Kerko: a
Dedë Preqi: LDK dhe LVV, shansë e duhur parazgjedhore për fitore
E shtune, 24.08.2019, 11:00 AM
LDK DHE LVV, SHANSË E DUHUR PARAZGJEDHORE PËR FITORE
Nga
Dedë Preqi
Padyshim
Kosova gjindet para një ngjarje shumë të rëndësishme, e cila do ta tregonte
aftësinë e vet politike dhe strategjike, që të veprojë dhe të gjejë çelësin e
rrjedhës së historisë së vet, me përpjekjen e zbulimit dhe imazhit të njeriut
harmonik dhe të veprës së tij fisnike, që ti japë vendit të vet formën e një
shteti ashtu sikur e meriton.
Populli
është fuqia dhe energjia që përqohet përmes largëpërquesve politik, të cilët
përmes votës së lirë i vendos në Kuvendin e vet si deputet, apo si shtylla të
shpërndarjes së energjisë politike në tërë vendin, detyra e të cilëve është për
të organizuar pushtetin dhe përmbushjen
e nevojave të qytetarëve të vendit.
Pushteti
pa përgjegjësi dhe në vetvete mund të rritet shpejtë edhe keq, nëse merr forcën
e vet të rritjes së pa natyrshme, duke hyrë jo rastësisht në fazën e jetës
kritike pa një synim dhe sinonim të rritjes së vlerave të jetës, duke marrë
domëthënjën e vet në kuadrin e pa përgjegjësisë, i cili në këtë mënyrë e humb
vlerën e vet, dhe vie deri te vetëpërmbysja.
Të
gjitha pushtetet e formuara deri më tani
në demokracinë e Kosovës, përveq atij të presidentit historik Ibrahim Rugova, e
muarën domëthënjën e vet, që asnjëri nuk arriti të përfundoj kohen e caktuar,
kur në pamje të parë u privuan nga përgjegjësitë që u takonin dhe vlera e tyre
ishte vetiake, duke u zhveshur nga origjinaliteti i të vepruarit dhe të
ekzistuarit me një boshllëk dhe pushtet djallëzor.
Për
këtë arsye nuk është vonë, që Kosova, të mos mbetët edhe më tej peng i njerëzve
të tillë, por nga rrethanat e krijuara me rastin e zgjedhjeve të reja, ekziston
një vullnet i mirë me energji vepruese për të dhënë potencialin e duhur dhe të
fuqishëm në krijimin dhe forcimin e shtetit demokratik përmes një pushteti të
ardhshëm, të përgaditur mirë dhe konstruktiv, duke e marrë timonin e kësaj
shoqërie në duart më të sigurta.
LDK,
dhe LVV, do të ishte shansa më e duhur dhe më e merituar, e cila do të
harmonizonte spektrin e saj politik në udhëheqjen e pushtetit të Kosovës, si dy
parti të fuqishme ish-opozitare, që njëra vie nga presidenti historik Ibrahim
Rugova, ndërsa tjetra parti vie nga studenti i demostratave dhe i burgjeve të
mundimshme të okupatorit serb, z.A.Kurti.
Thuhet
se në fund të fundit askush nuk do të vepronte realisht sëcili që do të vie
nesër në pushtet, një ide e tillë nuk do koment, por sjellja e pushtetëve të
mëhershme, sikur kjo e fundit me kualicionin e ashtuquajtur PAN, përceptohet
një ndër pushtetët më të lëna dhe më të demoluara, sepse format e një pushteti
të tillë, nuk e avansojnë asnjë shoqëri dhe as një shtet në rrjedhat
zhvëllimore e politike, duke i mos përjetuar si të tilla fillim e mbarim, por e
degradojnë dhe e kthejnë mbrapa shoqërinë tonë, duke e zbrazur dhe gjuajtur në
greminë.
Është
më se e qartë rroli i PDK-së, dhe i tiparit të gjithëmbarshëm të saj, dhe në
ushtrimin e pushtetit të saj, ndien kënaqësi dhe krenari që të ushtrojë dhe të
shtriej përsëri ndikimin e vet në krijimin e pushtetit të ardhshëm, kjo është e
drejta e sëcilit subjekt politik në Kosovë, por çdo akt i të vepruarit dhe i të
krijuarit të pushtetit të ardhshëm në Kosovë, bënë të lind vetëdija e
menjëhershme e popullit kosovar, që nënkupton aftësinë për të depërtuar dhe
vepruar më mirë brenda vetëvetës dhe asaj çka është më e rëndësishme që buron
prej votës së vet, dhe përcakton një të ardhme më të mirë.
Një
pjesë e madhe e popullit shqiptarë të Kosovës, me rastin e këtyre zgjedhjeve,
sytë i kanë drejtuar në drejtim të LDK-së, dhe LVV, duke pasë parasysh përvojat
e hidhura të pushtetëve të mëhershme, edhe se LDK, ishte në qeverisje më herët
në një kualicion të përulur nga PDK, por
asnjë shansë nuk do e kishte më herët sikur në këto momente, që të krijojë një
kualicion parazgjedhor me LVV, ku tipari i pushtetit do e merrte formën e
zotërimit të vet të fuqishëm, jo për të krijuar ndjenjën e etjes për pushtet,
por për të krijuar formën e saj pozitive dhe ndjenjën që prodhon zotërimin e
një pushteti të pastër, pa korrupsion dhe krim të organizuar, dhe i cili nuk e
kthenë kokën mbrapa, apo shndërrohet në frikacak, duke e ruajtur dhe mbrojtur
rojet e sigurimit prej akuzave të popullit të vet.
Prandaj,
kjo dukuri nuk duhet të zhvendoset në magji, por në energji krijuese dhe
bindje, në ushtrimin e një legjislacioni të ardhshëm dhe pushteti të
mirëfilltë, dhe në një kuptim më të thellë, e një pushteti të diturisë që më
mirë e kupton thelbin e shtetit dhe
rrethanat e tij, dhe fatin e këtij populli të nëpërkëmbur.
LDK,
dhe kryetari i saj z.Mustafa, në këto rrethana është e rëndësishme si popull
dhe si adhurues të një partie, të dimë edhe ne fijën e lëmshit, që po dredhët,
apo shtjellohet brenda kësaj partie, jo për të sygjeruar dhe as për të
ngatërruar planet brenda partiake, por për të kthyer besimin qytetar në kahe të
duhur, për hir të madhit historik dr.Ibrahim Rugova, i cili është ideator dhe
krijues i shtetit të Kosovës.