E diele, 28.04.2024, 11:55 AM (GMT+1)

Mendime

Idriz Zeqiraj: Letër - Partive Popullore të Evropës

E hene, 30.07.2018, 06:21 PM


LETËR:

KËSHILLIT TË PARTIVE POPULLORE TË EVROPËS (PPE)

- Kryetarit JOSEPH DAUL -

JO PUSHTET MBRETËROR KRYETARIT TË PARTISË

Të nderuar Zonja dhe Zotërinj,

Zakonisht, organizimi i partive të djathta apo të majta, bëhet për të këmbyer përvojat reciproke; për ta rritur fuqinë e përkatësisë së tyre partiake edhe në Institucionet Ndërkombëtare; për t`u impouar me programin tyre partiak, për çështje të ndryshme kruciale politike në Evropë dhe më gjerë.

Duke qenë një organizim bashkëkohor tipik evropian, fort i avancuar dhe shumë larg i mendësisë së mykur ballkanike, në zbatimin shabllon të Rregullorës së Pative Politike të Evropës, ka dëmtuar, madje, deri në rrënim demokracinë e brishtë brenda-partiake në këto vende.

Për të qenë më konkret, më i saktë, po u referohemi dy partive të djathta, anëtare të Këshillit të Partive Popullore të Evropës (PPE), përkarësisht, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Partisë Demokratike të Shqipërisë (PDSH).

1) Ndryshimii statutit i këtyre partive dhe përshtatja me atë të PPE-së, ishte fatale për këto dy parti. Sepse, këto parti aplikuan norma e rregulla që favorizojnë kryetarin, duke anashkaluar parimet bazë të Rregullorës të PPE-së. Kompetencat e zgjëruara, enorme, për kryetarin e partisë, i jep shansin dhe mundësinë, të startojë me përzgjedhje selektive, nepotike, klanore, të strukturave vendimmarrëse të partisë, të kuadrit të saj drejtues, në qendër dhe bazë, jo mbi bazën e aftësive dhe të meritave, por të servilëve puthadorë, heshtakë e klanorë, vërbërisht të bindur në intrigimet e kryetarit abuziv, fort ngjashëm me praktikat moniste-komuniste të djeshme.

Kryetari i LDK-së dominon, në mënyrë absolute, në përzgjedhjen e strukturave të partisë: Kryesinë, Këshillin e Përgjithshëm e deri ke deputetët, qeveritarët dhe gjithçka tjetër. Veprimet arbitrare personale të kryetarit, i mbështetur nga një rreth vicioz, klan, që rrejshëm, flasin në emër të Kryesisë, bile, edhe të Këshillit të Përgjithshëm dhe të anëtarësisë, kanë irrituar, skajshmërisht, anëtarësinë, elektoratin klasikë të LDK-së, të cilët, në shenjë pakënaqësie e proteste të hapur, abstenojnë në votime, qofshin ato për zgjedhjet lokale apo qendrore.

Ju zoti Josph Daul, President i Këshillit të Partive Popullore të Evropës, dy ditë para Kuvendit të 8-të, të Lidhjes Demokratike të Kosovës, këshillonit, i sugjëronit kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, zbatimin e tri parimeve bazë të Rregullores të PPE-së:

1) Kuvendi të zhvillojë debat të suksesshëm;

2) Konkurrencë për të gjitha nivelet e strukturave të partisë;

3) Votim të fshehtë e demokratik.

Por, çfarë, realisht, ndodhi:

a) Sapo ka filluar punën "Kuvendi", (e thonjëzojmë, sepse ishte një maskaradë dhe jo Kuvend i mirëfilltë), Kryesia e LDK-së i ka kërkuar Këshillit të Përgjithshëm: "Të mos ia prishim hijeshinë këtij Kuvendi me debate!" Pra, është përjashtuar debati në "Kuvendin" e 8-të Zgjedhor! Rast unik ky në demokraci!!

b) Asnjë kundër-kandidatë, për të gjitha nivelet e strukturave të LDK-së: Të ktyetarit, të Kryesisë, të Këshillit të Përgjithshëm! Pra, u shkel parimi bazë demokratik i konkurrencës të ndershme!

c) LDK-ja, në praktikën e saj zgjedhore, në epokën e Ibrahim Rugovës, ka aplikuar votën e fshehtë, që nga aktivët, nëndegët, degët e deri për strukturat vndimmarrëse të partisë. Dhe, avantazhi i kësaj vote ishte përzgjedhja e meritorëve në postet drejtuese të partisë. Ndërsa, për postet pushtetare dhe deputetë, kishte një konsultim transparent me degët e partisë, sugjërimet e bazës. Ndërsa, në "Kuvendin" e 8-të, të gjitha strukturat e parisë, përfshi edhe kryetarin, u emëruan dhe u "votuan", ngutshëm, me aklamacion, ngritje dore. Pra, u shkel parimi bazë, i treti më radhë, votimi i fshehtë e demokratik!

Për ta shmangur kundërshtinë e mundshme të delegatëve të Mërgatës, kryetari i partisë, me klanin e tij fatal, mori vendimin, sa arbitrar, aq edhe të poshtër e cinik, duke ua mbylur derën e Kuvendit, me pretekstin absurd se "Dega e LDK-së në Gjermani e Zvicër, kinse, nuk ka bërë zgjedhje të rregullta!" Përkundrazi, e vërteta është se, pikërisht, këto dy Degë kanë bërë zgjedhje shumëfish më të mira, se sa LDK-ja në Kosovë, e, sidomos, LDK-ja qendër, duke zbatuar tri parimet bazë: debat parazgjedhor në Kuvend; konkurrencë zjedhore në Nëndegë dhe Degë; votim të fshehtë, për të gjitha rastet.

Sjellja karrieriste e primitive kulmoi kur kryetarja e Degës të LDK-së në Gjermani, si dhe veprimtarja më e madhe në botë, për çështjen e Kosovës, Donikë Gërvalla, u tërhoq zvarrë, në hollin e një biçim Konvente, me urdhër të kreut të partisë, Isa Mustafa.

Edhe pse u thyen parimet bazë të demokracisë dhe të Rregullorës të Këshillit të Partive Popullore të Evropës, në Kuvendin e 8-të Zgjedhor të LDK-së, Këshilli i PPE-së dhe kreu i tij, zoti Joseph Daul, bënë sikur nuk dëgjuan dhe nuk panë asgjë! Paradoksalisht, zoti Daul, në emër të Këshillit të PPE-së, edhe e uroi kryetarin e LDK-së, i cili, nuk ishte nënshtruar një procesi demokratik dhe në mandatin e parë kishte humbur të gjitha zgjedhjet lokale e qendrore!

Madje, Isa Mustafa kishte bërë shkelje të rënda statutare, duke mos u futur në votim as në Degën e tij, për delegat në Kuvendin  e 8-të, ku, pa asnjë mëdyshje, do të skarcohej, nuk do të kalonte, ashtu siç nuk kaluan as disa bashkëpunëtorë të tij. Realisht, ai ishte edhe delegat i paligjshëm në Kuvendin Zgjedhor.

Rrjedhimisht, Kuvendi i 8-të Zgjedhor i LDK-s prodhoi strukturat vendmarrëse të paligjshme, të dhunshme të partisë. Duke qenë të tilla, kishin dhe kanë frikën e ballafaqimit me anëtarësinë. Është zvetnuar, deri në moskonunikim, lidhja me bazën, është shtuar pakënaqësia në anëtarësi dhe abstenimi në votime i elektoratit klasik rugovian, ka marrë përmasa shqetësuese. Kjo gjendje është reflektuar edhe në shumicën e Degëve të LDK-së. Gënjeshtra për reforma, është pasuar nga heshtja dhe strukja në kulltuqe.

Në një situatë, pak a shumë të ngjashme, ndodhet e edhe Partia Demokratke e Shqipërisë, por edhe shumica e simotrave të tyre në Ballkan. Për këtë amulli, një rol negativ ka lozur edhe Rregullorja e Partive Popullore të Evropës, nga e cila përfituan pushtet, pothuaj se, mbretërorë, karrieristët dhe arrivistët hileqarë dhe të pacipshëm ballkanikë. Zbatimi selektiv i Rregullores, duke marrë nga ajo vetëm atë që e favorizon ktyetarin e partisë dhe duke e heshtur atë që e obligon, shansoi krijimin e rrethit vicioz, klanin brenda Kryesisë, për të marrë vendime vetanake dhe për t`u rizgjedhur, lehtësisht e aklamativisht, jo vetëm kryetari, por edhe klanorët  tij.

Pas gjithë kësaj katrahure, në torishtën, vathën e së djathtës shqiptare ballkanike, në veçanti, të Lidhjes Demoktatike të Kosovës, si parti, dikur, akademike e shtetformuese, lidere e pakontestueshme e Kosovës, krahasuar me dje, çoroditjen e sotme në opozitë, a ndjen përgjegjësi, për anëtarën e saj, Këshilli i Partive Popullore të Evropës dhe personalisht kreu i saj Joseph Daul?

Shtrojmë këtë pyetje sa shqetësuese, aq edhe të ligjshme. Sepse, shkelje të parimeve bazë të demokracisë, kishte edhe në në Kuvendin e 7-të Zgjedhor, ku kryetari u zgjodh me votim të fshehtë, kurse Këshilli i Përgjithshëm dhe Kryesia u emëruan, pa debat, pa konkurrencë dhe pa votim të fshehtë! Autori i këtij shkrimi ishte delegat i Mërgatës dhe ishte zë i vetëm kundërshtues i këtyre shkeljeve flagrante. Andaj, ndonëse, kishte një rast skandaloz, pararëndës, pse Këshilli i PPE-së dhe zoti Daul, e heshtën edhe rastin e dytë, tashmë, dukshëm, manipulativ dhe tejet domëthënës?!?

A duhet të mbajnë përgjegjësi, tej morale, Këshilli i PPE-së dhe personalisht presidenti Joseph Daul, pse nuk anuluan zgjedhjet e Kuvendit të 8-të LDK-së, me paralajmërimin shoqërues për përjashtim, nga ky organizëm prestigjioz evropian?! Të paktën, zoti Daul është vënë në dijeni, se Kryesia aktuale e LDK-së, përkatësisht, klani brenda Kryesisë, është i kapur, është i shantazhuar nga Organizata terroriste SHIK. Atëherë, pse nuk përdor autoritetin e tij, në emër të Këshillit të PPE-së, për ta zhbllokuar LDK-në, duke bërë zgjedhje të parakohëshme partiake, duke pastruar partinë nga agjentët e SHIK-ut, brenda saj?!

Shtrohet pyetja thelbësore: Sa është valide, e zbatueshme një Rregullore, e shteteve më stazh demokracie shekullore, në shtetet rrumpallë balkkanike, pa fije tradite demokracie, të sapo dala nga sistemi fashizoid komunist, ku liderët e tyre sundonin deri në cofje. E përdorim këtë term kafshëror, sepse sundimi i tyre ishte shtazarak. A thua kaq memorje të dobët kanë Këshilli i PPE-së dhe kreu i saj, Joseph Daul, kur në vitin 2006, dy Profesorët Universitarë, Fatmir Sejdiu dhe Nexhat Daci, e ndanë LDK-në, jo për arsye parimore, por, thjeshtë, karrieriste, të vetëdijshëm se kjo ndarje do të ishte e kushtueshme, me kalimin e sigurtë të LDK-së në opozitë?!

Nëse të cituarit ishin në prag të pensionimit dhe donin ta mbyllnin karrierën me kryetarllëk, po, ballkanasi tjetër, Albin Kurti, i cili sapo ka hyrë në politikë, a nuk veproi njësoj si pleqtë përmbyllës?! Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, kulmoi me suksese, në ngritjen e partisë. Ligjërisht i takonte edhe një mandat dy-vjeçar.  Por, Albin shqiptarit nuk i pritej dhe e rrënoi ngehinën Vetëvendosje, të ngritur me gjak, arrestime e burgime, të ajkës të rinisë shqiptare, e vetme në mbrojtje të Republikës - Kosovë. (Hashim presidenti e ka fshirë emërtsën domëthënëse - Republikë -, sepse në vitin 1991, Ibrahim Rugova themeloi Forcat e Armatosura të Republikës të Kosovës. Dhe, kjo e vërtetë, e tmerron "komandant" hiçkushin e Hotel "Rogner-it").

Këshilli i Partive Popullore Evropiane dhe kreu i tij, Joseph Daul, duhet ta analizojnë gjendjen faktike të së djathës ballkanike, në mes tyre edhe të LDK-së. Ta ndryshojnë dhe përshtasin Rregulloren, enkas, për primitivët provincialë ballkanikë, të cilët, kur hypin në podinë, nuk zbresin më, pa i hequr zvarrë, dhunshëm. Kompencat e kryetarit duhet të kufizohen, madje, gjithësesi. Edhe afati i kryetarit duhet të kufizohet, për të pamundësuar klanizimin e partisë. Debati i munguar, prej tej një dekade, duhet të kthehet branda partisë. Përzgjedhja e organeve vendimmarrëse, duhet të jenë më të aftët, më meritorët. Baza partiake i njeh dhe i zgjedh pa hile, jo për interesa të kryetarit, por, për interesa të partisë dhe të Kosovës. Monotorimi, mbikëqyrja e partive politike ballkanike, nga Këshilli i Partive Popullore të Evropës (PPE), është domosdo e kohës. Përndryshe, krerët me klanet e tyre, përdorin sllogane kamufluese demokratike, por, veprojnë alla-komunistçe!

Uroj për mirëkuptim!

Përshëndetje shoqërore

IDRIZ ZEQIRAJ, veteran i demokracisë, ish i burgosur politik



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora