Mendime
Neki Lulaj: Bashkëshortja e poetit
E enjte, 15.03.2018, 11:44 AM
Neki Lulaj
BASHKËSHORTJA E POETIT
Bashkëshortja e poetit është e dënuar
Ta bëjë gjumin vetëm kur netët vijnë
Sa troket muza e frymëzimit, ngrihet pa përtuar.
Ai zgjohet nga krevati e merret me poezinë.
Kalon natën si zogu mbi një dru të lodhur
E nata fshin djersën e ftohtë, vetë mrekullinë
Herët në mëngjes i prish gumin bashkëshortes
Kur kthehet në krevat me këmbët akullimë.
Bashkëshortja e poetit është e dënuar
T’i lexojë poezitë romantike dhe erotike
Shpesh herë bëhet edhe xheloze e nevrike
Për vargjet e poetit që rrjedhin me buçitje.
E dongu i tallave te cigareve shtohet te kllaniku.
Në natën e thellë peshkon vrullshëm frymëzimi
Kallinjtë e poezisë rriten si grurë korriku
Sa lëshon dritë vargu i yjëzuar i gëzimit.