Editorial » Entela
Entela Binjaku: Instituti për Studime Politike dhe Ndërkombëtare të Maqedonisë së Veriut mban ‘Ditët e Evropës’ në Shkup
E premte, 10.05.2019, 08:22 PM
Instituti për Studime Politike dhe Ndërkombëtare të Maqedonisë së Veriut mban “Ditët e Evropës” në Shkup
Nga
M.A. Entela Binjaku
Evropa
e Bashkuar është një aspiratë e shprehur për vendet e Ballkanit Perëndimor. Vullnetin
për aderim në këtë familje të përbashkët vlerash, shoqëritë e këtyre vendeve e kanë shprehur
edhe përmes aktiviteteve ku Evropa është fjala kyç. Kështu nisi edhe ky edicion
i vitit 2019 për Institutin për Studime Politike dhe
Ndërkombëtare të Maqedonisë së Veriut.
Në
kuadër të Ditëve të Evropës Instituti kishte parashikuar një axhendë
aktivitetesh që përfaqësonin vullnet për bashkëpunim, punë në ekip, mirënjohje
për mbështetësit dhe angazhim për të ardhmen evropiane.
Ky
edicion nisi me një takim të zhvilluar në Komunën e Çairit ku u nderuan pesë personalitete politike, diplomatë dhe gazetarë me
mirënjohje dhe me pllakatë me portretin e humanistes Nënë Tereza për
kontributin e tyre të jashtëzakonshëm të dhënë në proceset integruese të vendit
dhe rajonit. Në një ceremoni të ngrohtë por edhe solemne njëkohësisht, vështrimi
u hodh edhe nga e ardhmja. Instituti ndau vlerësimet për të rinjtë e
Universiteteve të Maqedonisë për esetë më të mira me temën e Bashkimit
Evropian.
Të pranishëm ishin zyrtarë të lartë, diplomatë, gazetarë, profesorë dhe studentë. I
pranishëm që në nisje të këtyre aktiviteteve, kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut,
z. Talat Xhaferi, në fjalën e tij të rastit, theksoi rëndësinë e Bashkimit
Evropian dhe përpjekjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt integrimeve
euro-atlantike.
Dita
e dytë e këtij edicioni i dha përparësi librit studimor. Në mjediset e
Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup u përurua
libri “E vërteta për Shqipninë dhe shqiptarët” nga Pashko Vasa.
I konceptuar si një panel, katër diskutuesit e
ftuar nga Instituti ndanë mendimet dhe konsideratat se ky libër është botimi më
i plotë i kësaj vepre në gjuhën shqipe dhe është shumë i rëndësishëm për të
plotësuar historinë dhe kulturën shqiptare.
E veçanta e këtij botimi ishte sigurisht edhe fakti
se edhe pse fjala ishte për Pashko Vasën libri ishte përkthyer dhe mbante me shënimet
e Mehdi Frashërit. Në këtë mënyrë në një studim të vetëm përmblidhej puna e dy atdhedashësve
të kulturës kombëtare shqiptare.
7 maji ishte një ditë e shënuar edhe për faktin
se atmosfera në të cilën zhvillohej ishte e gjitha nën ndikimin e vizitës apostolike
të Papa Françeskut. Atmosfera e gëzueshme që solli kjo vizitë në Shkup dhe
numri i lartë i qytetarëve që kishin ardhur nga anë të ndryshmë të botës, e bënte
këtë javë evropiane edhe më shpresëdhënëse dhe frymëzuese. Vizita e Papës në
shtëpinë e Shenjtores Terezë ishte një krenari më shumë sidomos për shqiptarët, jo vetëm të Maqedonisë së Veriut,
por edhe të shumë të tjerëve që ndodheshin atë ditë në meshën solemne në
Sheshin “Maqedonia”.
Duke
u ndalur në ditën e tretë të aktiviteve ajo mund të thuhet se mori një vëmendje
të lartë edhe mediatike e përqëndruar mbi konferencën me temë: Ballkani perëndimor
dhe vlerat evropiane- rasti studimor i Maqedonisë së Veriut. Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane,
Bujar Osmani, i pranishëm në çelje të Konferencës u shpreh: “Jemi në
20 ditët e fundit para publikimit të raportit vjetor të Komisionit Evropian,
për të cilin shpresojmë se do të jetë ai raport në të cilin do të jetë edhe
vendimi për fillimin e negociatave me BE-në, në Qershor. Tani duke hyrë në një
stabilitet dhe parashikueshmëri politike mund të përqendrojmë të gjithë
energjinë duke mos lënë argumente për të marrë, së pari raportin më të
pastër dhe rekomandimin pozitiv”, tha ai.
Në
këtë takim të datës 8 maj morën pjesë: Bekim Maksuti zv. Ministër i
Mbrojtjes i Maqedonisë së Veriut, Dr.Dušan Janji? nga Forumi për Marrëdhënie
Etnike me qendër në Beograd, Dr.Monika Begovi?, nga Qëndra për studime ndërkombëtare
me qendër në Zagreb, Ljubica Pendaroska nga Ministria për Punë të Jashtme e
Maqedonisë së Veriut, Prof.dr.Ylber
Sela, drejtor i Institutit Per Studime Politike dhe Ndërkombëtare.
Vlen
të përmendet edhe vizita në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut ku mikpritësi
ishte kryetari i Parlamentit z.Talat Xhaferi. Z. Xhaferi është një ndër
politikanët e njohur për qëndrimin e hapur ndaj qytetarëve që është shprehur
edhe me pritjen e tyre gjatë ditëve kur nuk ka seanca parlamentare. “Jam i
ndërgjegjshëm dhe i përgjegjshëm”,- u
shpreh ai,- për detyrën që kam marrë përsipër”.
Aktivitetet
e Ditëve të Evropës nisën me një ceremoni ndarjeje mirënjohjesh dhe vlerësimesh
dhe u mbyllën me një ekspozitë të pazakontë për të pranishmit.
Ato
filluan në Komunën e Çairit në një frymë mjaft familjare dhe u mbyllën në një
dimension kulturor tipik për shoqëritë që dinë të vlerësojnë pasionin,
rëndësinë e dokumentimit dhe këmbënguljen në vlerat që besojnë si shtylla të
shoqërive përparimtare.
Ekspozita
e filatelisë me titull “ Nga Karli i Madh tek Integrimi në BE” e profesorit të
shquar Dr. Radovan Vukadinovic, nga Këshilli i Atlantikut të Veriut të Kroacisë
u mbajt në mjediset e Galerisë Nacionale
të Shkupit.
Në
këtë pasdite kulturore mbajti fjalën e rastit edhe historiani i artit Mixhait
Pollozhani i cili foli për veçantinë e kësaj ekspozite që sipas tij duhej parë
edhe si kontribut i gjurmëve që historia lë në kulturën e popujve përmes
filatelisë.
Një
vend të rëndësishëm në aktivitetet e “Ditëve të Evropës” zë edhe figura e gruas. Roli qendror që ju dha në ketë
edicion përmes nderimeve dhe çertifikatave, përmes vlerësimit me simbolin e
shenjtores Terezë, përmes drejtimit të seancave të ndryshme por edhe përmes vëmendjes
ndaj diskutimeve te tyre, treguan mendësinë e shoqërive të lira e të
zhvilluara. Kjo në përputhje edhe me parimin se nëse do të shohësh stadin e
zhvillimit të një shoqërie, shihi pozitën e gruas.
“Ditët
e Evropës” janë mbajtur në të njejtat ditë maji, por në vite të ndryshme. Gjatë këtyre viteve
Instituti për Studime Politike dhe Ndërkombëtare ka zhvilluar mjaft aktivitete,
ku kanë marrë pjesë të ftuar e personalitete nga më të njohurit, u ka hapur
dyert mjaft të tjerëve, nga ky institut kanë dalë disa nga emrat aktivë edhe të
jetës publike të Maqedonisë së Veriut.
Ajo
që ka mbetur e pandryshuar nga njëri vit tek tjetri, është vullneti për të kontribuar, dëshira per
evropianizim dhe integrim, standardi i lartë që vendoset në përzgjedhjen e
aktorëve për çdo edicion. Nëse do të mund ta përmblidhnim në pak fjalë do të
thoshim se “Ditët e Evropës në Shkup janë: rrjetëzim, kulturë evropiane dhe
faktorizim i qytetarëve shqiptarë.