Kulturë
Kalosh Çeliku: Erdhi Qyqja e Natës Zezë dhe më gjeti mes poezive
E hene, 27.05.2019, 09:48 AM
ERDHI QYQJA E NATËS ZEZË
DHE MË GJETI MES POEZIVE
NGA KALOSH
ÇELIKU
(Dimrin e Madh erdha në jetë
me borë dhe stuhi pas Porte)
Shkurt, ishte asaj kohe: 13.02. 1951
Vetë i
Dyti në jetë. Dimër i Madh.
Borë e madhe. Jashtë, Unë dhe Poezia
Mungonte mielli. Buka e misrit. Liria.
Babai, në arë priste të lindë Dielli
Nana, në sofër e gatuante Bukën.
Rretherrotull, ne fërkonim barkun
Perderisa, piqej në çerep. Nën saç.
Borë e madhe. Jashtë, acari pas dere
Zjarri ndizej me flakë, në oxhak.
Babai m’regjistroi në Librin e Amzës
Pranvera, larg. Liria, edhe më larg.
Erdha në Dimër. Acar, mbi kokë
Stuhia, kur i thyente pemët. Lisat.
Edhe, gjithë jetën. Dimër i Madh.
Borë, Stuhi. Vetëm një stinë: Dimër.
Pranverën e prisja tek Pragu Derës
Edhe atë, Vet i dyti: Unë, dhe Poezia…
(Pushtetarët e “vëllazërim - bashkimit”)
Pushteti. Kryeministri. Ministrat në Qeveri
Kryetarët e Partive Politike besnike. Bariu!
Sot, janë si hoxhallarët me çallmë turku
E thirrin “xhematin” në minare! Premtojnë:
“Xhehnetin”. E, në jetë na japin”Xhehnemin”.
Pushtetarët e “vëllazërim-bashkimit”, si
hoxhallarët
Na premtojnë “Xhehnetin”. E, na japin
“Xhehnemin”…
(Xhango im nip më thoshte
para Shtëpisë Babait)
Pse, u thua kurbetçarëve: mos ndërtoni
pallate
Pishina. Avlia betoni?! Kapital të vdekur.
Po, fabrika ta punësoni familjen. Fëmijët
Që, kurrë nuk do të kthehen në vendlindje.
U thuaj: ndërtoni pallat edhe për Pulagjelin
Unë e Ti do t’i gëzojmë. Nuk vinë n’Atdhe.
Përgjithmonë, e kanë varrosur veten parave
Me mure betoni Edhe sot, ende pa “Vatan”.
Xhango, im nip më thoshte para Shtëpisë:
Pse u thua, o burrë: mos ndërtoni pallate?!
Mure. Një ditë, Unë e Ti do t’i gëzojmë
Fëmijët e tyre nuk e dinë gjuhën shqipe.
Kurrë, nuk do të kthehen në vendlindje…
(Unë dhe Miku im Poet besnik
e pritëm Papën në Atdhe)
Sot, nuk kam një varg. Poezi Erotike
Lapsat, i lash te miku Poet. Kabinet.
Krahpërkrahu ta presim Papën në Shkup
Edhepse, i beson Zotit, mbanë Ramazan.
Sitën e kaluam mes sigurimit shtetëror
Këmbekrye bastisur pa metalik. Lapës.
Ombrellë, Pesë orë e pritëm në këmbë
Përcjellim meshën pa një fjalë shqipe.
I them Mikut tim Poet: Ulu pak në tokë
Ulet. Ndihmë, më ço nga toka. Vdiqa!
Jo, i përgjigjem. Nuk të çon as Traktori
I Enver Hoxhës nga sheshi “Makedonija”.
E përfunduam Meshën me Mikun Poet
Pasmesdite ikëm si dy profetë në shtëpi.
Mezi e kryqzuam Maqedoninë Veriore…
(Engjulli grua më pri para
Dy tjerat përkrahu)
Herët, Sot mik i fitova Tri Poezi Erotike:
Një për Engjullin Grua, që më pri para
Dhe, Dy tjerave që më mbajnë përkrahu.
Gji më japin me nga Dy shtamba nën Rrap
Fuqi kreshniku me Penë për Luftë. Liri.
Ditën e Nesërme, nuk kam asgjë të them:
Asnjë varg rrugaç. Asnjë poezi Erotike.
Përveç ,Tri Poezive Egra. Antologjike.
Në Kopështin e Shtëpisë, Gruas besnike:
Gjelbërim. Lule. Trëndafil, Dhe, një ftua…
(Rrugaçët nuk më lënë rehat
edhe në Shtëpi)
Ditën e Sotshme nuk kam asgjë në Shtëpi
Përveç, Tri Poezive Erotike. Kotnasikoti.
Edhe,.atë: Kopshtin e Shtëpisë.”Arushën”
Tri rrugaçe te pragu Shtëpisë. Kryengritëse.
Rrugaçët, nuk më lënë rehat edhe në Shtëpi…
(Erdhi Qyqja e Natës Zezë
dhe më gjeti mes poezive)
Erdhi, vetë Qyqja e Natës Zezë
Edhe, më gjeti Ujk mes poezive.
Dhe, pasi ngritëm dolli raki rrushi
E mora pa koçi për grua besnike.
Erdhi, Qyqja e Natës me Hënë
Unë me ibrikë raki rrushi për Të:
Gjithë Natën e lume, ngrita dolli
Lugatin, e varrosa natën me poezi!
Dhe, Ditën e Nesërne, ikëm në shtëpi
Ajo si qyqe Nate. Unë si Ujk i Zi.
Që, në vend Gjyshes sëmurë atë natë
Kësulkuqen e hëngri vetë Ujku Plak…