Kerko: a
Nikë Gashaj: Zgjedhjet parlamentare në Kosovë dhe Vjosa Osmani
E premte, 06.09.2019, 08:37 PM
Zgjedhjet
parlamentare në Kosovë dhe Vjosa Osmani
Nga
Nikë Gashaj
Me
6 tetor 2019, do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë.
Lidhja
Demokratike e Kosovës kandidoi znj.Vjosa Osmanin për kryeministre të Qeverisë
së Kosovës. Jam i mëndimit se referencat e saja të larta profesionale,
shkencore, politike e rekomandojnë atë si kandidaten më të mirë për kryeministre , për çka meriton
mbështetjen e shumicës së trupit
elektorial të Kosovës.
Sipas
të dhënave biografike: Vjosa Osmani e ka kryer fakultetin juridik në Prishtinë
me sukses të shkëlqyeshëm, si dhe studimet për master dhe doktoraturën në
Universitetin e Pitsburgut, në SHBA. Në vitin 2005 është shpërblyer dy herë nga
Universiteti i Pitsburgut: me Çmimin “Excellence For The Future Aëard” dhe me Çmimin Sheth
Internacional Achievement Aëard”, për kontributin e saj në fushën e të drejtave
të njeriut. Po ashtu është ligjeruese në dy Universitete: Prishtinë dhe Pitsburg.
Ajo
ka qenë shefe e stafit të Presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu;
pjesë e palës shqiptare në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, për mbrojtjen
e pavarësisë së Kosovës. Për tri mandate deputetja më e votuar e Palamentit të
Kosovës. Si politikane është e treguar: e aftë, objektive, guximtare, vizionare
dhe e vendosur për ruajtjen dhe
mbrojtjen e tërësisë territoriale të
Kosovës dhe të sovranitetit të plotë të shtetit të Kosovës. Në angazhimin e saj
politik është treguar luftare energjike kundra korrupsionit dhe krimit të
organizuar, ndërsa në anën tjetër, është ithtare për ndërtimin dhe funksionimin
konsekuent të pushtetit ligjor dhe kushtetues.
Ka
qenë Kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investme
strategjike; kryetare e Komisionit për integrime Evropiane; nënkrytare e
Komisionit për Reforma kushtetuese në Kosovë.
Ajo
nuk ka hipoteka nga e kalura e luftës së Kosovës, kundra saj nuk mund të ngritet, aktakuza apo
aktpadi për krime të luftës, e që është me rëndësi te ndërkombëtarët, por dhe
për ecjen përpara të shtetit të Kosovës.
Për sfidat e kohës së re bashkëkohore dhe për ndertimin e shtetit modern të
Kosovës, është i nevojshëm një profil i ri i kuadrave – ekperteve të dëshmuar
në fusha të ndryshme, me ide, vizone dhe mundësi të reja.
Më
në fund znj. Vjosa Osmani i takon moshës së re, andaj ka dhe energji fizike dhe
intelektuale të konsiderueshme, si dhe cilësi karizmatike për të drejtuar
Qeverin e Kosovës dhe për të zhvilluar
Dialogun, Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen e
ndërsjellët shtetërore. Gjithë ashtu, zgjedhja e saj për kryeministre, paraqet
dhe një akt me rëndësi të barazisë dhe të emancipimit politik më të madh të
femrës kosovare dhe të qytetërimit të
shoqërisë shqiptare.