Mendime
Prend Buzhala: Dialog qytetarësh
E hene, 26.08.2019, 12:10 PM
DIALOG QYTETARËSH:
(Përqasjet
Evropa dhe ne Sot. Dialogu zhvillohet mes dy intelektualësh, duke udhëtuar me
veturë...)
Nga
Prend BUZHALA
I
PARI:
Eh,
në ç'pozitë të pakëndshme është shqiptari që jeton në Kosovë: brenda e godasin
mospërfillja, papunësia, varfëria... nga jashtë e godasin izolimi nazifashist
dhe akuzat për gjithçka që ndodh në Kosovë: përse qenke "përkrahës" i
një force politike (e kur asnjërës nuk i takon), përse nuk po e rrëzoni këtë e
atë qeveri, përse po votoni e përse nuk po votoni... përse nuk vriteni njëri me
tjetrin!!!?
Menjë
fjalë, faji kryesor qenka: përse edhe ju nuk po ikni nga Kosova?!
Përse
ende qenkeni gjallë?!
I
DYTI:
Nuk
mund ta luajmë gjithmonë rolin e viktimës... Është faji ynë që nuk po arrijmë
të ndikojmë më shumë në të gjitha proceset, edhe në jetën politike, edhe në atë
të luftimit të fenomeneve negative...
I
PARI:
E
sheh, Evropa Perëndimore e di që krejt detyrimet, punët e angazhimet çka i
takon Kosovës, janë kryer... dhe përsëri na izolon! Dikur e sulmonin Shqipërinë
socialiste për "vetizolim"... e tani? Dhe e kanë krijuar Mitin e
Pasurimit, Mitin e Mirëqenies në Perëndim, e me sjelljet e kritikat prej
super-padroni, te ne e kanë futur Mitin e Dështimit, Mitin e Zhgënjimit, Mitin
për të mos jetuar këtu...
Tani
na mbajnë të izoluar për qëllime të interesit të tyre politik e jo për interes
tonin: Tani ne iu duhemi vetëm si racë e bardhë, si mish i bardhë, për t'ua mbushur
hapësirat me qenie njerëzore, këtyre dështakëve kriminelë të politikës së
Perëndimit që nuk duan të lindin fëmijë...
I
DYTI:
Përsëri
po e them: është mirë ne t'i shikojmë punët tona. Me Perëndimin jemi e duhet të
jemi partnerë... Ata madje janë kujdesur tej mase ndaj nesh edhe dje edhe sot:
dje, me intervenimin e NATO-s, sot, me trajtimin serioz politik: në shpalljen e
pavarësisë, në rrjedhat e zhvillimit, në financime, në forcimin e shtetësisë
sonë e të paqes në rajon, në zhvillimet e integrimeve rajonale, evropiane e
botërore... Në perëndim ne na kanë strehuar në kohë të vështira, na kanë gjetur
punë, diaspora jonë e ka mbajtur gjallë Kosovën në kohë të vështira... BE
kërkon nga ne reforma...
I
PARI:
I
kam dëgjuar këto slogane. Lëri përrallat! Kosova është duke u zbrazur me
program pacifikues. E ata kërkojnë reforma! Reforma për ta zbrazur Kosovën nën
plaf! Shpesh përmendet fjala REFORMË në fjalorin e BE-së, sa herë kanë të bëjnë
me Kosovën. Ngjet si një mbllaçitje çamçakëze: e zgjat dhe e shkurton sipas
masës që ti ia jep... Çamçakëz-reformë, hesapi! Ia jep formën si ti dëshiron!
Formë
pa përmbajtje! Përmbajtje-çamçakëze!
Përtypësit
e ngeshëm, që e përjetojnë këtë përtypje e që s'iu bëhet vonë për
asgjë,
janë këta të BE-së!
I
DYTI:
Duhet
të besojmë te populli ynë, te Kosova. I besojmë popullit tonë e secilit qytetar
të Kosovës, se ka aq fuqi te vetvetja për ta bërë të mirën.
Mirëkuptimi
i ndërsjellë sjell bekim dhe krijon rrugë që çojnë te njëri-tjetri e te e mira
e përbashkët që quhet Republikë (nga latinishtja: Res publica – të mirat e
përbashkëta).
Rrugët e urrejtjes na çojnë në theqafje, në humnerë.
Kosovën
nuk duhet ta dërgojmë në humnerë.
Kosova
është e mira jonë e përbashkët.
I
PARI:
E
për çka po flas unë?
I
DYTI:
Serbia
nuk ka ushtri në Kosovë, por SHBA! Serbia nuk është brenda Kosovës, por BE dhe
SHBA! Nuk po i kuptoj shumë miq, disa parti politike dhe jo pak gazetarë e
politikanë: po na e paraqesin Serbinë më të fortë se BE dhe SHBA!!!
Pandaj
të thashë që le ta shikojmë së pari vetveten!
Ekziston
një logjikë a mendësi e mbrapshtë te jo pak krerë a përgjegjës institucionesh,
po edhe te jo pak qytetarë: “Të rrëmbejë sa më shumë të mira të përbashkëta për
veten e tij, sa më shumë të këqija të bëjë.”
Le
ta shohim në sy kohën tonë: kush sa ka rrëmbyer e kush sa ka dhënë.
Rrëmbyesit
janë të shumtë: me mashtrime e dredhi. Por edhe dhuruesit janë të shumtë...
I
PARI:
O
mik!
Është
koha e çlirimit dhe largimit të vegimeve, ëndrrave dhe shpresave të kota.
Më
në fund, pas kaq përvojash të hidhura dhe pas kaq të këqijash që iu shkaktuan
njerëzve; pas kaq mbjelljesh theqafëse të ideologjive identitare zhbërëse,
duhet të vijmë në veti.
Është
koha të shihet jeta në sy, të shihet bota ashtu si është.
I
dehur, ti bën kaos, tollovi, krijon gjendje jonormale.
Dehja
nuk vjen vetëm nga alkooli, por edhe nga drogimet shoqërore.
Dehja
tashmë i ka bindur njerëzi të ikin, ashtu pa kokë, prej Kosovës.
E
bota perëndimore po na e vjedh rininë tonë. Rinia nesër bëhen zviceranë,
gjermanë, italianë, amerikanë, por nuk do të jenë më shqiptarë. Ashru s nuk
janë ata muiliione të tillë në Turqi...
I
DYTI:
Nuk
mendoj ashtu. Vetëdija për shqiptarësinë nuk është zhdukur te rinia jonë në
Perëndim. E ndiejnë veten shqiptarë. Vijnë me krenari në Kosovë e në Shqipëri.
Ata tashmë Kosovën e kanë atdhe të dytë...
Familjet
shqiptare në botën e jashtme tashmë kanë krijuar bazën atdhetare të re për
pasardhësit e tyre: ata e kanë shumëzuar atdheun, ata kanë tashmë nga DISA
ATDHE dhe nga disa vendlindje... për shkak se njerëzit gjenden në lëvizje të
përhershme dhe në shpërngulje rutinore, ku ekzili dhe format tjera na janë bërë
dhe fenomene postmoderne, por e vërteta është se njerëzit gjithmonë gjatë
shekujve kanë ndërruar vendbanimet, janë zhvendosur gjetiu apo janë shpërngulur
për shkaqe të ndryshme.
Por
nuk është aspak për t’u çuditur, përse pikërisht kujtesa nacionale, si kjo
jona,
krijon hartat e veta etnike të kësaj kujtese dhe ato i ruan si amanet
brezash.
Lënda
e tillë e kujtesës së kësaj qenësie të rrënjëzimit të njeriut për truallin e
tij, gjithsesi që do të ishte një thesar hulumtimi për antropologët... Nëse tek
Mërgimtari takojmë përjetimet, ngjarjet dhe reminishencat e kësaj përvoje, si
thelb shkrimi, atëherë aty hasim dhe personifikimin e e njeriut të letrave si
Vetëdije e Zgjuar jo vetëm shkrimore, por edhe historike.
I
PARI:
E
përmende fjalën postnmodernitet... Postmoderniteti nuk jep përgjigje në shumë
pyetje esenciale: cilat informacione janë më të shpeshtat? Kush i përhap dhe
krijon llojet e informacioneve, me çfarë qëllimesh e me çfarë pasojash?
E
ku mbetet identiteti ynë nacional dhe kulturor?
A
qëndrojmë midis pikëpamjes së deritashme për ta theksuar me forcë identitetin
tonë (një gjerman thotë se është krenar ë është gjerman e jo anglez apo turk,
ashtu ndodh edhe me turqit apo anglezët etj etj); apo te pikëpamja postmoderne:
se shqiptari i lindur në Gjermani, Zvicër, Amerikë etj, e ndien veten me
"kombësi të dyfishtë" etj etj e kjo do të thotë që ky identitet
shfaqet më i ndërlikuar, më i lëvizshëm, në rrethana të reja globale. Më duket
sikur vetëm ne jemi humbësit e jo ato kombe që sot e kanë marrë flamurin e
ecjes përpara...
Por
te ne po ndodh PROCESI I KUNDËRT: nuk është e hapur E veriga me kufij e me
lëvizje të lirë!
Nuk
është e gatshme të na pranojë në PROCESE INTEGRUESE, POR AJO OARAQITET
VAZHDIMISHT refuzuese ndaj nesh në këto procese.
Nëse
globalizmi i tyre synon t’i rrafshojë dallimet, kufijtë, atëherë përse në këtë
proces iu interesuaka izolimi ndaj nesh?
Ku
çon kjo?
(Nuk
u mor vesh përgjigjja e të dytit, pasi i dyti frenoi veturën për të mos e
shkelur një kalimtar që po e truponte rrugën aty ku nuk duhej... U qetësuan...
Kur e nisën veturën, ndërruan bisedë: kishin harruar ta aktivizonin ftohjen e
ajrit... Po udhëtonin “në të njëjtat valë” ajri... )
(Prend Buzhala, 5 gusht 2019)