Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Shqipnia si mollatarta
E diele, 12.08.2018, 11:22 AM
SHQIPNIA SI MOLLATARTA
Nga Fritz RADOVANI
Mollat e arta ose mollatartat tregojnë dashunin dhe respektin e madh të Shqiptarit per ta!
Ndoshta, shumë i veçantë ky emen por, jo i pameritueshem... Mollatartat gjithmonë janë kenë në vendet ma të dukshme dhe të sigurta nder kopshtijet tona ku, nuk i ka mungue asnjëherë dielli, vaditja dhe as ushqimi suplementar ma i zgjedhuni nga lopët tona.
Ma të kandshmet dhe të kerkuemet mollatarta në Shqipni ishin ato në formë zemret...
Ashtu si Shqiptarëve, as mollatartave nuk i ka mungue edhe huni perbrijë porsa ka lindë.
Ngulej dikund perbrijë saj me kujdesin ma të madh dhe rritej e mbështetun per te...
Huni ishte gjithë jeten pranë mollatartës dhe dukej se ai po kujdesej aq fort per te, sa shpesh harrohej edhe kopshtari. Në të vertetë ai nuk e lente me u shkrrye per tokë.
Kishte raste që edhe mbasi plakej e thahej, huni vazhdonte me i qendrue pranë, aqsa të jepte pershtypjen se në saje të tij ajo prodhon edhe kokrrat e pafarë të mollatartave.
Janë të bukura me u pa por edhe shumë të kandshme me u hanger, por pa hu...
Nuk dij a asht kujtue kush me i këndue kangë mollatartave..., të pakten nder darsma! Asht shumë interesante ngjyra e tyne, që porsa mollatarta lind, ajo nder te gjitha kohët e ndryshimit të ngjyrave merr edhe disa emna të tjerë që, të gjithë e kuptojnë se asht tue u ba fjalë per Shqipninë, si vend prodhues i mollatartave të llojeve të ndryshme...
Kur asht jeshile, mollatartës i shpohet syprina dhe futet në sheke me shllinë, e mbas pak ditësh ajo thirret turqi... Tharptina e saj të hjekë neverinë e mishit undyrshem... Per mos me na u zemrue “vllaznit e gjakut të qeveritarve tanë”, disa i thonë turshi...
Në kohen e pushtimit italian, ushtarët e tyne i jepshin derrave tepricat e makaronave që i kishin pergatitë me salcë mollatartash..., pra me mollatarta të zieme, dhe derrat me turij të skuqun dukeshin se janë ba kuqalosha tue u kafshue me komunista...
A din ti lum zotnia, se nuk kaloi shumë kohë dhe aty nga viti 1963 – 64, pa e kuptue as fshatarët që i ujitshin perditë, erdhen e u bane mollatartat e verdha... Flitej nenza nder mbledhjet e PPSh, se domatet (kështu i quenin komunistët), nga miqët kinez ndrruene ngjyren prej “Revolucionit kultural”... Ishin të shijshme, po nuk lejohej me ngranë ma shumë se tri kokrra të vogla, se kaq hante edhe shoku Enver dhe Mao Ce Duni...
Mbas hymjes në “Konferencen Islamike”, kemi pasë edhe mollatarta të zeza... Ata që bahen turqi nuk mungojnë n’asnjë kohë...Pelqehen shumë se ruejn ngjyren jeshile!
Vetem, per me i ndij lezet mollatartës e Shqipnisë, nuk duhet harrue asnjëherë huni...
Melbourne Gusht 2018...