilat kanë
patur qëllim  keqinformimin  e 
besimtarëve  musliman në Trojet
Shqipëtare, prej të cilëve pastaj  të  manipulohet ndonjë  person, për të kryer  a tentuar të kryej akt terrorist kundër meje,
apo  sipas gjitha dyshimeve, që  të kryejnë 
akt terrorist  agjentët e Serbisë  duke i’a 
mveshur aktin e  tillë gjoja  Shqipëtarëve të besimit islam. Siç kishin
tentuar edhe në rastin e 27.05.2009, agjentët islamik të Serbisë t’më kidnaponin  e që për pasojë tentuan t’më vrisnin, por që
pastaj polic hetues të caktuar të policisë së Kosovës, të cilët janë
identifikuar si agjent  të Serbisë, kanë  kërcënuar që të  heshtej rasti, të mos akuzohej terrorizmi
islamik i dirigjuar nga Serbia. Njejtë edhe në rastin e Kërcënimit të Natës së
Pashkëve  të 2012, ndaj  meje, ku 
organizata terroriste islamike e Serbisë “ Xhihadi Thërret”, kërcënojnë
se “do ia heqnin kokën” etj. Edhe në 
këta  muaj( nga  fundi i majit 2019, deri më sot), si pjesë e  kërcënuesëve drejtëpërdrejt dhe tërthorazi
janë  identifikuar  edhe dy persona:
Një polic hetues i
rajonit të Prishtinës, i cili  ka qenë i
njejti i dyshuar edhe  për mbrojtje dhe
ndihmesë agjentëve islamik të Serbisë gjatë 
2004, pastaj në rastin e 27.05.2009 etj; apo  i njohur edhe nga disa të  burgosur dhe paraburgosur për terrorizëm(
luftëtarë të huaj terrorist) si polic hetues që i ka ndihmuar ata si dhe i
përfshirë edhe në veprimtari të krimit të organizuar( në  detaje është përfshirë në  Kallëzimin penal).
Një zyrtarë
korrektues në  Qendrën Korrektuese të
Dubravës, i cili veproi si  grup në
kërcënime kundër  Skender Jasharit,  në rastin e fundit( në  detaje është përfshirë në  Kallëzimin penal). Po ky  zyrtarë korrektues, është  i njohur për 
propagandues i islamit radikal dhe kërcënues i atyre që  janë kundërshtarë të  radikalizmit islamik edhe në raste të tjera.
Qëllimisht  i bëjë 
publike, për arsye që Prokuroritë 
vendore dhe  ndërkombëtare( të
përbërë nga  zyrtarë të Fraksionit
politiko-kriminal të EULEX-it),  në
çastin që akuzohen njerëzit e Serbisë a të lidhur me Serbinë-terrorizmin
islamik të Serbisë,  automatikisht rastet
e tilla i selektojnë, i prolongojnë  dhe
fare nuk i  hetojnë, zbulojnë, gjykojnë.
Nga përvoja personale( si në rastin e 
tentimvrasjes time të 27.05.2009, ashtu edhe në rastin e Grupit të
Dobrosinit) dhe përvoja e miqëve të mi, kam pa që vetëm  pushteti i publikut, ia imponon  veprimin këtyre. Për këtë  rast, janë 
njoftuar tashmë të gjitha  ambasadat
në Republikë të Kosovës; të gjitha institucionet  vendore dhe ndërkombëtare kompetente në
Republikë të Kosovës, si dhe institucionet relevante në Republikë të
Shqipërisë; po ashtu është ushtruar kallëzim penal dhe padi për shpifje dhe
fyerje.
Shkaku i këtyre
shkrimeve shpifëse, fyese, kërcënuese dhe nxitëse të akteve të terrorizmit
islamik kundër meje, kanë ardhur qindëra kërcënime me jetë, më është rrezikuar
siguria dhe jeta, pa përfshirë shqetësimet, fyerjet dhe shpifjet e bëra  ndaj meje. Më shqetësuese janë kërcënuesit në
formë të organizuar  në disa grupe, mes
tyre shihen edhe një zyrtarë korrektues në Republikë të Kosovës; kërcënues të
ngjajshëm  me ISIS-in; kërcënime nga  njerëz dhe 
mes tyre në formë të grupës, që 
vijnë nga vende të  ndryshme të
rajonit.
Më:17.09.2019
Skender Jashari  ish i burgosur politik
nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe
xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim
është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë 
qëndrimit në  burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe
studime joformale ushtarake.



 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










