E shtune, 05.10.2024, 02:22 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Ymer Keta: Në vendin e rrënjëve tona

E diele, 21.10.2018, 02:15 PM


Fshati Turistik Tamarë

Shënime udhëtimi, mes shtatori 2018

NË VENDIN E RRËNJËVE TONA

-UDHËTIMI FILLON NGA PREGU I DERËS-

Nga Ymer Keta

Në vijim të udhëtimeve ndër vite, një nga piksynimet e mia për ketë vjeshtë ishin Bjeshkët e Namuna(Alpet Shqiptare), pasi këto dy dekadat e fundit  kam bërë disa udhëtime në teritoret e Shqipënisë Etnike, duke i rënë kryq e tërthor, nga Ulqini, Tivari, Zhabjaku,Shestani, Kolashini, Podujeva, Prishtina,Fushë-Kosova Prizreni, Gilani, Prilepi (Manastiri) Dibra e Madhe, Struga, Ohri,Kozani, Follorina,Arta, Preveza, Janina dhe Igumenica. Kisha kohë që mendoja përt’i vizituar edhe  viset (Malësinë e Mbishkodrës) dhe erdhi momenti, kur të nxehtin e madh e kaluam në plazhin e Shëngjinit, e temperaturat ranë disi. Në mesin e shtatorit menduam si familje, që të bënim një vizitë  në intenerarin Tamarë-Vukël-Selcë-Lepushë-Vermosh-Vuthaj-Guci - Plavë –Andrijevicë-Berane-Rrozhaje- Pejë-Istog-Gjakovë, Prizren e kthim. Sa herë udhëtoj e vëzhgoj vendet Ilirjane drejt zemrës së vetë mirësisë njerëzore, ndjehem keq, kur shoh se si janë tjetërsuar një pjesë e madhe e ketyre viseve, pasi janë boshatisur nga shqiptarët të cilët kanë marrë rrugët e emigrimit.

Pak fjalë për  ketë Perlë;  Vermoshi është “Kryevepra natyrore e Alpeve”, që përben skajin më verior të Republikës së Shqipërisë, ku në terma  gjeografike përcaktohet 42 gradë e 39 ‘ të gjerësisë veriore, që bën pjesë në malësinë e Kelmendit. Vermoshi ndodhet  në lartësinë1100 metra mbi nivelin e detit  , është gati 140 km nga Qyteti i Lezhës, kishte 1300 banorë, aktualisht janë gjysma e këtij numri. Banorët e këtij fshati kanë emigruar, kryesisht në drejtim të SHBA-së, në Detroid, ku jetojnë mjaft familje Vermoshase, Vuthjane dhe të Gucisë e Plavës.  Vermoshi, është i ngritur mbi një fushë   malore me origjinë akullnajore e krijuar mes për mes së cilës kalon lumi i vermoshit, apo siç quhet ndryshe lumi i  Limit, i vetmi lum në Shqipëri që derdhet në Danub. Rrafshnalta horizontale perëndim-lindje e luginës së Vermoshit, deri në afërsi të Plavës, ka një gjatësi 24 km. Në të dy anët e luginës ngrihen shpate malesh me pjerrësi të  konsiderueshme të veshura  me pyje dhe kullota.Vermoshi shquhet për panoramën e tij si dhe për reshjet e dëborës  që zgjasin mbi 3 muaj. Duhet thënë se Vermoshi është një vend i mrekullueshëm që ofron mundësi të mëdha për të kaluar pushimet me peisazhe mahnitëse si në behar dhe në dimër me bukuri të rralla natyrore. Tani në mesin e muajit shtator, kur temperaturat ishin akoma të larta, familjarisht u bëmë gati të nisnim udhëtimin, për të shijuar freskun e Alpeve, si dhe të kryeja detyrimin, për tu njohur me trevat  e Malësisë Mbishkodrës, siç do t’i shihni më poshtë.

Me një mikun tim A.Gjoka me taksi, rreth  orës 10 paradite, u nisëm nga Lezha drejt Shkodër-Loces dhe vrapin e ndalëm në Dobraç, aty ku ishin parkuar të gjithë makinat (Furgonat) që sillnin pasagjerë apo turistë nga malësia e Mbi-shkodrës, si dhe përcillnin përsëri  nga Shkodra drejt  fshatrave turistike si Tamarë,Vukël, Selcë, Lepushë e Vermosh. Pushuam  disi, pimë dhe nga një kafe, u njohëm me orarin e furgonit që bente rrugën Shkoder-Vermosh, ku  shoferi Leonard Luma, na infomoi se duhet të prisni, se shkojmë kollaj se rruga vërtetë ëshë e vështirë  por kalohet lehtë, pasi vitet e fundit është asfaltuar. Rruga automobilistike  që të çon në Vermosh me gjatësi 64 km,, është një atraksion turistik në lëvizje mes Hotit e Tamarës, sidomos pjesa e leqeve të Hotit.  Pasi u siguruam se kishim kohë në dispozicion, u drekuam për të pritur orën 15. Vjen ora 15.30, u akomoduam  dhe nisi udhëtimi duke kaluar fshatrat  e  qytetin e Koplikut e më pas u futëm në zonën e Malësisë madhe, në Tamarë ku për neve ishte rrugë e pa njohur. Pasi mbërritëm në Tamarë, ndaluam dhe bemë një pushim të shkurtër, dikush piu kafe, dikush ndonjë freskuese, dikush bente foto, aty pyesnim veten ; sa të bekuar e kemi ketë tokën tonë, ato lartësi që i kalonin 1100m. Nxorra nga çanta aparatin  e iu afrova lapidarit të Prek Calit, luftëtarit të shquar të Malsisë së mbishkodrës, duke bërë foto e njohur dhe me laftëtarët që kishin dhenë jetë për mbrojtjen e vatanit.  (shif Lapidarin).

Nga materialet historike kisha fiksuar “Darkën e Krenëve të Malësisë” së Shkodrës. Ata ishin Ded Gjon Luli,Mehmet Shpendi, Marash Dashi, Zenel Shaba i Kastratit, Vat Marashi i Nikçit, Ded Nika i Grudës, ku ne ketë darkë Ded Gjon Luli  thotë : Nuk asht çajre, kur ske bajrak, kur ske flamur, nuk dihet përse luftojmë..... !

- Flamuri u nis nga VIENA, ku doli me e pritur në KOTORR Palok Traboini i cili e solli në Hot. Dedë Gjon Luli në pranverë të vitit 1912, qiti lajmin(xhevapin) në të gjithë malet  veriore,që kush donte me e parë atë shenjë shqipnije qe nuk e ka pa kurrnjiherë, të dilte e ta shihte ditën e diel. Aty u bashkuan e gjithë malësia. Atë flamur e kanë hapur dy burra, në një vend të naltë e njerëzia thojshin se gja ma t’bukur nuk kishin parë ndonjëherë. Paloka një patriot i flaktë atëdhetarije, kishte qitë 12 teneqe me raki(shpirte mastike) që  nxinin 18 litra(kg)secila, e atë duhet t’a prisje (katërsh) me ujë që u bejshin rreth 800 kg pije.Filloj pija, brohoritja sa nuk kishte festë e dasëm më të madhe. Por, siç thuhet nga tregimtar të kohës ai flamur, nuk ju dorëzua as Mbretit Zog,  por u ruajt nga fisnikja “Nore Kolja”. Me shumë përgjegjësi. Ky flamur që  u ruajt  nga kjo  Fisnike ,ishte  gruaja e Kolës e të birit të Ded Gjon Lulit, deri sa filloi lufta e dytë Botërore. Kur vendi u pushtua nga Italia, flamurin e derguan për ta ruajtun tek “Kleri Katolik” në Shkoder, atje u zhduk e nuk u pa më kurrë ai Flamur. Rreth ores 17, furgoni e ndali vrapin në Tamarë. Udhëtarët zbritën nga furgoni, dikush pinte kafe, dikush vizitonte objektet, e unë iu afrova lapidarit të luftëtarit dhe komandantit të malësorëve Kelmandas Prek Cali, duke bërë fotot e saktësuar në bllokun tim bashkëluftarët. Prek Cali lindi në vitin 1978. Ai kurrë se hoqi pushkën nga krahu per t’i dalë zot vatanit. Në vitin 1908-1912  në krye të Këlmendasve udhëhoqi kryengritjet antiosmane.

Më 1914, në krye të një çete malësorësh, luftoi heroikisht.Po kështu dhe në vitin 1920 mori pjesë në luftën e Koplikut. Përsëri më 11 qershor 1924 udhëhoqi dhe komandoi forcat e Malësisë Madhe. Më 13 Janar 1945, organizoi rezistencën Anti-Komuniste, gjersa më 25 mars 1945 u pushkatua  bashkë me 13 burra tjerë malësorë. Bashkëshortja e tij Pashka u strehua në shtëpinë e Dak Luçit, ku e zonja e konakut ishte mbesa e Prek Calit. Pashka jetoi në shtëpinë e Dak Luçit deri në vitin 1960, kur ajo ndërroi jetë. Në ketë vit të brishtë 2018, Kulla e princit  legjendar Prek Cali u shemb , ku kishte ngelur gërmadhë edhe pse ishte objekt i trashgimisë kulturore.   Shif fotot.  Duke parë e vizituar dhe kanionin e Tamarës të binte në sy dhe rruga që çonte në Vukël apo punimet që po  ndërtohej një hidrocentral  nga një firmë private ku do të siguronte energjinë elektrike të asaj zone, pasi dimrit vuanin nga shkëputjet e rrymës elektrike e kohes së keqe, bores së madhe që  i mbulonte ato fshatra për muaj të terë.  Gjithashtu të binte në sy  ndërtimi i“Rosatit të Peshkut  e Troftes” që plotësonte nevojat e Bujtinave të ndërtuara që pritnin e përcillnin turistë nga e gjithë Evropa, deri dhe nga Amerika apo Australia e largët.     -Udhëtimi drejt Vermoshit ishte suprizues  befasuese apo relaksuese, sidomos për ata turistë,  studjues, shkrimtar apo gazetar që vazhdimisht janë në kërkim të rrënjëve të tij, të kullave Ilirjane, dhe gurit të varrit të të parëve. Por këtë radhë isha angazhuar për t’u njohur me  fshatrat, Selcë, Lëpushë dhe Vermosh, pasi krahun tjetër të Alpeve  si Theth dhe Valbonë, e kisha vizituar vitin e shkuar.

Lepusha , një botë e turizmit Shqiptar

Në fakt fillimisht u ndeshëm me Lepushën pastaj me Vermoshin, i cili ndodhej 10 km më tej. Në se ka një vend që nuk ke me ke ta krahasosh tjetër, kjo është Qafa e Bordolecit dhe Lepusha pak më poshtë saj. Lepusha vlerësohej si kryevepra e natyrës së Kelmendit dhe si “ perlë e paçmuar” e Alpeve shqiptare. Fshati Lepushë, ishte ngritur në lartësinë 1200 m lartësi mbi nivelin e detit. Emri i saj sipas biologve rrjedh nga një bimë barishtore me lule të verdha, që quhej Lepushtra(Caltha palustris), që rritet me shumicë në ketë fshat. Fshati përbehet nga 4 grupime shtëpishë, që shtrihen në dy pellgje ujëmbledhëse : në atë të Vermoshit dhe në atë të Cemit, në lartësinë mbi 1260m. Kontrasti më i theksuar këtu është peisazhi alpin i bllokut të Shebenikut në Bjeshkët e Namuna me atë të maleve të tjera për rreth me 5.297 ha kullota të gjelbërta dhe pyje. Fshati lagej përherë përroi i quajtur Sheu i Lëpushës. Bie aq shumë borë në dimër, saqë trashësia e saj ka arritur deri në 425 cm, më e larta në vendbanimet shqiptare. Banorët e parë në Lëpushë në fillim të shekullit të XX. Ata erdhën nga Vukli dhe Nikçi. Dega kryesore e ekonomisë ështe blektoria dhe kultivimi i patates. Përpunimi artizanal i drurit është një tjetër burim ndihmës për ekonominë e banorëve. Më përpara, në kohën e sistemit një partiak, këtu ishin ndërmarrjet e sharrave dhe të prodhimit dhe tregtimit të druve tëzjarrit. Aktualisht  në Lepushë rrezë këtyre  maleve gjenden njësi tregtimi dhe bujtina të përshtatura për strehimin e turistëve.

Përveç Lepushës, flasim dhe për logun e bjeshkëve

Tashmë Logu i bjeshkëve është bërë i njohur për të gjithë shqiptarët, pasi këtu zhvillohen aktivitete të përvitshme veçanërisht në të shtunën e dytë të muajit Gusht, në Qafë të Përdelecit, është “Logu i Bjeshkëve”(Shën Prenda), ku vajzat ekspozojnë kostume kombëtare tradicionale të zonës së Kelmendit dhe të Malësisë Madhe.  Historia e Lugut të Bjeshkëve është e hershme. Dikur njerëzit në mënyrë formale e të pa organizuar e shprehnin simpatinë e tyre për një nga vajzat apo nuset e fshatit, duke e vlerësuar atë nga hiret e saj. Ajo personifikohej si e veshur mirë, e pastër e shendet plotë ashtu si “ Hena 15 ditëshe” Ky vlerësim bëhej në momentin që ajo shihej në rrugë në udhëtim e sipër, tek kroi i fshatit duke mbushur ujë,në ceremoni e festa fetare të dielave në kishë. Ajo kthehej në simbol të bukurisë dhe të gjithë mundoheshin ta imitonin në mënyrë se si ajo vishej, sillej, ecte e këndonte. Në ketë festë, veshja me xhubletën karakteristike, krehjen e flokëve të grave me zullufe lëshuar të çon larg në shekuj në një traditë gati pagane të peiudhës së matriarkatit, kur femra vlerësohej dhe zinte një vend të merituar në shoqëri. Në ketë aktivitet të përvitshëm aktualisht marrë pjesë jo vetëm Kelmendas të emigruar në SHBA por dhe në Angli e shqiptarë të shumtë, specialistë të kulturës, politikanë e deputetë.  Lartësohesh në ndjenjë, tek shikon kuajt të zbresin me bukuritë femërore e, prej së largu, dëgjon zërat e historisë për bjeshkët e frikshme... Por, fatkeqsisht, realiteti është ndryshe, vajzat që bëjnë garë bukurie aty, vijnë nga Itali,Franca, nga Amerika, nga  Zvicëra e Belgjika, janë vajzat e emancipuara të emigrantëve, ndërsa ato që janë aty,janë mbyllur brenda, janë fejuar e martuar !...

Dikur logu i bjeshkëve shërbente si vend për kuvendim burrash, ndërsa tani luhet “Mis Bjeshka” ! Kur dolëm për një pushim të shkurtër në hyrje të Vermoshit, bashkëshortia ime  gati u deh nga ajri i pastër.

Vermoshi

Dielli u ngrit në majën e maleve, ku shkëlqente si argjend, kaluam Lepushën drejt Vermoshit furgoni tani vazhdonte rrugën majtas, krejt afër u ndeshëm me Degëzimin djathtas që të çonte në Vuthaj-Guci apo Plavë drejt viseve Ilire, ku në vitin 1878 dhe përfundimisht në vitin 1913, i kaluan në vartësi shtetit Malazez. Sapo hymë në Vermosh, nu ndeshëm me atë panaramë, thoshe se je në Pranverë, ajo luginë plot gjelbërim,të shikonte syri majtas e djathtas shtëpi(kulla dy katështe), të pershtatura si  Bujtina ku strehoheshin për veë banorve të fshatit dhe turistë nga e gjitheë bota. Kur furgoni u ndalua, zbritën banorët e fisit Mita,njeri ndër ta që unë e fiksova gjatë udhëtimit Vasel Mita, i cili fliste për historinë, për pushtetin lokal, për librin, ku siç mora vesh në udhëtim kishte derguar shkrime për t’i botuar në Shkodër, si dhe një grua fisnike Zoga Mitaj bijë e fshatit Vukël e martuar në ketë fis, së bashku me vajzën që vazhdonte arsimin e Mesëm në shkollën e mesme, Vermosh, si dhe kishte një bujtinë e se para bujtinës dukeshin disa turiste të huaj ku mësuam si ishin nga shtetet Evropiane,  duke pushuar për qejfin e tyre, ku Zoga iu sherbente me shumë dëshirë, e duke u kujdesur per ta si për vajzat e saj.

E vazhduam edhe pak rrugë me furgon, dhe pa pritur ndaloi në anë të lumit, pranë urës së ndertuan për Lagjen Lumaj, ku na doli me makinë e na mori për tek bujtina e saj. Sapo zbritëm, na uroj mirseardhjen, nëse na lodhi rruga se është goxha e gjatë. Aty gjetëm turistë nga Zvicëra-Austria dhe Gjermania.

U akomoduam në bujtinë, dolëm dhe qendruam së bashku me turistët, bëmë foto dhe sapo ra nata, u darkuam nga zonja e bujtinës me ushqimin karakteristik të Krahinës. Na servirën rakinë e kumbullës  se fshatit, zarzavatet e stinës të gjitha bio, mishin e gatuar e të pjekur në furrë, që s’matnim sa hanim, pasi dhe buka gatuhej në një fshat të Koplikut me dru zjarri, dhe e merrnin për turistët.  Zona e Varmoshit është e përmendur për cilësinë e bulmetrave, që për shkak të largsisë e mungesës së transportit, nuk shiten, vetëm çfar konsumojnë vetë dhe turistët. Atë natë ca nga lodhja, ca nga ajri i pastër oksigjen me shumicë, ca nga freskia e maleve, bëmë një gjumë ashtu si në pallatin e ëndrave. Të nesërmen sapo  hëngrëm mengjesin, dolëm buzë lumit, dielli ra majave, ajri i pastës natyra e gjelbërt gjithkund ta shtonte oreksin per të qendruar edhe më shumë.

Rrafshnalta horizontale perëndim lindje e luginës së Vermoshit, deri në afërsi të Plavës,ka një gjatësi rreth 24 km. Pra Vermoshi të ofron mundësi të mëdha për të kaluar pushimet me peisazhe mahnitëse, Banesat janë 2 dhe tre katëshe, me mure të trashë e çati të pjerrët për shkak të borës që në shumë  raste qendron deri në Shengjergj ne mes të majit. Mjediset e brendëshme të shtëpive janë me dërrasa pishe të punuara nga specialist të mirfilltë, me shkallë dhe parmakë të gdhendur.                                                                                                     Është për t’u pëshendetur kur unë vajta  afër Bujtinës Mita, me doli një burrë i atij konaku dhe pasi u përshendetëm, e pyes nëse beni kafe për udhëtarët ? me shpjegoi se neve bejm kafe pr shum kend, kshtu që unë  familjarisht shkova tek Bujtina, ku na sollën kafen. Kur unë lash lekët në tavolinë, spranuan as sesi, se kafen e mikut,bukën e mikut, zjarrin e kemi për detyrë, unë vërtetë e kam Bujtinë por jo klub. Na përcolli deri buzë lumit në shenjë mirësjellje dhe u ndamë si miq.

U larguam nga Vermoshi me pështypjet më të mira, qe përfaqësonin thenien Malësor të ndershëm e gjindshëm me zemër të madhe.

Bujtina Mitaj  Vermosh

-Ekskluzivisht per ZemraShqiptare, nga Lezha e Kastriotit, vjeshte e dytë, 2018-



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora