Faleminderit
Martin Dedaj: Jetë në shërbim të dijes dhe gazetarisë
E merkure, 21.03.2018, 08:17 PM
Një jetë në shërbim të dijes dhe gazetarisë…
- Mësuesi dhe gazetari gjysëm shekullor Fran Gjoka -
Nga Martin DEDAJ
Ndonëse prej vitesh ka dalë në pension dhe mosha e tij po i afrohet të shtatëdhjetave, ai sërishvazhdon të jetë aktiv në shtypin e shkruar, saqë gati në çdo ditëshkrimet e tij plot larmi, tematika të ndryshme dhe cilësi të lartë,zënë vend në gazetat kombëtare a thua se është një gazetar profesionist dhe jo mësues.Pavarësisht se u diplomua për mësuesi dhe punoi shumë vite derisa doli në pension si misionar i dijes në shkolla të ndryshme të Lezhës, sërish zemra e tij pulsonte dhe pulson për gazetarinë, profesion i cili i ishte ngjizur që në adoleshencë teksa këtu e gjysëm shekulli më parë kur ka qenë nxnës në vitin e tretë të shkollës së mesme “Shenjaze Juka” në Shkodër, ka debutuar për herë të parënë gazetari në gazetën lokale “Jeta e Re”, duke u bërë reporter i aktiviteteve të kësaj shkollë të cilat zinin vend të rëndësishëm në këtë gazetë, njëherësh afirmuan emrin e Fran Gjokës, i cili merrte vlerësimet e stafit pedagogjik,shokëve dhe shoqeve të shkollës por dhe të penave të dëgjuara të gazetarisë së Shkodrës, që në atë kohë ishin të shumtë dhe me nivel të lartë edhe në rrafshin kombëtar. Që prej asaj kohe dhe aktualisht ai nuk resht së shkruari, shkrimet e të cilit shpërndahen për tek lexuesit në mbarë vendin përmes artikujve të ndryshëm qëbotohen në gazeta të ndryshme kombëtare dhe lokale.
Pavarësisht këtij aktiviteti dhe kontributin që ai ka dhënësi misionar i dijes, dhe në gazetarinë shqiptare për mëse gjysëm shekulli,ai vazhdon të jetë modest dhe nuk b’za, kur është puna për të folur për vehte, heshtje të cilën ja thyejnë herë pas here lexuesit e shumtë deri edhe jashtë kufinjëve, të cilët e telefonojnë dhe e takojnë për ta përgëzuar për shkrimet që ai shkruan dhe ka shkruar ndër vite. Madje shkohet deri atje saqë edhe disa Fran Gjoka të tjerë telefonohen nga lexuesit e shumtë dhe përgëzohen nga personazhet e shkrimeve, por ato i adresojnë tek ai i vërteti, që është Fran Gjoka i Lezhës, i cili prej kohësh i kaluar kufinjtë lokal dhe rajonalë, me penën e tij profesionale gazetareske në trajtimin e problematikave të ndryshme kryesisht të arsimit por jo vetëm.
Fran Gjoka u lind në Ishull-Lezhë me 24 qershor 1949, nga dy prindër fisnik malësor Dodë dhe Gjyste Gjoka. Të parët e tij kanë ardhur nga Vermoshi dhe janë vendosur aty ku dhe sot jeton Frani, afro 250-vjet më parë. Babai i tij është i pari nga vendasit që ka ndërtuar kullën dy katëshe në vitin 1946 (deri në atë kohë jeton në kasolle prej kashte ashtu si dhe shmë banorë të kësaj zone). Falë punës së tij me djersën e ballit krijoj një pasuri bajagi të mirë, që ra nësytëepushtetit të kohës, saqë përpak nuk e shpallën kulak.Mësimet e para dhe arsimin 7-vjeçar Frani i mori në vendlindje për të vijuar studimet në Shkollën e Mesme Pedagogjike “Shenjaze Juka”, në Shodër dhe më pas me korespondencë diplomohet për Gjuhë-Letërsi Shqipe.
Fillesat e punës së tij si mësimdhënës datojnë në Shtator të vitit 1970, në shkollat 8-vjeçare në Tresh dhe Manati, si mësues në ciklin e ulët.Më pas transferohet nëshollën e Ishull-Lezhës, ku për një periudhëkohe ka qenë edhe drejtor i saj, për t’ju rikthyer më pas mësimdhënies sërishnë lëndët e Gjuhë-Letërsisë në këtë shkollë deri në vitin 2000.Më pas rëndohet paksa nga ana shëndetësore dhe në vitin 2001 realizon më sukses një ndërhyrje kardiokirugjikale dhe trajtohet për një farë kohe me pension invaliteti si dhe me një ngarkesë të vogël mësimdhënie deri në vitin 2006. Nga viti 2006 e deri në vitin 2014, kohë kur dhe del në pension, shërben në Drejtorinë Arsimore Rajonale Lezhë ku ndër të tjera ndjek dhe menaxhon gazetën “DAR-VIZION”, gazetë e orjentuar komplet ndaj problematikave tëarsimit në rajonin e Lezhës e cila ishte e vetmja e këtij lloj në rang vendi në kohën e qeverisë Berisha, për të cilën u morën përgëzimit e ish ministrit të arsimit të kohës Myqerem Tafaj.
Gazetaria pasion që ende vazhdon…
Pasioni i tij i hershëm i nisur që nëvitin 1968 kohë kur ishte nxënës në vitin e tretë të shkollës së mesme “Shenjaze Juka” në Shkodër e ka shoqëruar përgjatë gjithë jetës së tij dhe aktualisht. Janë të shumë shkrimet e tij, qindra madje dhe mijëra që janë botuar në gazeta të ndryshme kombëtare dhe lokale, shoqëruar me tematika ngamëtë ndryshmetdhe personazhe të shumtë, ndërtuar mjeshtrisht dhe profesionalisht nga ana e tij, çfarë e lehtësonte absorbimin e tyre nga lexuesit jo vetëm të kultivuar.
E veçanta e gazetarit mbi gjysëm shekullor Fran Gjoka, është fakti se pothuajse nuk ka titull të mediave të shkruara të para viteve 90-të, përjashto gazetën “Zëri i Popuillit”, që tëmos jetë firma e tij. Ai ka shkruar fillimisht në; “Jeta e Re”, “Mësuesi”, “Bashkimi”, “Koha Jonë”, “Fatosi”, “Horizonti”, “Pionieri”, “Shkenca dhe Jeta”, “Revista Pedagogjike” “Lissus” etj, për të vijuar me të njejtin përkushtim dhe intensitet edhe pas viteve 90-të, në tituj të ndryshëm të gazetave si; “Mësuesi”, “Koha Jonë”, “Nacional”, “Republika”, “Tirana Observër”, “Albania”, “Shekulli”, etj pa lënë pas edhe gazetat lokale; “LissAlba”, “Dita e Re”,“DAR-VIZION”, revista “Kuvendi” etj.Në mbi gjysëm shekulli të ushtruari gazetari, Fran Gjoka vlerëson si më të sukseshmin katërkëndorin mediatik të gazetave; “Mësuesi”, “Bashkimi”, “Koha Jonë” dhe “Nacional”, por nuk len pa përmendur edhe gazetat e tjera kombëtare dhe lokale.
Teksa i kthehet në retrospektivë viteve të shkuara dhe marrëdhënieve të tij me gazetën “Mësuesi” të nisura që prej vitit 1974 ai kujton me nostalgji kohën kur filloj të shkruante nëkëtëgazetëdhe veçon disa prej atyre që e kanë dashtë dhe përkrahur në atë kohë si; Sadie Agolli që ishte sekretare kolegjiumi, ashtu si dhe themeluesi dhe kryeredaktori i kësaj gazete shkrimtari i njohur për fëmijë Bedri Dedja. Gazëtës “Mësuesi”i dedikon udhënisjen dhe suksesin në gazetari apo si të thuash çertifikimin për të shkruar në çdo gazetë.Dhe duhet thënë se që nga viti 1974 e në vijim Fran Gjoka ka qenë ndër gazetarët më aktivë të kësaj gazete në rang kobëtar.
Falë shkrimeve të shumta në gazetën “Mësuesi”, shumëshpejt Fran Gjoka do të bëhëj një emër i spikatur i medias së shkruar shqiptare dhe filloi të bashkëpunoj me gazetën “Bashkimi”, që aso kohe ishte njëra ndër gazetat kryesore të kohës, si dhe me gazeta të tjera. Aso kohe “Bashkimi” kishte rubrika të posaçme për arsimin, kulturën, mbrojtjen etj. Dhe ai filloi të shkruaj duke zënë vend të rëndësishëm në këtë gazetë, ku nga ajo kohë veçonpër mbështetjen dhe inkurajimin qëi kanë dhënë;Murat Gecajn, që ishte redaktor i kësaj gazete në atë kohë, si dhe kryeredaktorët Hamit Boriqi, e më pas Qemal Sakajeva etj.
Janë të shumtë emrat e spikatur të gazetarisë dhe shkencës shqiptare prej të cilëve Fran Gjoka ka patur mbështetje dhe për këtë ndjehet i privilegjuar dhe u është mirënjohës, duke shpresuar që jua ka shpërblyer me punën e tij në gazetari dhe mësimdhënie, ndër të cilët veçon; Bedri Dedjen, Sadije Agollin, Hamit Boriçin, Qemal Sakajevën, Kozma Grillon, Thoma Qendron, Ilir Kaninin, Viron Konën, Sali Hamzain, Andon Andonin, Vjollca Spahon etj.
Ndonëse para viteve 90-të korniza e shrimeve ishte e paracaktuar dhe nuk duheshin shkelur vijat e kuqe, Fran Gjoka brenda mundësive të krijuara dhe falë talentit dhe intuitës së tij, por dhe emrit qëtashmë kishte krijuar, ka arritur që të trajtojë edhe problematika të arsimit dhe jëtës në tërësi të asaj periudhe, madje edhe të kritikojë gjëra që nuk shkonin mirë, duke sugjeruar pse jo edhe rrugëzgjidhjet oportune. Frani në tërsinë e tij kishte punë me fenomenin dhe jo me individin, pasi ai për nga formimi dhe karakteri ishte dhe është përtej se i drejtë dhe për këto cilësi njihet tashmë. Ai nuk pajtohet kurrë me padrejtësitë, përkundrazi përballet dhe i denancon ato, ndaj dhe kritikat e tij kanë shërbyer dhe shërbejnë në përmirësimin e punëve. Se ato janë të të drejtpërdrejta dhe jo meskine dhe pas krahëve siç ka ndodhur dhe rëndom ndodh edhe në kohët e sotme. Ndërsa pas viteve 90-të, me ndryshimet demokratike që u bënë në Shqipëri u çbunkjerizua edhe shtypi dhe mori udhë fjala e lirë. Në këtë oaz lirie mendimi dhe fjale, Fran Gjoka, do të bëhej dhe është një zëi fuqishëm i gazetarisë shqiptare, duke u bërë lëvrues i pothuajse të gjitha zhanreve të gazetarisë dhe publicistikës. Ndër të cilat veçojmë opinionet dhe shkrimet e tij të karakterit psiko-social dhe psiko-pedagogjik në shërbim dhe funksion të arsimit dhe marrëdhënieve mësues-nxënës-prind.
Teksa na flet për këtë raport ai thotë se; “Mësuesi duhet të jetë pjesë e rrugëtimit të fëmijëve drejt udhës së tyre të dijes dhe një të ardhmje sa më të mirë për ta, duke synuar përgatitjene tyre profesionalisht dhe moralisht për të patur mundësinë e përballimit me dinjitet dhe krenari të jetës. Me të drejtë mësuesi shihet si prind i dytë për fëmijët e shkollës, pasi dashuria e tyre është e madhe, dhe një pjesë të mirë të kohës e kalojnë së bashku.Problemet që hasin në udhëtimin e gjatë të jetës, fëmijët i ndajnë me mësuësit e tyre, pasi me ta ndihen më të lirshëm dhe më të sigurt. Por vlerësimi për këtë profesion fisnik është i paktë, teksa sheh se në degët e mësuesisë shkojnë nxënësit më të dobët, pasi kërkesat dhe kriteret për të ndjekur këtë profesionjanë më të ulta krahasuar me profesionet e tjera, pa harruar faktin se edhe pagat dhe trajtimi i mësuesëve vazhdon të jenë nën nivelin mesatar të republikës, ndërkohë që në perëndim profesioni i mësuesit është ndër më të paguarit”.
Mësuesi dhe gazetari Fran Gjoka edhe pse ka dalë në pension këshillon institucionet shtetërore që t’i kushtojnë më shumë vëmendje arsimimit të fëmijëve. Kjo zë fill me përgatitjen e mësuesve, hartimin profesional të teksteve, ndërgjegjësimin e prindërve për nevojën e arsimimit të fëmijëve që ata të marrin sa më shumë dije, me qëllim që ata të jenë të aftë që të marrin përsipër përgjegjësitë e duhura, në organizmin dhe drejtimin e ekonomisë, apo dhe të politikës, në dobi të zhvillimit. Vetëm kështu i kemi shërbyer të ardhmes dhe zhvillimit perspektiv të vendit.
Familje kulakee mbetur në tentativë…
Babai i tij Dedë Gjoka ka qenë një malësor fisnik që ka ruajtur dhe trashëguar tiparet e të parëve të tij të ardhur nga Vukli.U rrit jetim që në moshë 2-vjeçare dhe kur ishte vetëm 17-vjeç bëhet zot shtëpie, duke marrë përsipër drejtimin dhe mbajtjen e saj.Ka qenë një burrë me karakter të lartë, i shquar për besë e burrëri, punëtor i pashoq dhe me një tamaf të madh për punë. Familja e tij shumë shpejt u bë ndër mëtëkamurat (pasurat) dhe ndër tëparat që ndërtoj në vitin 1946 kullën dy katëshe në Ishull Lezhë, pasi siguroi shumë të ardhura nga punët e ndryshme që bëntë. Ka punuar shumëvite si furnizues me dru të furrës së qytetit ku furrtar ka qenë Shaqir Dibra, i cili më vonë u bë drejtues ilartë në rreth. Malësori Dodë Gjoka kryente njëherësh edhe punë të tjera, duke bërë të mundur të krijonte shumë të ardhura për familjen, saqë u diskutua gjatë për pasurinë që kishte vendosur me djersën e ballit por që deshën ta bënin kulak.Vërtet ka qenë paksa i sertë në menaxhimin e ekonomisë por ama shpërthente në odën e miqve teksa sërvirte mikpritje shoqëruar me bollëk asortimentesh.
Ai ka qenë një malësor tipiki gjatë dhe i dobët, punëtor i paparë.Në vitet 1965-1968, ka qenë ai që ka zgjatur futjen e Ishullit të Lezhës, në kooperativë.Pasi fshatarët nuk pranonin të futeshin në kooperativë pa hyrë edhe Dedë Prek Gjoka. Për këtë paria e rrethit vinin e i bënin rixha disa herë,që ai të hynte në kooperative por menjëherë sapo preknin pragun e kullës së tij,u printedhe i fuste në kullë dhe jua bante si i themi ne,“deri në kupë të gjurit” me të hangërme e të pime, saqë ata harronin pse kishin ardhur, por edhe pse i kishte pritur e përcjellë si mos më mirë, sërish deshtën ta shpallnin kulak. Ka qenë ndërhyrja e Shaqir Dibrës, që e ka shpëtuar pa u bërë kulak, pasi kishte punuar me të dhe i njihte mirë.Dedë Gjoka është ndarë nga jeta në vitin 1989, duke lënë tre djem; Nikollin, Gjokën dhe Franin, njëri më i mirë se tjetri.
Ndërsa nëna e tij Gjystjae Gjek Bujajt bijëBujajsh të Selcës, e këtij e fisi të njohur në Vermosh ka qenë me kuptimin e vërtetë të fjalës një zonjë e vërtetë dhe fisnike, me zemër të madhe.Shumë e dashur dhe mikpritëse, gojëëmbël dhe bujare.Shembull i femrës malësore me gjithë karakteristikat e saj më të fisme.Gjystja ka patur pesë motra dhe një vëlla të vetëm Mark Gjek Baba (Bujaj), që kaloi një kalvar të gjatë nëpër burgjet e diktaturës komuniste.Një burrë fisnik si ai dhe antikomunist i vendosur.
Dy prindërit e Franit janë ndarë nga jeta, por kanë lënë pas emrat e tyre të mirë si dhe fëmijët, nipat dhe mbesat, që nuk do ti harojnë kurrë.Xhaxhai i tij Mark Gjoka, ka qenë partizan në Brigadën e 23-të Sulmuese dhe shoferi i parë i shëndetësisë së Lezhës.Është ndarë nga jeta 10-vjet më parë, por Frani e kujton me respekt teksa atij i dedikon emrin e tij. Ka qenë axha Mark, që ka këmbëngulur tek babai im, që unë të kisha emrin e gjyshit, duke trashëguar kështu brez pas brezi emrat e të parëve siq ndodh në fiset malësore, na thotë Frani.
Një amanet dhe kujtim…
Janë të shumta amanetet që prindërit e tij të dashur i kanë lënë Franit, të cilat i kujton me nostalgji dhe i ruan me fanatizëm ashtu si dhe kujtimet e shumta nga jeta e tij familjare por dhe si mësues e gazetar, të cilat do të donin radhë të gjata për ti risjellë, por po veçojmë dy prej tyre; Amanetin e babësi cili kur pat marrë vesh se mua po më kërkonin me ngulm të hyja në parti më pat thënë se: “Nëse pranohesh or bir në parti do ta baj shtëpinë në vehte tek kopshti i laknave”. Kam përdorur lloj lloj arsyesh për të mos u pranuar në parti, dhe për ti qëndruar besnik amanetit të babes, duke u thënë se “Me partinëjami të gjithë dhe asaj po i shërbejmë”, por pa treguar asnjëherë amanetin e tij, se kaq donin ato të partisë dhe babai im kishte përfunduar pas hekurave, se edhe kulak deshën ta bënin.
Dhe një kujtim të bukur Frani e ruan nga Festivali Folkrorik Kombëtar Gjirokastër 1978.Gazeta “Mësuesi” më dërgoj atje për të shoqëruar grupin folkrorik të Lezhës dhe pasqyruar aktivitetin.Kam qëndruar në Gjirokastër dhe rrethinat për 21-ditë rrjesht dhe që nga ajo kohë më mbeti nëmendje drejtuesja e festivalit, e cila ishte një femër me pashi të rrallë, mbi të cilën gjithçka kishte vënë zoti, pasi me të vertetëishte një perri si i thonë dhe e kishte emrin Ortenca. Pasi u martova dhe më lindi vajza e parë ja vura emrin Ortenca, që do të thotë lule bore dhe e vërteta është se edhe Ortenca, vajza ime është një lule vërtet e mrekullueshme.
Jeta familjare…
Ka qenë fillimi i viteve 80-të koha kur është njohur me bashkëshorten e tij të nderuar Gjelina dhe ajo e profilit të mësuesisë.Aso kohe në Tetor të vitit 1981, studnetët e Shkodrës kishin ardhur për punë prodhuese në Breg të Matës.Dhe Franit i ishte ngarkuar detyrë nga redaksia e gazetës “Mësuesi”, të shkruante për punën e studentëve, të cilët punonin për drenazhimin e fushave të bregut të Matës. Aty është njohur me Gjelinën më të cilën janë martuar një vit më vonë, kur ajo ishte në vitin e dytë të fakultetit, me të cilën kanëtre vajza: Ortenca e cila është e martuar, punon si punonjëse socilale ka tre fëmijë dhe jeton familjarisht në Itali; Tilda e diplomuar për Financë në Milano dhe punon në një bankë atje dheështë e martuar, ka një vajzë dhe jeton familjarisht në Itali; si dhe Benedeta çelësi apo “Orakulli” i shtëpisë.
Fran Gjoka njihet si një familjar model, bashkëshort dhe prind shembullor dhe i përkushtuar për familjen. Aijeton në Ishull-Lezhë afro 2 km larg nga qyteti (në të majtë të autostradës kur futesh për në Lezhë nga rruga e tregut), në një shtëpi të arreduar për merak dhe të mbushur rreth e qark me shumëllojshmëri drurësh frutorë, agrumesh, vreshtash dhe lulesh, që përbëjnë në vetëvehte një oaz arkëtues dhe çlodhës të lakmueshëm, që shërben pse jo edhe për frymëzimin e tij për të shkruar edhe tani kur po shkon drejt të shtatëdhjetave, edhe pse nuk jepet dhe e ka një brengë të madhe në shpirt, pasi me 14 qershor 2006 në moshën 14-vjeçare, i humb jetën tragjikisht nga një aksident automobilistik djali i vetëm Bernardi.Teksa e kujton atë ditë të zezëqë i mori jetën djalit të tij, të mbyllur brenda tre numrave katërmbëdhjetë, me lot në sy Frani kujton se; “Atë ditëdjali kishte 14-vjetorin e lindjes. I dhashë 1000 lekë të reja me vehte për të qerasur shokët.Në pushimin e madh kishte marrë shokët e klasës dhe i kishte qerasur me nga një pilaf. Pasi kishin hëngër dolën nga lokali dhe teksa po bisedonin në anë të rrugës qëështë afër shkollës, një automjet vjen drejt nxënësve dhe përpin djalin tim të vetëm. Ç’të them më tepër këtu u shua jeta e tij, pse jo dhe e imja”. Dhimbjaqe e madhe për prindërit shembullorë Fran e Gjelina Gjoka, dy vajzat e tyre; Ortenca dhe Tilda, familjarë e të afërm, miq e shokë qëi kanë të shumtë. Dhimbje për vëllain që se ka njohur ka edhe Benedeta e vogël që shkon dhe e përkëdhel disa herënë fotografinë tek varri i tij.Madje që prej asaj kohe nëna e Bernardit e la shkollën e Ishullit dhe shkoi në shkollën private jopublike “EFFATA” në Pllanë, ku dhe vazhdon të japë mësim aty. S’mund të duronte të shihte çdo ditë vendin ku dha jetë apo më mirë më thënëja morën atë djalit të saj. Dhe kishte të drejtë për besë, se zemra e nënës lëndon më shumë sesa e gjithkujt për engjujt e saj.Por jeta kështu e ka dhe duhen pranuar ashtu siq ajo të vijë thotë Nënë Tereza”.
Ndonëse i tronditur dhe me zemër të thyer Frani e mblodhi veten për të vijuar ta jetojë jetën.Dy vajzatu rritën dhe krijuan familje dhe zoti i fali një engjyl tjetër vjazë, Benedetën qëështë në klasën e katërt, e cila është si të thuash ilaçi shërues i zemrës së tij dhe nënës së saj të dashur si dhe motrave që e duan shumë. Dhe Frani edhe pse ka dalë në pension punon në bahqen e tij dhe nuk heq dorë së shkruari me orë të tëra përpara kompjuterit, duke i dhënë jetë jetës së tij dhe familjes, ashtu siq ka thënë Nuri Dragoj në një shkrim dedikuar atij se; “Fran Gjoka nuk pushon së shkruari. Sa duket është ngacmuar nga thënia e Sami Frashërit:Njeriu nuk është i përjetshëm, le të përpiqet të jetë e pavdekshme ajo që do të thotë dhe ajo që do të bëjë.Jo secili prej nesh mund të bëjë gjëra të mëdha, shprehej Nënë Tereza, por të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla, me dashuri të madhe.Dhe Franit, nuk i mungon dashuria.Jeta është interesante.Gjithçka lidhet me dijen, me arsimin. Historianët e nesërm, në mungesë të dokumentacionit të shkruar, nuk do të mund të deshifrojnë muranat e trishtuara dhe gjuhën e varreve modeste, me një gur si amanet sipër kokës. Ata nuk do ta kuptojnë dot, përse në vitin 1878, Lidhja Shqiptare e Prizrenit nuk e shpalli dot autonominë e Shqipërisë, dhe se çfarë vendi zë në atë histori gjuha shqipe, mësimi i brezave me shkrimin e saj. Pa arsimim, pa zhvillimin e gjuhës së shkruar, pa mendjen e mësuesve që përcjellin tek brezat njohuritë e nevojshme, për të gjitha degët e shkencës, do ta kenë të vështirë të kuptojnë, përse në vitin 1944, kishte më shumë krisma pushkësh sesa cicërima zogjsh. Përse pas luftës pati më shumë taksi nusesh sesa traktorë dhe, pas vitit 1990, kishte më shumë refugjatë se sa banorë. Por shkrimet e Fran Gjokës, i orientojnë për të mos gabuar”.
U përpoqa që përmes këtyre radhëve të sjell për lexuesit atë që ka shkruar dhe shkruan çdo ditë për ne, por kur është puna për të thënë diçka për veten e tij, mbilidhet dhe nuk b’zanë, duke shpresuar që këto pak radhë të shërbejnë për autoritetet vendore dhe rajonale të Lezhës, për të adresuar ndaj tij një vlerësim për kontributin që ai ka dhënë në shërbim të dijes dhe si lajmës i zellshëm për një periudhë mbi gjysëm shekullore.
Lezhë, 21-22 Shkurt2018