E diele, 28.04.2024, 03:14 PM (GMT+1)

Mendime

Sejdi Peka: Atdheu të mos mbetet sa një thupër

E diele, 04.03.2018, 11:02 AM


QË ATDHEU IM TË MOS MBETET SA NJË THUPËR

Nga Sejdi Peka

Kam mbetur mjaft i tronditur, kurë Presidenti Nishani u prononcua publikisht,  se sipas disa mediave greke, është e mundur që marrveshja “për detin”të jetë nënshkruar ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj greke në mënyrë të fshehtë dhe tinzare.Presidenti Nishani është dhe mbetet një burrë shteti që shumë rrallë i lindin Shqipërisë.Dhe kurë shqetsohet ky shqiptarë i madh, të gjithë jëmi të shqetësuar.Ky veprim arbitrarë dhe kundër interesave kombëtare, do të ishte shkalla më e lartë e një trathëtie kombëtare.Kuptohet se këtë akt pa precedent, Edvin Rama dhe marjoneta e tijë Ditmir Bushati e bëjnë për interesat e mbajtjes së pushtetit dhe jo për të mirën e Shqipërisë, pasi Greqia mundet të bëhët faktor që Shqipërisë të mos i hapen negociatat për në BE dhe kjo do t’i ndërlikonte mardhënjët me opozitën dhe me mbarë popullin shqiptarë, që me gënjeshtra të tilla se sot dhe nesër “jemi vetëm një hap nga hapja e këtyre negociatave”.Tani gënjeshtrat kan mbaruar dhe kjo qeveri megjith këto skandale me shum gjasa do të largohet nga sytë këmbët nga zëmrimi i popullit.Kur kam qenë fëmijë, më kujtohet se një plakë e fshatit i mblidhte kalamajt e fshatit kurë “ylberi” shfaqej në shpatin e malit përballë pas një shiu i një dite vere dhe u thoshte se po t’a kapërceni “ylberin”vajzat do të bëhëshin djem.Dhe vraponin fëmijët deri sa “ylberi”zhdukej në horizont.Kështu po na ndodh neve shqiptarve në këto tri dekada të pas rënjës së diktaturës, duke rëndur pas “ylberit”të BE si ata kalamajt e fshatit.Një miku im, poet kosovar B.Muhadri, ka të shkruar një poemë, ku në mes të tjerave ka një varg të tillë se “mbete sa një thupër ti Atdheu im”.T’u  vësrsulën çakejt nga ta katër anët në kohë të ndryshme edhe kockat për t’i bluar.Shqipëria ime është  aq sa është edhe e Edvin Ramës  dhe e Ditmir Bushatit apo e një njeriu që shtëpinë e tijë e ka ndërtuar në një cep të Atdheut.Në këtë pikpamje ata nuk kan asnjë të drejtë të japin as edhe një centimetër të Atdheut tim për karrikën e tyre të qelbur tashmë.Ajo centimetër është e imja sa është edhe e jotja ti shqiptar i kudo ndodhur, këtu në Shqipëri në diasporë apo në eksod masiv i larguar në kërkim të një jete më të mirë, i larguar nga varfëria ekstreme, papunsia, terrori policorë i një bande që ka uzurpuar pushtetin me mjete të dhunës dhe terrorit.Po nesër kjo shpresë e humbur do të ngjallet.Dhe ti do të kthehesh në Atdhe, ku “balta është më e ëmbël se mjalta”.Sinqerisht dëshëroj të jem i gabuar, por sot Shqipëria dhe Kosova janë barazvlefshëm të rrezikuara të lëshojnë territore ashtu si në vitin 1913 nga vendimet e padrejta të Konferencës së Londrës, apo në Konferencën e Versajës në vitin 1920.Ka një ndryshim.Në Konferencën e Versajës, Shqipërinë e mbrojti Amerika dhe Presidenti Uillson, se sot nuk do të ekzistonim si komb.Nëse në atë kohë kërcënoheshim nga fuqitë europiane dhe ruse për të knaqur interesat shovene të këlyshve të tyre ballkanik, sot Atdheu i shqiptarve kërcënohet edhe nga interesat e trathëtarve,  që Shqipërisë nuk i munguan asnjëherë për fatin e sajë të keq, që t’a shesin Atdheun për t’u pasuruar dhe mbajtur pushtetin si çifligun e tyre.Kurrë mos e pafshim Bashkimin Europian nëqoftëse për të hyrë në këtë union që ka qenë ëndërra e shqiptarve, Shqipëria duhët ti falë Greqisë apo fqinjve të tjerë territoret e sajë.Po themi, se mjaft jemi tkurrur dhe Atdheu im ka mabetur sa një thupër.Në vitin 1821, Greqia me ndihmën e Gjermanisë dhe të Anglisë fitoj pavarsinë e sajë nga Turqia.Në këtë përpjekje dhe lufte të përgjakshme, një kontribut të jashtzakonshëm kan dhënë edhe shqiptarët, që tani dikush i quan “Arvanitas”.Po përmend një fakt historik.Në atë kohë nga Gjermania dhe Anglia, ngjashëm si u dërgua në Shqipëri Princ Vidi pas shkapalljës së pavarsisë në Shqipëri, dërguan në Greqi Mbretin Oto me origjinë angleze.Oto, më parë se të shkonte në Greqi si mbret, u kujdes që të mësonte gjuhën greke.Por shkruan në kujtimet e tijë se “mbeta mjaft i habitur kurë në rrugët e Athinës shumica e njerzve flisnin shqip”.Dhe në kohë të ndryshme, kurë koha ishte kundër teje, mjaft u tkurre ti Atdheu im.Nuk ka mbetur pëllëmbë e kësaj toke pa u larë më gjak shqiptari, për të mbrojtut tz Shqipëri.Shqipëria është e mbushur me varre të të huajve që e lakmuan Atdheun tim.Sigurisht që nuk më ka pyetur njeri, por unë kam qenë kundër vendimit të qeverisë shqiptare apo edhe të Presidentit Berisha, kurë ka lejuar që ushtarët grek që u vranë gjatë luftës italo-greke në tokën shqiptare të varroseshin në Përmet apo në Kosinë.Greqia , ushtarët e sajë duhej t’i merrte dhe t’i varroste në Greqi, atje t’u bënte permendore apo çfar të dëshëronte.Por jo këtu në Shqipërinë time.Sipas kësaj llogjike, duhët të kërkojnë t’u lëshojmë tokë për varre të gjith pushtuesve si turqve, austriakve, italianve, malazezve, serbve, bullgarve dhe toka jonë nuk do të na mjaftonte për të siguruar bukën e gojës, do të mbushej me varre, do të mbeteshim pa shtëpi, pa qytete, pa fshatra.Me të drejtë Shqipëria u ka lëshuar tokë për varre ushtarve anglezë.Ata erdhën në Shqipëri , për të ndihmuar shqiptartë të çlirohën nga fashizmi dhe jo si pushtues.Edhe në atë kohë qeveria Berisha, për hirë të mardhënjeve më Greqinë, për të mbajtur interesat me BE, u bë ky lëshim i pa nevojshëm.Por sot çfar po ndodh?Edvin Rama po e mbushë të gjithë jugun e Shqipërisë “me varre të ushtarve grek”që gjoja u vranë në luftën italo-greke.Po them “gjoja”se makutëria e qeversë greke ka arritur deri atje sa që edhe ushtarët italian që jan vrarë në këtë luftë, po varrosën si “ushtarë grek”.Edhe varret e fëmjve të shqiptarve po varrosën dhe numurohën “si ushtarë grek”të vrarë në luftë.Po vallë kjo luftë a ishte për të çliruar apo për të pushtuar Shqipërinë.Shqipëria ishte e pushtuar nga Italia fashiste dhe po pushtohej nga Greqia fashiste.Nëse në këtë luftë ishin mobilizuar shqiptarë me detyrim, kompani dhe batalione shqiptarësh kan dezertuar nga ushtria fashiste e Musolinit që kërkonte të pushtonte Greqinë.Kjo është e verteta e historisë se shqiptarët nuk e dëshëronin luftën me Greqinë.Shqipëria ishte e pushtuar si nga një agërsor edhe një tjetër i barazvlefshëm.Në këtë kuadër, Greqia nuk kishte përse të shpallte “ligjin e luftës”me Shqipërinë deri në ditët e sotme si kërcënim.Ky është një handikap politik, kurë Shqipëria është Antare e NATO-os, nuk ka asnjë vlerë nëse Greqia e heq apo e mban “ligjin e luftës” dhe budallenjt e qeversë tonë sot nuk kan përse t’a konsiderojnë si sukses të diplomacisë së “Ditmir Bushatit”heqjën e ligjit të luftës për t’i lëshuar territore Greqisë.Lufta ishte ndërmjet Greqisë dhe Italisë.Në shqiptarët kemi një thënje të tillë se “mania për të therur një pulë është çërvishi që gatuhet nga pula”.Jan interesat shovene greke për të ashtuquajturin”Verio Epir”, dhe varret greke në të gjithë jugun e Shqipërisë janë si ajo “gozhda e Nastradinit”.Këtë handikap të politikës, do t’a vuajnë brezat që do të vijnë.Hiq më e mirë nuk është gjëndja as në kufijt veriorë të Shqipërisë Etnike.Eshtë mjaft për t’u çuditur se çfar lidhje ka “demarkacioni”me Malin e Zi me liberalizimin e vizave si kusht për të ju afruar Europës.Duhet që Kosova të lëshojë territore për të ju bashkuar Europës!Apo nga ana tjetër, nuk dihet deri në ditët e sotme,  përse vrapuan trupat franceze në vitin 1999 në kuadrin e KFOR, që të vendoseshin në veriun e Mitrovicës dhe të ndanin “kufirin”me Sërbinë në urën e lumit që ndanë qytetin?Përsëri “gozhda e Nastradinit” në trupin e Atdheut tim.Edhe udhëheqësit e Kosovës, për hirë të mbajtjës së pushtetit apo për t’a patur mirë më Europën po i bëjnë lëshime Sërbisë në kurriz të interesave të Kosovës.Në këtë kuadër edhe Thaqit edhe Haradinajt, e gjithë lufta për çlirimin e Kosovës si heroj të kësaj lufte do t’u shkoj huq dhe kjo nuk duhet pranuar.Po mendoj se meqënse Europa e shpiku atë “Gjykatën speciale”për Kosovën, kjo nuk duhet refuzuar se mëpëstaj i lëshon gjuhën Sërbisë për të akuzuar luftën e popullit të Kosovës në kuadrin e UCK.Por nuk ishte e nevojshme që të ndiqej një politikë më dy standarte.Në Kosovë qenkan “zhdukur”500 serb gjatë luftës për çlirim të UCK, po vallë sa shqiptarë janë vrarë dhe jan zhdukur nga paramilitarët e Milloshevicit në genocidin kundër popullit shqiptarë të Kosovës.Hiq më pak se 10 mijë.Po sa vajza dhe gra janë përdhunuar nga ushtarët dhe paramilitarët sërb, kur i ndanin në qytete dhe fshatra gratë nga burrat dhe i masakronin.Janë me mijra fëmijë të masakruar dhe të traumatizuar deri në ditët tona.Ku është “gjykata speciale”për krimet e Sërbisë?Një miku im nga Çamëria më dha disa libra ku pasqyrohej genocidi grek kundër popullit të Çamërisë.Në disa faqe të librave , ishin rrjeshtuar me emra të fshatrave të Çamërisë por edhe emrat e grave dhe vajzave çame të përdhunuara nga ushtarët grek.Nuk e durova mikun tim pa e çortuar si historian dhe shkrimtarë që është.Ky është një krim i shëmtuar i Greqisë, por unë si shqiptarë nuk duroj që t’a pranoj këtë diskriminim kundër popullit tim dhe kriminelët e tijë populli grek nuk i ka ndëshkuar në krimet kundër popullit të Çamërisë.Dhe qeveria e vëndit tim bën servilin për hirët të pushtetit dhe të karrikës.Kjo është trathëti e shkallës më të lartë.Endërra e popullit shqiptarë ka qenë dhe mbetet bashkimi me familjën europiane, por ne e kemi dashur Europën, vallë Europa a po na don neve shqiptarve me të njejtin standart.Historia na mëson një të kaluar të trishtë të popullit shqiptarë në raport me Europën.Sigurisht sot Europa është demokratike.Por është mjaft për t’u çuditur se Sërbia i ka shanset që të hyjë në BE shumë më parë se Shqipëria dhe Kosova deri në vitin 2025, anipse dy dekada më parë e ka larë në gjak Ballkanin dhe Kosovën dhe Sërbia ka President një Ministër të qeverisë së Millosheviçit të asaj kohe.Për neve shqiptarët , do t’a përsëris gjithnjë me bindje dhe vazhdimisht, se kemi Zotin në qiell dhe Amerikën në tokë.Po të mos ishte Amerika, Millosheviçi do të na kishte hedhur në detin Adriatik neve shqiptarve.Do të ja pranoja Europës nëse do të na thoshte ne shqiptarve, se po ju lë prapa derës se keni në pushtet pasuesit e diktatorit Enver Hoxha.Po të mos ishte Amerika, Millosheviçi do t’a kishte shfarosur edhe popullin e Bosnjës si me masakrën e Srebenicës në vitin 1995.Ishte Europa me “paqëruajtësit” e sajë kurë ndodhi masakra e tmerrshme.Nuk mundi të mbronte popullin e Bosnjës, apo se deshi t’i krihte bishtin Sërbisë, këtë nuk mundet që t’a themi, të ja lëmë historisë, por ishte Amerika vendimtare me ndërhyrjën e sajë ushtarake që e shpëtoj popullin e Bosnjës.Europë, ne shqiptarët të duam shumë, por një fjalë e shqiptarve thot se “dy veta nuk mundet të duan një njeri”.Ne duaj ty dhe ti duaj vetën, duket se nuk ka kuptim.Unë e dua Çezarin, por më shumë e dua Romën.E dua Europën , por më shumë dua Shqipërinë dhe Amerikën.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora