Kerko: a
Dedë Preqi: Vuçiqi është kopje e Millosheviqit
E diele, 08.09.2019, 03:00 PM
Vuçiqi është kopje e Millosheviqit, vizita e tij në Kosovë e pa pranueshme
Nga
Dedë Preqi
Vizitat
e kryetarit të Serbisë në Kosovë, A.Vuçiq, nuk janë pjesë e vizitave normale
dhe në raport me diplomacinë në mes dy shtetëve fqinjë, por më tepër i takon
vizitave të sojit të vet, e cila çështje duhet tëshqyrtohet nga pala kosovare,
sepse vizitat e tillanuk përputhën me realitetin e Kosovës dhe diplomacinë që
kuptojmë shkëmbimin e marrëdhënieve bilaterale ndërshtetërore,brenda sëcilës do
gjejmë formulen e zgjidhjeve të problemeve ekzistuesedhe në interes të
përbashkët në mes palëve.
Për
Serbinë dhe pushtetin e sotëm me udhëheqjen e Vuçiqit, ka argumente të
panumërta të papërgjegjësisë, që flasin për veprimet dhe nivelin e ulët të
këtij subjekti politik karshi Kosovës, e cila mbanë në supët e veta
përgjegjësinë e të bëmave tragjike dhe gjenocidiale të kohës së Millosheviqit,
sepse kriminelët e luftës i ka shpërblyer, i ka graduar dhe punësuar në vendet
kyqe të shtetit, dhe përveq tjerash, mbanë të fshehur dhe peng me qindra kufoma
të shqiptarëve që i ka rrëmbyer gjatë luftës së fundit, të cilët janë ende të
pa gjetur.
Prandaj,
janë fare të dyshimta lëvizjet dhe vizitat e A.Vuçiqit në Kosovë, si relacion
ku mund të sillet si “nxitës i konfliktit” në veri të Mitrovicës,duke
organizuar serbët e veriut me rastin e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, dhe
në mënyrë të dhunshme, që “lista serbe”, të përkrahet dhe të fitojë numrin e
duhur në Parlamentin e Kosovës, e cila me rrolin e vet “dekostruktiv”, sikur
edhe parë, me qëllim që të jetë në funksion të bëjë rrezistencë ndaj vendimeve
që merr pala shqiptare.
Mirëpo,
Serbia sikur edhe më parë është “mollë sherri” për Kosovën, e cila tërë
politikbërjen e vet shtetërore po e shkrinë për ta përvetësuar rajonin dhe
botën, me çëllim të përkufizimit dhe dështimit të, të drejtave të shtetit të
Kosovës, duke lobuar pa ndërprerë ditë e netë, që Kosova, të mos pranohet si
shtet në organizatat ndërkombëtare dhe botërore.
Ndërkaq,
kur flasim për veprimet dhe sjelljet e Vuçit, me qytetarët serb të veriut të
Mitrovicës së Kosovës, të njëjtën gjë e bënë vetëm edhe Erdogani me popullatën
turke të shpërndarë në Evropë, sikur nuk kanë mendje të kthjellët
këta“kapadai”, që tentojnë në një shtet tjetër të mbajnë në duart e tyre frerët
e popullit dhe vullnetin e tyre.
Ky
fakt edhe shumë fakte tjera të ngjajshme si një shirit që tërhiqet pa ndërprerë
nga politika e Serbisë,duke e mos lënë këtë vend dhe këtë popull në gjendje të
çetë dhe normale, i cili popull ka mjaft vuajtje dhe peripeti të natyrave të
ndryshme,dhe sot nga konstruktet e tilla politike, si një monotoni e rrëfimëve
të kohës, do vuaj përsëri popullata e këtij vendinë udhëtimin e saj shekullor
nga robëria në demokraci, sikur akoma do kishte mbetur në “gjysmë të rrugës“.
Nga
ana tjetër, lidershipi politik i
Kosovës, në domëthënjën e politikbërjes, përvidhet vetëm si jehonë e ambicjeve politike, që synojnëmë
shumë untinë politike se të bëhën të vetëdijshëm për të vërtetën, duke mos pasë
akoma një horizont të qartë lidhur me fatin e këtij populli dhe ndërtimin e
shtetit të Kosovës, dhe pikërisht në këtë linjë nuk fshehët lakmia e tyre e (
komandatëve të luftës) dhe e këtij elementi në realizimin e ëndërrave të tyre,
duke u bërë milionera në kurriz të këtij populli
Një
ngathtësi të tillë politike, që e ka treguar lidershipi shqiptarë i Kosovës
gjatë qeverisjes së vet, dhe ndaj politikës së Serbisë, bënë që ta avansojë
Serbinë dhe të e gradojë brenda një afati të shkurtër,edhe pse deri dje Serbia
i kishte duart e përlyera me gjak, e cila përgjaku dhe masakroi popullatën e
pafajshme të Ballkanit, ajo do të shpërblehet shumë shpejtë dhe do bëhët
anëtare e BE-së, që në fakt një Serbi e tillë e pa “disiplinuar”, nuk ka një
domethënje tjetër për Evropën e bashkuar, nëkëtë mënyrë, sikurbashkojnë
fatkeqësinë e tyre.
Vizitat
e shpeshta të lidershipit të Serbisë në Kosovë, janë të pa nevojshme, sepse
duhet të qartësohet linija e tyre dhe lloji i vizitave të tilla, të cilat nuk
paraqesin vizion të begatë ndëretnik, apo që ndërtojnë marrëdhënie përtë
ardhmën normale në mes këtyre dy popujve, por në fakt, sa herë që kemi vizita
të tillanxitet dhuna dhe urrejtja ndëretnike, gjegjësisht plasaritja e
marrëdhënieve dhe nxitja e konflikteve në mes serbëve dhe shqiptarëve të
Kosovës.
Pse
presidenti i Kosovës, z.Hashim Thaçi, nuk e ka guximin të vizitojë Kosovën
Lindore, gjegjësisht Preshevën, Bujanovcin dhe Medvegjën, dhe ato të vizitohen
sa herë të ketë zgjedhje në Serbi, në mënyrë që në formën e reciprocitetit të
realizohen marrëdhëniet me shtetin fqinjë Serbinë, ku edhe ballafaqimet
politike do të ecën në kuadrin e rrethanave të tilla, sepse bëhët fjalë për një
shtet që është vështirë të përcaktosh një rrugë tjetër...
Dhe
ata që disponojnë ide të tilla dhe në saje të tyre, kinse krijojnë marrëveshje
në normalizimin e marrëdhënieve në mes këtyre dy vendeve, ska dyshim se, duke u
mbështetur në këtë rutinë politike, do e keqpërdorin jetën dhe marrëdhëniet në
mes këtyre dy popujve, sepse nuk është rrugë e duhur dhe tedencë për të
përmirësuar situatën në mes këtyre popujve, por përkundrazi e përshkallëzojnë
një situatë të tillë, në të cilën po investojnë kryetari i Serbisë, Aleksandër
Vuçiq dhe ministri i saj i jashtëm Ivica Daçiq.