Mendime
Baki Ymeri: Ion Bekali, Kosova dhe kuajt e Bukureshtit
E premte, 03.10.2008, 04:56 PM
Ion Bekali, Kosova dhe kuajt e Bukureshtit
Shtefan Kokoneshi dhe Nadia Komaneçi
(Fragment nga kujtimet e Shtefan Kokoneshit, menaxher futboli me origjinë arumune nga Elbasani, i konsideruar si ambassador i sportit shqiptar në Rumani)
Në kohën e bombardimeve të NATOS, kur ranë bombat e para në Beograd, një numër i konsideruar politikanësh rumunë me komplekse antiamerikane dhe biografi komuniste, filluan të hidhnin vrer kundër Kosovës dhe Amerikës. Ndër ta shquhej edhe poeti komunist Adrian Paunescu. Ky “njeri” që i thurrte hymne Çausheskut dhe Elenës së tij, senator me imunitet parlamentar që gëlltit buxhetin e fshatarit të varfër, të uritur e të sëmurë, derdhte lotë krokodili për inspiruesin e krimeve serbe kundër Kosovës (Slobodan Millosheviç), për të cilin do të deklarojë më vonë se do të bëhet avokati i tij mbrojtës. Më kujtohet si sot kur në bulevardet e Bukureshtit, komuniteti shqiptar bashkë me studentët shqiptarë, rumunë e arumunë, si dhe disa intelektualë rumunë që u bashkuan me turmën, të oraganizuar e prirë nga ish/presidenti i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë (dr. Xhelku Maksuti), brohorisnin Poshtë Kasapi! Paqë për Kosovën! Thanks NATO and SUA! Lavdi UÇK-së!, Adrian Paunescu në zyrën e tij dhe në televizor deklaronte që kjo turmë është një turmë e çmendur që nuk ka çka të kërkojë në Rumani.
Gjatë kësaj kohe, kur unë shkoja nga redaksia në redaksi për t’u thënë ndaloni propagandën kundër Kosovës dhe mos shkruani gjëra që nuk duhen nëpër gazeta ngase një ditë historia do të Ju dënojë, po ato ditë, futbolisti i Steauas, Albert Duro, do të japë në Gazeta Sportului, një intervistë me karakter politik prokosovar, ku do të deklarojë se në Kosovë janë vrarë qindramijë njerëz të pafajshëm nga kriminelët serbë, dhe se një ditë Millosheviqi do të japë llogari para Hagës për krimet e tij. Manifestimini në Bukuresht tregoi edhe një herë forcën e një popuilli të vogël, por me durim të madh dhe kulturë të madhe. Gjatë kohës së bombardimeve në Kosovë, kur shumica e
Jehona shqiptare ne shtypin rumun, 1999 |
Ajo ç’është më me rëndësi e që nuk mund ta harroj, është reagimi pozitiv i ambasadorit shqiptar Marko Bello, si dhe i disa njerëzve të njohur në Ruamani me origjinë nga Shqipëria. Shqiptarët duhet ta dinë se Klubi Sportiv Steaua i Bukureshtit finansohet dhe udhëhiqet nga një arumun me prejardhje nga Shqipëria, Gigi Becali, njëri nga multimiliarderët më të mëdhenj të Rumanisë. Në nje emision televizion sportiv, i drejtaur nga Adrian paunescu në atë kohë, para se të fillonte emisioni, poeti komunist Adrian Paunescu do tël shprehet: Ju ftojmë të mbajmë një minutë zi për serbët e rënë në Koisovë! Me këtë rast, u shpreh se ka bërë dhe një poezi për viktimat serbe nga bomabrdimet e amerikanëve. Zija nuk u mbaujt sepse impresari i njohur me famë botërore, Ion Bekali, kushëri i Gigi (Xhixhi) Bekalit me originë arumune nga Plasa e Korçës, u ngrit në këmbë edhe i drejtohet Paunescut me një ton të ngritur: “Po ata qindra e mijëra kosovarë të vrarë, të therrur e të të amsakruar nga serbët, duhet t’i harrojmë! Ata nuk janë njerëz vallë? Zotëri Paunescu! Këtu jemi në një emision sportiv e jo politik, ndaj ta ndaloj të drejtosh emisionin me këtë gjuhë barbare! Ti nuk ke faj, kemi ne faj që vimë këtu, ndaj unë po iki ndërsa këta të tjerët, nëqoftëse janë budfallenj si ti, le të të rrinë!”
Solidaritate cu NATO, SUA si Kosova in Bucuresti (31 Martie 1999) |
(Kujtime të regjistruara nga Baki Ymeri, Bukuresht)
Bakiu me flamurin e Rumanise duke e mbrojtur Kosoven ne Bukuresht (31 mars 1999)