E hene, 16.09.2024, 01:59 PM (GMT+1)

Mendime

Ilmi Veliu: Rama punon për Serbi e Greqi!

E merkure, 21.02.2018, 08:33 PM


EDVIN KRISTAQ RAMA PUNON PËR SERBI E GREQI….!!!

Nga Dr.sc. Ilmi Veliu, historian

E degjova por nuk munda ta besoj deklaratën e Kristaq Ramës, deklaratë kjo e kërkuar dhe e porositur nga serbet, grekët, bullgarët, malazezët, rusët dhe shumë e shumë armiqë të shqiptarëve. Do te ketë qenë e porositur dhe e kërkuar edhe nga francezët,sepse edhe ata nder dekada kan mbajtur anën serbe.  E kam vështirë dhe nuk mundem  ti skjaroi vehtes se përse  jam kaq i dëshpruar me deklaratën që dëgjova nga Edvin torrovoli, sot  në kohën e budallenjëve, kur gjithkush mundet të thotë gjithçka, edhe secili e  provon (m....) mjaltin ashtu si ti teket. Shumica e shqiptarëve janë të mençur  dhe  menjëherë reaguan ashpër, duke e sharë Edvin Kristaqin, i cili sipas emrit po edhe ai deklarohet  se i takon fesë greko-sllave,  e që mban mbiemrin Rama i cili eshtë mbiemër mysliman.  Shqiptarët intelektualë dhe të ditur, që e kan kuptuar dhe e dinë situatën e Ballkanit, bures së barotit me shumë fitila,  thenë se ai budalla nuk do duhej ta kishte thënë këtë muhabet që shkon ne dobi te armiqëve shekullorë të shqiptarëve dhe ne damin shqiptarë, që sot kan mbetur të udhëhiqen nga budallenjë,ne te gjitha trojet ku jetojnë.  Edhe deputetët e Republikës së Kosovës, edhepse u gjetën të pa përgatitur për këtë lloj budallakie, ashpër reaguan nder vehte dhe nuk u pajtuan me keta pallavra të njeriut që gjithmonë eshtë i pa parashikueshëm në fjalët dhe veprimet e tijë. Herë shkon me atlete te bardha e me kravatë (kollare) herë me farmerka e me këpucë të zeza, herë i hiek brekët duke u rrezitur në bregun e detit. E ngrata Monika Kryemadhi e kishte kuptuar se ky lloj krijese, me kulturë e sjellje  mesjetare nuk mund të bindet me fjalë të mira dhe ia futi me këpucën kokës, por nuk i beni shumë punë.....         Në fillim të fjalës së tij,në at rast solemn,të gjithë shqiptarët  e dëgjonin me shumë vëmendje dhe plot respekt kryeministrin e nënës Shqipëri, gjë që ai  asnjëherë nuk e ka shijuar  këtë gjë  në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, meqë opozita shqiptare nuk ka festë për ditë dhe nuk është e gatshme që kryeministrit të çmendur tia vë veshin për ato gjëra e muhabete te kota që i prezenton  ai shpesh here para tyre.  Po nejse, ti kthehemi deklaratës së Kryeministrit Shqiptar në Kuvendin e shtetit të dytë shqiptar, Republikës së Kosovës, që e festoi jubileun e parë dhjetvjeqar, që është shumë I rëndësishëm për të gjithë ne shqiptarët  dhe  jo vetëm për ata që jetojnë në Kosovë ,ku Ramën e pritën jo vetëm si shef të Qeverisë Shqiptare por edhe si Lider,  dhe ai e ,,pshurri,, punën me deklaratën e tij antishqiptare dhe proserbe e progreke.

Edhe ai që ka vetëm dy kokërra mënd, do të pranonte se eshtë kryekëput kundër shqiptare dhe  në dobi të Serbisë e Greqisë një deklaratë e tillë, sado që deklaratë budallenjësh të na duket neve. Të nxjerrish nga goja një ,,muhabet,, të  këtij lloji, në një moment kaq solemn për Kosovën, në kohën kur të gjitha shtetet ballkanike që e rrethojnë Kosovën po edhe Shqipërinë, e që fjalën e parë që thonë eshtë ajo se pavarësia e shtetit të Kosovës përbën rrezik shumë të madh për Ballkanin e Evropën, ku sipas tyre  Kosova mund ti bashkohet Shqipërisë dhe do ti rrezikojë shtetet per rreth, vërtetë eshtë një tradhëti e hapët ndaj shqiptarëve.   Ramë Torrovoli duhet ta dijë se Amerika nuk do ta lejojë bashkimin shqiptarë sepse ajo e ka studjuar mirë e hollë mentalitetin shqiptarë, ku secili ngul këmbë që të behet komandant (ministër e deputet, kryetar e kryeministër) dhe e din CIA se nese i bashkon shqiptarët ,menjëherë do te fillonte lufta civile e cila luftë asnjëherë nuk do te ndalej sepse do te nxitej e ndihmohej nga shtetet prosllavo-ruse,  që i rrethojnë shqiptarët.  Do te krijohej pra një Siri në Ballkan. Dihet se kjo eshte deshirë e kahmotshme sllavo-greke dhe se miku më i madh i shqiptarëve-Amerika, asnjëherë  nuk do te lejonte nje gjë të tillë.

Rrnoftë Edvin Kristaqi kryehutaçi, ................



(Vota: 4 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora