Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Tashti e ka rradhen kjo...
E shtune, 05.05.2018, 04:45 PM
Nga Fritz RADOVANI:
TASHTI E KA RRADHEN KJO …
ATA QË SHKATRRUEN KISHA E XHAMIJA PO VAZHDOJNË EDHE SOT !..
A DINI KUSH E HOLLI N’ ERË KISHEN E VAUT TË DEJËS KU U KUNORZUE I MADHI GJERGJ KASTRIOTI – SKENDERBEU ? – E keni në mjedis të Tiranës!
Tashti çoni deri në fund shkatrrimet o trashigimtarët e Esad Pashës, Ahmet Zogut, Enver Hoxhës, Ramiz Alisë, Haxhi Lleshit dhe... ! As ju nuk dini ku keni fillue!
Me shtëpinë ku u le Atdhetari Luigj Gurakuqi.., në Shkoder! A po, nder Male?
Po vazhdoni me Shkollen Normale t’ Elbasanit... Se, edhe ate e hapi Luigj Gurakuqi!
Sheshuet shtëpinë e Osman Kazazit në qender të Tiranës... Të Prekë Calit...
Keni shembë Shtëpinë e At Gjergj Fishtës...
Sot lexova edhe artikullin e z. Frank Shkreli per Shtëpinë e Vllazenve Frashëri...Turp!
Një fjalë kot! – Po, kush ka turp atje? Po t’ kishte turp të pakten një minister do të jepte dorheqjen dhe, do të shkonte me fjetë në shtëpinë e Enverit në Gjinokaster...
***
NË VLONË ME 28 NANDOR 1912 KUR U NGRIT FLAMURI ISHTE EDHE ATY LUIGJ GURAKUQI… DISA PREJ TYNE VAZHDONIN ME THANË MBAS 1925:
“PO MOS T’ ISHTE NJE KY BURRË, KURR N’ SHQIPNI S’ U NGRIT FLAMUR !”
Foto nalt asht dokument që tregon kush e ngriti Flamurin e Kastriotit aty...
Kur të ndertoni aeroportin e Vlonës me “vëllezërit e gjakut tuaj turq”, se kështu i thirrnin qeveritarët tanë mbas 1944, a do të mundeni me u durue pa e sheshue edhe këte Shtëpi...
Ka vdekë Isa BOLETINI, Avni RUSTEMI, Ndok GJELOSHI dhe Bajram CURRI...
Kanë vdekë edhe tre Vllaznit FRASHËRI... Bini pa frikë, nuk asht kush i gjallë..
Samiu pat shkrue: “Shqipëria çfarë ka qenë, ç’është dhe çfarë do të bëhet?”…
Po, në të vertetë per çka po ngjet sot, nuk besoj se i ka shkue as Atij mendja!?..
Melbourne, 5 Maji 2018.