Kerko: a
Florim Zeqa: Zgjedhjet, mes manipulimit dhe zhgënjimeve të mëdha!
E shtune, 14.09.2019, 09:10 AM
Zgjedhjet e 6 tetorit, mes manipulimit dhe zhgënjimeve të mëdha!
Shkruan
Florim Zeqa
Të
gjitha pushtetet e pasluftës, e në veçanti këto të pas pavarësisë, më shumë
kanë punuar për realizmin e interesave personale të grupeve të interesit të
politikës sesa për realizmin e interesave të qytetarëve, të cilat e udhëhoqën
shtetin me krim të organizuar dhe korrupsion të palejueshëm për standardet e
shteteve demokratike.
Shpërndarja
e legjislaturë së gjashtë të Kuvendit të Kosovës dhe vendimi për të shkuar në
zgjedhje të reja të jashtëzakonshme, vetëm sa ka shtuar pakënaqësitë qytetare
ndaj klasës së tejkonsumuar politike, ngase këto zgjedhje do të jenë vetëm një
farsë dhe maskaradë zgjedhore e radhës për sigurimin e shumicës në kuvend për
miratimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi dhe asgjë më shumë.
Shkuarja
edhe kësaj radhe në zgjedhje pa reformë zgjedhore do t'u shkojë për shtati
partive që kanë qeverisur deri më tani, të cilat në parlamentin e Kosovës do
t'i delegojnë të njëjtat fytyra të stërvjetëruara, të korruptuara dhe
inkriminuara politike.
Sikurse
në zgjedhjet paraprake, edhe këto zgjedhje do të manipulohen, vjedhen dhe
kontrabandohen nga nëntokat e partive politike
Emrat e rinjë në listat
zgjedhore, kozmetikë mashtruese
Edhe
pse janë futur njerëz të rinjë në pjesën e fundit të listave zgjedhore, në
parlament do t'i kemi të njëjtit njerëz me mendësi të vjetër dhe udhëheqje të
njëjtë.
Sikurse
koalicionet para zgjedhore, ashtu edhe ato pas zgjedhore do të jenë vetëm
marrëveshje interesi për përfitime personale pa asnjë strategji zhvillimore për
vendin.
Futja
e emrave të rinj në listat zgjedhore nga ana e partive politike është vetëm një
kozmetikë mashtruese për opinionin publik kinse kanë bërë ndryshime dhe reforma
brenda partiake, ku përveç kuotës gjinore nuk ka shans që emrat e rinj të dalin fitues karrshi betejës
brenda llojit me “veteranët” e pasuruar për dy, tre e katër mandate.
"Veteranët"
me nga tre-katër mandate janë përseri uzurpatorët e pjesës më të madhe të
listave kandiduese në secilën parti politike.
Klanet
mafioze të partive të njëjta politike do të jenë përseri "boshti
kurrizorë" i kuvendit.
"Juniorët"
do të jenë vetëm numra që do të përdorën për interesa klanore për votimin e agjendave partiake, që i bie se
deputetët e rinjë do të dirigjohen nga "veteranët" dhe liderët
partiak.
Shprehur
në mënyrë figurative, deputetët e rinjë do të jenë "rrota" të reja të
"karrocës" së kuvendit e cila do të drejtohet nga
"timonierët" e vjetër.
"Ujqit
e vjetër" do të vazhdojë me tenderomaninë, korrupsionin, skemat e njëjta
kriminale që kanë kapur çdo institucion, kanë krijuar monopole antiligjore në
çdo kompani publike dhe private.
Nga
parafushata shihet qartë se partitë politike edhe në këto zgjedhje do ta ndërlidhin mitin e UÇK-së dhe rugovizimit, me
klientelizmin, nepotizmin dhe veteranomaninë për grumbullim të votave.
Siq
ka ndodhur në fushatat tjera, edhe në këtë parafushatë partitë politike dhe
kandidatët për kryeministra po proklamojnë të njëjta premtime. Dikush e ka në
gojë ç’kapjen e shtetit, dikush taksën, e dikush tjetër luftën kundër
korrupsionit e krimit të organizuar.
Luftimi
i korrupsionit dhe krimit të organizuar, kapja dhe ç'kapja e shtetit do të
bëhen sllogan neveritës i këtyre zgjedhjeve.
Zgjedhjet
e 6 tetorit nuk do të mund të prodhojnë një stabilitet afatëgjatë politik e aq
më pak stabilitet të qëndrueshëm ekonomik, për shkak se tashmë dihet qëllimi i
tyre "madhorë".
Prandaj
rikthimi i subjekteve politike tek votuesi për të rimarrë një mandat të ri,
është sigurimi i 2/3 së votave në kuvend për miratimin e marrëveshjes
Kosovë-Serbi e jo ndëshkimi për keq-qeverisjen 11 vjeçare siq duhej të ndodhte
realisht.
Marrja
me tema të „mëdha“, edhe kësaj radhe do ta lë anash zhvillimin ekeonomik dhe
mirëqenjën qytetare.
Ata
ose ato që tani po vëjnë vija të kuqe, pas zgjedhjeve do t'i largojnë nga
vokabulari i tyre, si gjithnjë për të "mirën" e qyterarëve dhe
vendimeve të "mëdha" për vendin.
Politikanët
e papërgjegjshëm thirren pikërisht në tema të mëdha vetëm sa për ta hipnotizuar
votuesin me gënjeshtra dhe mashtrime, për shkak se vendimet e mëdha për Kosovën
nuk i marrin palët dialoguese, por i marrin fuqitë e mëdha, siq i kanë marrë në
Rambuje dhe në Vjenë.
Pra,
do të jenë fuqitë e mëdha në Bruksel e Washington, në Paris e Bruksel që do të
vendosin për fatin e Kosovës, përkatësisht ndarjen përmes shkëmbimit të
territoreve apo bosnjëzimin përmes "Zajendincës", e cila "De
facto" e shënon zgjidhjen finale (fatale) për Kosovën.
Servimi
i temave të mëdha në fushatë zgjedhore nga ana e subjekteve politike, s'është
gjë tjetër veqse demagogji e pastër politike e cila do të shfrytëzohet vetëm
për akuza të ndërsjella për korrupsion, për krim të organizuar, për vrasje
politike dhe për tradhti kombëtare.
Çfarë do të ndodhë pas
zgjedhjeve!?
Të
njëjtin politikanë do t'i shohim së bashku dhe në përqafim të njëri-tjetrit në
koalicone pas zgjedhore, duke e luajtur rolin e shpëtimtarit, e dikush tjetër
duke e luajtur rolin viktimës zgjedhore.
Do
të ngelën të mashtruar ata që harrojnë se këto zgjedhje janë të kurdisura për
të siguruar shumicën në kuvend që voton marrëveshjen Kosovë-Serbi e kurrgjë më
shumë e as më pak.
Ashtu
siq është i gatshëm skenari për përmbylljen e dialogut Kosovë-Serbi, është duke
u përgatitur edhe skenari krijimit të
qeverisë së re dhe përbërjes së Kuvendit të Kosovës për ta filluar dialogun me
Serbinë dhe për ta votuar edhe marrëveshjen e dalë nga ky dialog, me shumicën e
nevojshme në Kuvendin e Kosovës.
Edhe
përbërja e re e deputetëve, do të jetë kryesisht përbërje e cila paraprakisht
do të jetë e siguruar për kalimin e vendimeve të mëdha, të cilat vendime do të
sjellin edhe ndarjen e Kosovës sipas orekseve serbe.