Kulturë
Fatmire Duraku: Ylli agon
E premte, 01.02.2019, 09:44 PM
Fatmire Duraku
Ylli agon
Ti je kuptimi im je
Bota dhe fjala dhe ëndrra
Gjëja më e bukur je
XhanDea e vogël Imja
Ti je gjaku e drita
Gjethi i trungut tim
Je pjesë e jugut
Degë e ullirit qindvjeçar
Gem i ri i rrënjës sime
Ylli agon në sy
Ty të dhemb unë qaj
Ty të qeshet unë këndoj
Nuk dua të të dhemb
Bozhuri
Çdo gjë rreth meje
Është dritë e ullirit
Është syri yt
Je pjesë e yllit mbi çatinë e vjetër
Je pjesë e rrënjës së lashtë
Je orë që e tregon gjithnjë dashurinë
Lulen e bozhurit në gjirin tim
Çdo gjë rreth meje
Është e buzëqeshjes sate
E lotit tënd
E dhembjes
E bukurisë që nuk vdes kurrë
Vetëm rilind vetëm rilind te unë
E fryma e shpirtit kthehet
Dega e rënë nga trungu
Dega mbi udhë e tharë
E rënë nga trungu i vet
Mbi të çukit qyqja
Dega e tharë kotur mbi hije
Mbi të nuk peshojnë yjet
Mbi të nuk rëndon mëkati
Rëndon hiri i zjarrit të mallit
E mbetur në rrugë kështu
Pa kujtesë hijes të thyer
Kërkon kot t`i kthehet etjes
Për të vetvetja
Nuk arrin kurrë
Te fryti i shpirtit