E premte, 11.10.2024, 11:08 PM (GMT+1)

Mendime » Nexhipi

Reshat Nexhipi: Vendin e Lekës ta zërë Skenderbeu

E marte, 13.03.2018, 07:03 PM


Vendin e Lekës së Madh në Shkup, duhet ta  zërë Skenderbeu

Nga Reshat Nexhipi

Meqënëse emri i Lekës, u hoq nga aeroporti, të njëjtin fat do ta pë sojë edhe përmendorja e tij nga qendra e qytetit. Kjo nuk do të tho të se duhet të ,,çkulet,, e tërë ,,piramida,, por në të njëjtin baza ment, të vendoset Skenderbeu, kurse në vend të tij të qendrojë Pjetër Bogdani, siç ishte paraparë me një marrëveshje ndërpartiake. Pra, siç thotë populli: ,,Një udhë e dy punë,, dhe duke kurcyer shpe nzime të mëdha. Ky ndryshim, do kënaqte jo vetëm shqiptarët, por edhe maqedonasit, edhe myslimanët edhe të krishterët, sepse, një pjesë e konsiderueshme e maqedonëve, bashkë me disa shqipfolës tanë, të kësaj dhe asaj ane të kufirit, nënën e Skenderbeut-Voi savën, e quajnë sllave, ndoshta edhe emri i Pjetër Bogdanit do t iu tingëllojë njësoj. Do dal një çikë nga tema dhe lidhur me Voisavën, një albanofobi, i kam thënë: Ju edhe Majkon, Nanon, Finon, Mi lon, Edvin Kristaq-Ramën,  etj. mund t i shpallni për maqedonas, përveç Lakrorit  dhe Topit  me mbiemra puro-shqiptare, që si lot dot as arma që mban mbiemrin e këtij të fundit. Të lëmë shakatë mënjanë  dhe t i kthehemi Skenderbeut i cili mezi pret të zërë ven dit ku i takon dhe të largo het nga një vend ku asnjë nuk e shikon.

Nuk e thashë rastësisht fjalën ,,i takon,, por bazuar në argumente të pakontestueshme, disa nga të cilat, po i prezentoj në vijim. Leka, kurrë s ka shkelur në Shkup, sepse kufijt e shtetit të tij-Maqedo nisë së Vjetër pra, ishin deri në Velezin e sotëm, ose Bylazorën e atëhershme, emër ky që ka domethënie të gjuhës shqipe-bylezik, sepse, atë formë, ka, pothuajse, edhe sot e kësaj dite, ky qytet. Nuk ka depërtuar dot më në veri, sepse nuk përballonte dot qendresën e dardanëve ilirë, të cilët Shkupin e kishin kryeqendër të tyre.  Për dallim nga Leka, Skenderbeu, ka qenë, të paktën,dy herë në Shkup, njëherë si mik, herën tjetër si armik. Kur them si mik, fjalën e kam për  marrëveshjen e tij që bëri aty me sulltanë,  lidhur  me  ndërpre rjen e luftës, gjë, të cilën, heroi ynë, e respektoi, por jo edhe sullta ni, prandaj dhe rezistenca e shqiptarëve, nuk u ndërpre, duke e rrezikuar edhe Shkupin. Lidhur me këtë, dr. Petar Popovski, në li brin e tij ku shtuar Skenderbeut, Shkup, 2005, f. 471, shkruan se,  ky i fundit, me 6.000 ushtarë, kalorës...arrijti në Shkup, duke e rre thuar logorin e Jusuf Pashës, ku ki hte 18.000 ushtarë dhe me një manevër të sukseshëm  nga të 4 anët, e sulmoi ushtrinë në gju më, duke shka këtuar masakër të vërtetë, kurse Jusuf Pashën  me ca të tjerë i ndo qi deri në Edrene. Në frontin e luftës , në fushën e Shku pit mbetën 1700 ushtarë turq të vra rë,, etj.

Përveç në Shkup, Skenderbeu ka qenë edhe në Prilep dhe Ma nastir, gjë të cilën e dëshmojnë Gligor Përliçev në poemën e tij ku shtuar heroit tonë kombëtar, si dhe kënga ,,Skenderbeg i mome bi tollsko,, (Skenderbeu dhe vajza e Manastirit). Mirëpo, ajo që është më thelbësore dhe më motivoi më tepër të propozoj atë që qendron në titull, është fakti i pamohueshëm, aspak diskutabil, që  Sken derbeu, e mbajti gjallë emrin Maqedoni, sepse, pas vdekjes së Le kës së Madh, teritori i tij, u nda në disa pjesë, të cilat fituan emra të ndryshme, nvarësisht nga okupatorët, kështu që, fjala Maqedoni, filloi të zbehet dhe të harohet. Për fat të mirë, në skenën historike, u paraqit Skenderbeu, i cili, me betejat legjendare që i zhvilloi edhe në teritorin e Maqedonisë së sotme, për të cilat dr. Ilmi Veliu, ka shkruar mjaft, emri Maqedoni, filloi përsëri të dëgjohet dhe të afi rmohet an e mbanë botës. Prandaj, nuk ishte gjë e rastësishme që Marçin Bjelsi, shkencëtar i shquar, siç duket polak, në librin e tij “Kronika e tërë botës”, e botuar në Poloni, më 1551, Skende rbeun e quan “Princ shqiptar i Maqedonisë” (Folklorot i etnologi ja ta vo Bitola i Bitolsko, Manastir, 1981, f. 287 artikull i Kole Simi tçiev).

Përveç kësaj, Skenderbeu ka lojtur rol të madh për shëndrimin e Manastirit në qendër vilajeti dhe qytet konsujsh. Ja pse:Sulltani e kish dëshmuar trimërinë e Skenderbeut, sepse, e kishte peng në Edrene, prandaj dhe për të përballuar rezistencën e tij dhe të shqip tarëve pas tij, u detyrua të sjellë në Manastir ushtri të madhe, për nevojat e të cilëve, u ngritën edhe objekte ushtarake, ekonomike, siç është  edhe bezisteni i sotëm etj., me çka, ky qytet, të cilin tu rqit  e gjetën vetëm me një manastir, prandaj dhe e quajtën me këtë emër, e ndroi krejtësish pamjen gjeografike, duke u shëndruar edhe  në qendër  më të rëndësishme ushtarake në Ballkan dhe më gjerë.

Kur sulltani u bind se me forcë nuk pengonte dot rezistencën shqiptare, e filluar nga koha e Skenderbeut, vendosi këtë ta kryente përmes islamizimit të tyre, prandaj dhe, në këtë qytet, u ngrit xha mia, sipas disave, e parë në Ballkan, kurse pas saj, u renditnë edhe 70 të tjera, kështu që Manastiri, përveç si qendër ushtarake, u bë edhe qendër e rëndësishme fetare etj., me çka u krijuan kushte të favorshme për t u shëndruar edhe në qendër vilajeti dhe në qytet konsujsh, pastaj dhe në qendër të lëvizjes kombëtare shqiptare dhe vendlindje e alfabetit ose siç e quaj unë: vendlindje e 36 muzave të shenjta ,,shqiptare,,.Kalimthi të them se rolit të Skenderbeut dhe Ali pashë Tepelenës në avancimin e Manastirit,  i kam kushtruar një shkrim të posaçëm të cilin  autori i portalit VOAL,  e ka ven do sur në shkrimin e tij të gjatë-Kongresi i Manastirit By voal. Ch No vember  14, 2015) por pa emrin tim, edhepse autorin e tekstit në vi jim-Driton Dikena, e ka evidentuar! Kërkoj falje për këtë ndër hy rje jashtë temës, por e bëra me qëllim sepse raste të tilla kam hasur plot që kanë të bëjnë me shkrimet e mia për të cilat kam punuar muaje të tëra. Këto fenomene negative, për të mos i quajtur plagjiat, më detyrojnë  shkrimet me vlerë t i dërgoj në dy portale, veprim ky i cili nuk është në  nytyrën  e karakterit im.

Disa fjalë për gjuhën shqipe

Meqenëse, zyrtarizimi i  kësaj gjuhe, po problematizohet, vendosa të  të them  këtë në vijim. Nuk është modeste, por rasti e kërkon të tregoj se në vitin 1996, pra, përpara rreth 20 e ca vjet, në javoren  ,,Fokus,, të Shkupit, nr. 41, u publikua shkrimi im relativisht mjaft i gjatë, kuptohet në maqedonisht, me titull: Pa njohjen e gjuhës shqipe, nuk mund të kuptohet historia e Maqedonisë së Vjetër. Në atë tekst, veç tjerash, thosha dhe përsëri po them: Avallë nuk është turp për një profesor  maqedonas të historisë ose gjeografisë, të mbledhë supat nëse ndonjë nga nxënësit kërkon të dijë prej tij kuptimin e termeve Maqedoni, Maqedonas, Shkup, Bitolla, Vardar, Dragor, Drin, Pellagoni, Pollog, Qafasan, Matka,  dhe qindra toponime të tjera në Maqedoni, mos flasim për emrat Athinë, Romë, Paris, Marsej, Algjeri, Ballkan, Dalmaci, Venedik, Via Egnacia, Trojë etj.?

Pasi ua tregonja kuptimin  termeve të posatheksuara,  për t i bin dur se çfarë rëndësi ka njohja e gjuhës shqipe, si shembull merrnja shkrimtarin e shquar Dimitar Milladinov, i cili, termet e pa njohura greke, nxënësve ua sqaronte përmes fjalëve shqipe, si dhe shembu llin e Gligor Përliçevit i cili duke falenderuar  gjuhës shqipe, u afi rmua edhe jashtë Maqedonisë, gjë që vlen edhe për Milladino vin.  Për të bindur edhe më tepër të pa bindurit dhe albanofobët ko kë fortë, në ,,Fokusin,, e lartpërmendur citonja shkencëtarë të shquar, siç është  Gjusepe Catapango, i cili thotë se Shqipja është folur rreth 12.000 vjet më parë, Dimitar Canko, shkencëtar bullgar: “Gjuha shqipe është vajzë e gjuhës pellazge dhe ilire etj.,mos fla sim për akademikun e shquar francez Maurico Druon i cili, shk ruan se shqiptarët janë popull ndër më të vjetër në botë, kuptohet që kjo vlen edhe për gjuhën e tyre. Ky, nuk është shqiptar që t i ngjitnim ndonjë bisht dhe mos i besonim. A vallë nuk duhet  të mburen bashkëvendasit tanë që gjuha e tyre, të  bëhet ,,motrimë,, me një gjuhë kaqë të lavdishme? shtronja pyetjen, por pa marrë kurë përgjigje.

I theksova pak më sipër pyetjet që mund t iu bëhen  profesorëve maqedonas,  sepse, të tilla, më parashtroheshin nga  studentët e mij në Universitetin e Manastirit, por unë, për dallim nga kolegët maqe donas, edhe pse isha i vetëdishëm që ishin provokative të kurdisura nga UDBA komuniste, ndërgjegjja nuk më lejonte të ngre supat dhe të them nuk e di, me çka mund të mos shpallesha për ,,Tepë ricë teknologjike,, dhe mos kisha pension 300 euro, por të paktën 1000, pra, do kisha standard të lartër, nuk do isha në ,,burg shtë pijak,, do  shisnja çallëme nëpër kafene,  por ama  fëtyrën do ta ki sha  katran të zezë, si unë, ashtu edhe  pasardhësit e mij, fis dhe fa refis. Se ç dua të them me këtë, dhe se çfarë mesazh është ky për politikanët tanë, analistët, deputetë etj., lidhur me zgjedhjen e çështjes të gjuhës, emrit të shtetit, vendosjen e përmendoreve të Bardhylit dhe Mitat Frashërit në Manastir, ngritjen e Konsullatës shqiptare në këtë qytet etj., nuk ka nevojë për  koment tjetër.

Në vend të përfundimit

Jam i ndërgjgjshëm që këto iniciativa të mia, ndonjë do t i quajë utopi, gjë që, tani për tani, edhe mund të jenë, por, jo edhe kur të hymë në Evropën e civilizuar. Pra, një ditë, këto, jam i sigurtë që do realizohen, por, të shërbehem me fjalët e Sali Butkës,, legjen dës,, së Kolonjës: Në kohë të pleqërisë, më erdhë plagë të rënda, për shkakun e përmendoreve, që su bënë, si ma kish ënda. Ato,  një ditë do bëhen,   po, vallë  do t i sho unë,  të tjerët do gëzohen, është e ditur kjo punë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora