E hene, 29.04.2024, 12:57 AM (GMT+1)

Mendime

Ramadan Asllani: Plagjiaturë dhe tjetërsim shkrimi

E enjte, 22.02.2018, 09:01 PM


REAGIM

PLAGJIATURË DHE TJETËRSIM SHKRIMI

Lexues të nderuar, krijues, mikesha e miq!

Mendoj, se jo vetëm unë, por secili prej jush, që merret me krijimtari artistike, do të kishte reaguar për plagjiaturën e pasurisë  intelektuale, e cila jo vetëm që nuk citohet, por edhe tjetërsohet.

Sot, po ju sjell plagjiaturën dhe tjetërsimin e shkrimit tim nga bashkautorët: Hasan Qyqalla dhe Mustafë Krasniqi në librin: “Legjenda e dhembjes së heshtur” (Familja Salihaj: Evokime, përjetime, burgosje, gjakime-rrëfejnë motër e vëlla…), botuar nga Shoqata e të Burgosurve Politikë e Kosovës, Prishtinë, 2017, me 235 faqe.

Për herë të tretë, (tani me bashkautorësi) më plagjiatohet libri monografik “Avdyl Dura me bashkëluftëtarë për Shqipërinë Etnike”, botuar në Prishtinë, më 1998, me 353 faqe, botim autorial.

Në librin e bashkautorëve: Qyqalla-Krasniqi, “Legjenda e dhembjes së heshtur” (Familja Salihaj: Evokime, përjetime, burgosje, gjakime-rrëfejnë motër e vëlla…, më është përfolur libri, pa më cituar në asnjë reference, bile as në burimet e lëndës. Askujt, nuk ia kam ndaluar citimin brenda lejimit sipas metodologjisë së punës shkencore, por askujt nuk do t’i lejoj plagjiaturën, e aq më keq edhe tjetërsimin e pasurisë sime intelektuale, një pjesë të të cilave e kam la me lëkurë nga okupatori serb.

Duke mos hyrë në tërësinë e librit, i cili ka gabime të shumta e të ndryshme nga ato gjuhësore e përmbajtësore, po ndalem vetëm te një pjesë e shkrimit tim, ku përveç moscitimit është bërë edhe tjetërsimi. Me këtë rast, janë bërë tri gabime metodologjike-shkencore: 1. Nuk është cituar autori; 2. Nuk është cituar burimi dhe 3. Është tjetërsuar shkrimi me autor tjetër. Vallë, këta autorë me përvojë, si nuk kanë pasur mëshirë ndaj djersës dhe pronës së dikujt, kur sot mënyra e komunikimit ndërnjerëzor është më e sofistikuar se kurrë, ashtu si edhe plagjiaturat.

Shkrimi për të cilin sot po ju shkruaj, është i botuar në librin e sipërcekur të bashkautorëve në faqet 15-16 me të njëjtin mestitull: Deklaratë akuzuese për Avdyl Durën. Këtë shkrim, për here të parë e kam botuar në gazetën Botapress, më 28 qershor 2014, f. 11, që do ta postoj. Pos këtij botimi, i njëjti shkrim është botuar edhe tri here në: http://www.kohajone.com/2015/06/27/heronjte-e-panjohur-te-kosoves-gjate-jugosllavise-abdyl-dura-e-ram-beka/, më 27 qershor 2015; http://www.gazetatema.net/2015/06/27/heronjte-e-panjohur-te-kosoves-gjate-jugosllavise-abdyl-dura-e-ram-beka/, më 27 qershor 2015; http://www.zemrashqiptare.net/news/id_40301/Ramadan-Asllani:-T%C3%AB-panjohurat-p%C3%ABr-Avdyl-Dur%C3%ABn.html, më 28 qershor 2015 në përvjetorin e përjetësimit; https://manastirilajm.com/te-panjohurat-per-avdyl-duren/, më 19 nëntor 2016.

I njëjti shkrim është lexuar publikisht edhe më 10 gusht 2015, (fjalë rasti) në përurimin e shtatores së Avdyl Durës, në Duraj të Kaçanikut. Besoj, se këto gjashtë burime mjaftojnë për të faktuar, se shkrimi autorial është imi, që nuk jam cituar nga autorët e sipërcekur.

Tani po e postoj shkrimin tim të botuar në gazetën Botapress, më 28 qershor 2014, si dhe linqet e botuara, ku ju lexues të nderuar, vetë do t’i krahasoni dhe të bindeni për plagjiaturë. Për t’iu kursyer, lexoni e krahasoni vetëm nëntitujt: Deklaratë akuzuese për Avdyl Durën.

Këtu do të shihni edhe skandalin tjetër edhe më rëndë, tjetërsimin e shkrimit tim me emrin e z. Metush Zenuni, duke prekur edhe sedrën e tij. 

Ferizaj, më 4 shkurt 2018

Autor i shkrimit autorial, Ramadan Asllani 



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora