Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Kombi multietnik shqiptar?!
E diele, 18.02.2018, 03:10 PM
Kombi multietnik shqiptar ?!?!?
Nga Fahri Xharra
Ajnshtajni,ne pleqëri i kishte pas përmendur shpesh tri shpërthimet që mund t`i kanosen njerëzimit: shpërthimi atomik ,shpërthimi i diturisë shkencore dhe shpërthimi demografik në botë; duke e lënë këtë frikë të Ajnshtajnit për njerëzimin shteteve të përparuara mua më duket që na ,shqiptarët jemi të kanosur nga mohimi i vetvetes e si të tillë të bimë në humnerën e pa- kthimit si komb.
Ishte viti 2011 kur mori hov dëshira për kombin shqiptar multietnik të Kosovës .
“Kur prishet karakteri zbehet inteligjenca. Mirë, po ç’lidhje ka inteligjenca me prishjen e karakterit; historia na jep plot shembuj njerëzish pa karakter, por inteligjentë e të talentuar. Sipas meje ka lidhje dhe, përpara se ta argumentoj, po e bëj të qartë se e kam fjalën kryesisht për inteligjencën e asaj kategorie që quhen intelektualë të shekullit XX – XXI,, por karakterin dhe inteligjencën të shprehur në veprat e tyre publike, në “përdorimin publik të arsyes” pra. (F.L.) ,për mohimin e çdo gjëje shqiptare.
Nëse epoka e sotit e mohon idenë e vendeve dhe kombeve homogjene, fjala për homogjenitetin e një kombi apo shteti kishte për të vlejtur për shtetet Europiane të sotit ,të cilat për interesa të caktuara janë mbushur me të huaj pra me ardhacakë . Në Francë ,p.sh. me 4,5 milion të huaj me letra të rregulluarame moshë mbi 18 vjeqarë ,gjenden pra francezët me emra të prejardhjes italiane,spanjolle,arabe ,armene ,gjermane,afrikane ose aziate. Në këtë mënyrë vetvetiu ,për një jetë me tolerancë të qëndrueshme i qasemi një llojllojshmërie (diversiteti ) kulturore dhe multietniciteti si një virtyt të një shoqërie të përparuar.
Te na, qëllimi i një “ Kosove shumëkombëshe( multietnike)” u sajua nga bashkësia ndërkombëtare,por kurr ,as nga së largu e paramenduar nga protagonisti kryesor i pavarësisë së saj- Shqiptarit. Drejtuesit politik shqiptarë-të moderuar apo radikal, kurrë nuk e kanë pasë para sysh një “realitet” të tillë të Kosovës multietnike. “Kosova multietnike” u krijua nga droja se ndoshta shqiptarët nuk mund të “garantojnë” siguri për të tjerët jo shqiptarë të cilët numerikisht janë shumë të vegjël.
Ende pa e definuar këtë dëshirë të ndërkombëtarëve ,nga mendësit tonë na del ideja tjetër ,edhe më “vizionare” : “ Kombi shqiptar- multietnik?”(N.Spahiu),duke na “bindur” “që të qenit multietnik për një komb qenka dëshmi e zhvillimit të atij kombi”
Çka është multietniciteti? Në fjalorët e ndryshem të gjuhëve të rëndësishme botërore e kërkova këtë fjalë dhe gjithkund shkruan se multietniciteti është sajesa nga shumë etni .(Frengjisht: multiethnicité nom féminin singulier fait d'être constitué de plusieurs ethnies )
Por se a ka komb multitenik ,? E pamundur të gjendet.
Bota është e mençur dhe i ka dhënë spjegimet e saja të drejta për çdo fakt që njeriu nuke din përgjigjen. Paska vetëm njeri multietnik.
Kur njeriu është multietnik? Atëherë kur stërgjyshja kishte pas qenë shqiptare e stërgjyshi turk ,i biri i tyre i martuar me serbe (d.m.th.gjyshi dhe gjyshja e jonë) dhe djali i tyre i martuar me greke dhe jemi dalë këta që jemi.
A nuk është ku një tentim tjetër i mohimit të vet vetës? Por a mjaftuan 99 vite që kombi shqiptar të zhvillohet në një komb multietnik ? pyetet ideologu i shpikjes së kombit multietnik. Pastaj ai vazhdon:” Pra kombi shqiptar u nis si komb multifetar e monoetnik, por pas 99 viteve u zhvillua në një komb edhe multifetar edhe multietnik. Dhe të qenët multietnik për një komb është dëshmi e zhvillimit të atij kombi dhe jo imponim siç mendojnë shumica në Kosovë.”,përfundon ai.
Kur prishet karakteri zbehet inteligjenca. A me të vërtetë jemi me aq karakter të prishur sa të na zbehet aq shumë inteligjenca deri në atë masë sa që nga populli ynë të sajojmë një multietnicitet kombëtar? Ta vesh në pikëpyetje rrënjën dhe vazhdimësinë unikale të kombit më duket kulmi i mos përgjegjësisë individuale si shqiptar , si njeri, dhe si intelektual .
Ku është qëllimi i këtij shkrimi? “Po ç’duhet të kuptojmë me diskurs shkencor mbi historinë tonë? Sipas meje, një diskurs ku historia nuk shpjegohet nëpërmjet heronjve tanë të pagabueshëm të shoqëruar me epitetet “i madh”, “i fuqishëm”, “i lavdishëm”, por ku ka një analizë të hollësishme të të gjithë faktorëve që sjellin një ngjarje historike, pa fshehje, manipulim, instrumentalizim faktesh; një diskurs ku vendlindja jonë, apo bindjet tona, apo interesat tona e të grupit ku bëjmë pjesë nuk na bëjnë të humbasim etikën profesionale, ashtu që të veçantën tonë ta trajtojmë me tjetër peshë e masë me të cilën trajtojmë të përgjithshmen. “ (F.L)
Ky ishte mëndim mohues ndaj çdo gjëje shqiptare ,mendim që e tjetërson kombin në diçka të pakapshme. Një ikje nga vetvetja me një vrap të madh.
Ajnshtajni nuk i frikohej nga ajo që neve po na kanoset,nuk frikohej nga mohimi i kombit të vet ,jo nga vet ai ,por as nga bashkëkombësit e tij, se Hebrenjtë i kanë bërë ballë mileniumeve ,ai dertonte për njerëzimin. Kurse neve na dalin në rrafsh shkencëtarë e mbi shkencëtarë që i mbushin faqet e shtypit me mohime dhe vetëmohime, me copëtime e grimcime dhe me pafytyrësi na bëjnë të pa qenë kurrë.
Ishte viti 2011 kur e shkrova këtë shkrim ,ndoshta ju kujtohet krye-ideologu i multnietnicitetit?