Kerko: a
Florim Zeqa: Kandidatët e pasur e një populli të varfër!
E shtune, 07.09.2019, 10:55 AM
Kandidatët e pasur e një populli të varfër!
Shkruan
Florim Zeqa
Qytetarët
e Kosovës më 6 tetor të këtij viti do t’i kenë para vetës pesë emra që po
pretendojnë ta marrin në dorë “timonin e shtetit”: Albin Kurti, Fatmir Limaj,
Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Vjosa Osmani. Janë këta pesë kandidatë për
kryeministra që posedojnë pasuri të mëdha dhe para të majme në xhirollogaritë e
tyre bankare.
Sikurse
një liderë partiak milionerë që nuk e përfillë vullnetin e elektoratit, ashtu
edhe një kandidat i pasur për postin e kryeministrit nuk mund t'iu shërben
interesave të shtetit dhe qytetarëve të vendit.
Sikurse
kandidatët për kryeministra nga radhët e pushtetarëve që thirren në shtet
ligjor dhe që zotohen për luftë të pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit
të organizuar, ashtu edhe kandidatët nga opozita po thirren në shkapjen e
shtetit. Por as njërës dhe as palës tjetër nuk po iu pëlqen të flasin hapur për
nepotizmin dhe punësimet familjare në institucione.
Për
shkak se kapja e shtetit fillon pikërisht nga punësimet familjare, uzurpimet e
pronave, granteve qveritare dhe tenderëve për vete dhe familjarët e tyre.
Pasurimi i paligjshëm i
kandidatëve për kryeministra
Bazuar
në pasurinë e pesë kandidatëve për kryeministra të deklaruar në Agjencinë
Kundër Korrupsionit, tre kandidatët për kryeministra nga radhët e pushtetit na
dalin jenë shumë të pasur, madje milionerë, mirëpo as dy kandidatët nga radhët
e opozitës nuk qëndrojnë edhe aq keq nga pasuria në vlerë prej qindramijëra
eurosh.
Arsyeja
pse dy kandidatët për kryeministra nga kampi opozitarë janë më pak të pasur
sesa ata të pushtetit, qëndron në faktin se nuk e kanë pasur mundësinë ose nuk
kanë guxuar, se ndoshta do të ishin pasuruar akoma më shumë...!
Kur
kësaj pasurie të deklaruar të kandidatëve për kryeministra i shtohen edhe
pasuritë e padeklaruara, të fshehura në "Parajsat Fiskale" apo në
emra të familjarëve dhe farefisit të gjërë, atëherë qytetarët e varfër të
vendit duhet të ndjehen të "privilegjuar dhe me fat" që do të votojnë
për kandidatët milionerë!
Edhe
pse nuk ka dhe nuk nuk mund të ketë pasurim të ligjshëm brenda një kohe të
shkurtër, vota e qytetarëve po e përligjë pasurinë e milionerëve në Kosovën e
pas luftës dhe pas pavarësisë.
Parafushatë e lodht e
kandidatëve
Hiq
më e mirë dhe më vlerë nuk na delë edhe parafushata e pesë kandidatëve për
kryeministra.
Albin
Kurti: "Nga takimi me banorët e fshatit Vllahi e dha premtimin se ditën do
ta zgjasë nga 24 në 25 orë",
Fatmir
Limaj: "I bindur në fitore premton punësime dhe shtet ligjor",
Ramush
Haradinaj: "Me taksë nën sqetull dhe demarkacionin në qafë, premton
liberalizimin dhe mbrojtjen e kufijve",
Kadri
Veseli: "Me premtimin këmbëngulës për ta ç'rrënjosë korrupsionin (me
korrupsion) nga institucionet shtetërore",
Vjosa
Osmani: "Premtimet e saj janë të fokusuara në shkarkimin e Hashim Thaçit
dhe shkapjen e shtetit dhe pikë, pikë, pikë...
Sikurse
që është iluzive të pritet shkarkimi i Hashim Thaçit nga ata që e kanë zgjedhur
president, ashtu është iluzive të pritet luftimi i korruspsionit nga ata që e
kanë instaluar korrupsionin në jetën institucionale dhe shoqërore.
Nëse
vërtetë "zgjatet" dita në "25 orë", atëherë edhe viti do të
zgjatet për 365 orë dhe të papunët më shpejtë do të dalin në pension, ndërsa
ata që punojnë do të pensionohen më vonë!
Qytetarët
që po vrapojnë pas partive dhe kandidatëve për kryeminsitra sikur po e harrojnë
një fakt, se të nesernën pas 6 tetorit, kandidatët e tyre të preferuar i
fillojnë pazaret politike për pushtet, duke i harruar të gjitha premtimet e
dhëna gjatë fushatës zgjedhore, për të kontrabanduar kështu vullnetin e
shprehur me votën e lirë.
Kosovës
i duhen udhëheqës shtetërorë siq i kanë shtetet e zhvilluara të Bashkimit
Evropian, që për nga pasuria janë të përafërt me qyetarët e rëndomtë. Një
liderë i përmasave qytetare i kupton më lehtë hallet dhe dertet e qytetarëve,
nuk i duhen trupërojet dhe xhipat e zi.