E shtune, 27.04.2024, 07:14 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Më tremb boshësia

E diele, 22.07.2018, 10:06 AM


Një cikël me poezi mikste

Nga Përparim Hysi

 

1. Më tremb boshësia

 

Ta dini që më tremb boshësia

Qoftë dhe një ditë bosh,e quaj fare të kotë

Boshësia është vet neveria

Një jetë bosh, të kthen në idiot.

 

Dhe një dhomë bosh, pothuaj të tremb

Jetën e dua të gjallë dhe të kumbojë

Zbrazja e fshatrave nga banuesit më dhemb

Dhe shkaktarët e kësaj braktisje i mallkoj.

 

-Qemë tetëdhjetë shtëpi, tani veç tre

(Shoh një kronikë që më dhëmb)

Hamendësoj me veten dhe shtroj pyetjen:-Pse?

Askush nuk përgjigjet, boshësia më trëmb.

 

Mu në mes të ditës,- na sulmon ariu

(thotë një fshatar,i mbetur, në vetmi)

Bosh fshatra të tëra (mungon në to njeriu)

Dhe unë zë bërtas:-Ku je, qeveri?

 

2. Më tha dikush

 

- Sa më pe mua, dhe tak vure syzet

A nuk më thuaj:- Përse?

I vura,- i thashë,- se nuk dua të shoh sytë

Se je njeri i ndytë.

 

Takohemi dhe bën sikur qesh

Mbas shpine zë e nxjerr gjuhën

E ke në gjak:këdo e përqesh

Dhe troç po ta them: më kall krupën.

 

Iku me bishtin nën shalë

Dhe më nuk më del  përballë.

 

3. Blerim në dimër

 

Dimër është. Është janar

Por unë e ti ndihemi valë

Dimrin e kemi kthyer në behar

Se aq duhemi dhe kemi mall.

 

4. Për të të besuar

 

Për të të besuar,nuk më duhen betime

As dhe prova,por as dhe kohë e gjatë

A je i zoti(e zonja) mos m'u shmangesh syve

Se sytë tregojnë në je ditë apo natë.

 

5. Një mikeje

 

Fytyra jote një trëndafil i madh dhe i bardhë

Se kaq e bardhë  ishte fytyra jote,sa bora në mal

E kujtoj kështu fytyrën tënde dhe mbushem me mornica

Se jam i tëri si një det me batica e zbatica.

 

Zë e sjell fytyrën tënde në kujtesë

Dhe, pse mos ta them:-Kam debulesë.

Se plaga e vjetër rrjedh, kur i heq korën

Nëpër vargje sikur ma ndjen "oh-ën!".

 

6. Dashurinë dhe urrejtjen

 

Dashurinë e kam të madhe, të thellë, të përjetshme

Urrejtjen? Si piskamë a si një teshtitje

E nxjerr... dhe e harroj:

Si   j a s h t ë q i t j e !!!

 

7. Plagjiati

"Ha-ha bëjnë krushqit

Ha-ha dhe nusja"

Këngë shpotitëse popullore

 

Pashë një plagjiat që kërkonte "siguri"

(se mos guxoni të prekni shkrimet e tij)

Se shkrimet që ka vjedhur janë me"bukë"

Si"bankë sigurie", kish zgjedhur fejsbuk.

 

E kanë bërë dhe të  tjerë që janë krijues

Pas gjurmëve të tyre dhe ky "dejues".

Tërr s'ia bën syri që vjedh shkrime

Por që vjedh pa teklif, e quan legjitime.

 

Dikush larg e larg,i thotë me politesë

Të heqë dorë sa më parë nga ky ves

Po ku dëgjon nga ky  vesh plagjiati

(Mua nuk më dëgjon, se jam nga fshati).

 

-Ku merr vesh ti,- më tha,- mor palofshatar

Unë jam poet,- tha,- por jam dhe shkrimtar

Tash të"siguruara" i kam të miat shkrime

(Sa përfitojmë me të tilla k o p j i m e!!!)

 

8. Sa vende të bukura ka në botë

 

Sa vende të bukura ka bota

Ku dora e njeriut ka bërë mrekullinë

Duket sa nuk të ikë mendja nga koka

Sikur para teje sheh "magjinë".

 

S'do mend që prekesh e mbushesh me shend

Sado negativist apo nihilist të jesh

Por mua më shkon mendja veç tek imi vend

Se them se më të bukur nuk ke ku të gjesh.

 

Ka fusha,kodra,shkëmbinj e male

Lumenj, liqej e det

Pyje që i japin një bukuri përralle

S'ka si vendi im; e kam shpallur "MBRET!"

 

Le ta braktisë këtë vend kush të dojë

Por unë këtu dua të jap frymë.

Me asgjë tjetër vendin tim s'e ndërroj

Mbi gjithë mrekullitë e botës, është vendi im.

 

9. Nuk shoh dot njeri të brengosur

 

Nuk shoh dot njeri të brengosur

Sa e shoh, më dhimbet dhe brengën  dua t'ia heqë!

Me hallet e njerëzve shpesh herë jam nakatosur

Dhe, ndonjëherë, e kam pësuar keq.

 

Se kurrë nuk kam bërë sikur hallin nuk e shoh

Dhe kam bërë aq sa kam mundur

Nuk ka patur rëndësi: e njoh, nuk e njoh!

Por kurrë nuk  e kam përbuzur.

 

Se gjasme ky nuk është halli im

Dhe ta lë hallexhinë apo ta braktis

E kam ndihmuar aq sa kam patur"fuqinë"

Qoftë dhe i panjohur si IKS...

 

10.Përpara një të bukure

 

Hiç nuk më vjen turp që përkulem par teje

Turpi? Në dreq! Është i paskrupull

Ende i nxehtë gjaku im në deje

Të falem , të përulem,se je e bukur.

 

Tiranë, 10 korrik 2018



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora