E premte, 02.05.2025, 01:36 PM (GMT+1)

Editorial

Fazli Maloku: Dhjetëvjetori i Pavarësisë së Kosovës

E hene, 19.02.2018, 10:18 PM


E shtunë, 17 shkurt 2018 – Dhjetëvjetori i  Pavarësisë së Kosovës

Natyra na dhuroi një ditë të bukur plot diell dhe e ngrohtë. Feston Kosova, feston Shqipëria, feston gjithë shqiptaria. Unë përjetimet e mia sot do ti ndaj duke shkruar për një Heroinë, gjaku i të cilës është Liria jonë.

Fatime Zeqir Hetemi ( 1977 – 1998) (pjesë nga libri: Drenica Djep i UÇK-së Dhe Batalioni i Parë i Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci”)

Fatime Hetemi lindi më 18 dhjetor 1977 në fshatin Bistricë të Shalës së Bajgorës. Rrjedh nga një familje me tradita atdhetare e kombëtare. Natyra mahnitëse e vendlindjes së Fatimes, i kishte dhuruar shëndet të mirë e mbi të gjitha hjeshi hyjnore. Në këtë frymë atdhetare familjare u rrit dhe u eduku Fatimja. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ku u dallua për zgjuarësi, dashuri për të tjerët e mbi të gjitha etje për dije e shkollim. Edhe suksesi i saj ishte i shkëlqyeshëm. Përveç mësimeve që i zotëronte, kishte edhe prirje për të kultivuar folklorin popullor. Në odën e Zeqirit, gjithmonë me miq e musafirë. Fatimja, nga kjo odë mësonte historinë kombëtare, trimërinë e heroizmin e trimave të shquar, në luftën për çlirim e bashkim kombëtar si : Isë Boletini, Kadri Bistrica, Ukshin Kovaçica, Mursel Igrishta, Ahmet Selaci, Sylë Maloku, Bislim Bajgora e të tjerë, historia e të cilëve gdhendi dhe stolisi jo vetëm shtatin mahnitës të Fatimes, por edhe brumosi patriotizmin, karakterin dhe moralin e saj të lartë. Ajo, jo rrallë herë, edhe vetë ulej këmbëkryq në odë dhe me vëllezërit e saj këndonin këngët e trimave. Në rrugëtimin e saj të jetës së shkurtër, krahas kultivimit të patriotizmit dhe dashurisë për atdhe, po ashtu i shtohej edhe urrejtja ndaj armikut shekullor serbian.

Familja e Zeqir Hetemit, gjithmonë ishte në shënjestër të UDB-së serbiane, pikërisht për këto vlera patriotike e atdhetare të cilat ishin frikë dhe kërcënim për armikun. Në vitin 1993, u bastis shtëpia e tij pas një rrethimi të hekurt , Zeqiri, në prani të familjes do të rrahet mizorisht deri në alivanosje. Ky ishte një poshtrim i madh dhe po thuaj i papërballueshëm. Fatimja, si të gjithë familja, këtë mizori të hordhive serbe ndaj një familje liridashëse do ta përjetoi shumë rëndë.

Dalja publike e UÇK-së, pati jehonë të madhe në mbarë Kosovën. Jehona e kësaj ngjarje arriti edhe në Malësinë e Shalë së Bajgorës dhe ngrohu zemrat e gjithë shqiptarëve e sidomos tëk të rinjët. Fatimja, e cila mezi e kishte pritur këtë ditë, më nuk qondroi duarkryq, por mori rrugën për Drenicë dhe iu bashkua luftës çlirimtare. Deri në fshatin Likoc e shoqëroi vëlla Bashkimi, sepse gjatë rrugës mund të kishte shumë të papritura për një vajzë të moshës së saj. Ndërkohë, në Likoc kishte ardhur nga Kroacia për ta ndihmuar luftën e UÇK-së,atdhetari dhe heroi i ardhshëm, Fehmi Lladrovci me bashkëshortën e tij, Xhevën. Xheva dhe Fatimja, filluan një miqësi e cila i përcolli deri në amshin. Qëtë dyja këto trimëresha kishin një ideal të përbashkët, çlirimin e Kosovës dhe bashkimin e saj me Nënën Shqipëri. Ky ideal forcoi bashkëpunimin e tyre në luftën çlirimtare të Kosovës. Me që Fehmiu dhe Xheva nuk kishin fëmijë të vetin, ata e pranuan dhe e deshën Fatimen si vajzën e tyre.

Në fund të majit 1998, Fehmi Lladrovci kalon në brezin e fshatrave të Bjeshkës së Qyqavicës, e cila ndanë rrafshin e Kosovës me Drenicën, dhe vendoset në fshatin e tij të lindje, në Shkabë. S’bashku me Xhevën do të vendoset edhe Fatimja. Fehmi Lladrovci, bëri strukturimin e UÇK-së duke formuar “pikat”ushtarake me “Shkaba”. Gjithkund, në të gjitha betejat e zhvilluara si të thuas për jetë a vdekje, s’bashku me Fhmiun dhe Xhevën merrte pjesë edhe Fatimja. Këto formacione ushtarake do të përfshihen në Batalionin e Parë të Brigadës 114, krah për krah me Xhevën do të luftojë por si një shqiponjë edhe Fatimja, pa iu trembur syri, sokolesha e Shalës së Bajgorës. Zhdërvjelltësia e saj, shkathtësia dhe trimëria ishte plotësisht e barabartë me luftëtarët më të zotët që kishte Batalioni. Kjo i jepte mundësi që të merrte pjesë në të gjitha betejat më të rënda e më të lavdishme që zhvilloheshin në gjithë rajonin e Drenicës, kundër armikut gjakatar serbian.

Më 22 shtator 1998, forcat serbiane filluan ofensivën më të përgjakshme në gjithë teritorin e Kosovës, e në veçanti në Drenicë e Dukaqin ku ishte edhe epiqendra e forcës së UÇK-së, me qëllim të asgjësimit të UÇK-së. Ofensiva serbe filloi furishëm në fshatrat e Drenicës: Çikatovë e Vjetër, Shkabë, Dritan...etj. Fehmi Lladrovci, komandant i Brigadës 114, bëri sistemimin e forcës ushtarake të Uçk-së, për zënien e pritave në tri pozicione kryesore: në vendet e quajtura “Trafoja”, “Shavarina” dhe “Gradina”. Pozicioni më i rrezikshëm si dhe më i vështiriri për ta përballuar u vlerësuar të ishta te “Shkëmbi i Gradinës”( tani-Shkëmbi Qëndresë). Pikërisht për shkak të rrezikshmërisë, por edhe të strategjisë që kishte, këtu do të vendoset,kom.Fehmiu. Xheva, Fatimja s’bashku me njëzet ushtarë të tjerë. Luftimet do të fillojnë heret në mëngjes me një ashpërsi të paparë. Ushtria serbe posedonte srmë të rënda të këmbësorisë të të gjitha llojeve dhe numër të madh ushtarësh. Ushtarët e UÇK-së, armë të lehta dhe numër i vogël ushtarësh. Njohja e terenit, vullneti dhe trimëria si dhe ideja e luftës çlirimtare ishin përparësitë e UÇK-së. Armiku filloi me granatime të fuqishme nga distanca ku nuk arrinin armatimi i UÇK-së. Toka dridhej nga gjëmimet e topave, raketave tokë-tokë dhe e minahedhsve serbianë. Xheva e kishte sitemuar Fatimen ngat vetës, për ti dhënë sadopak një siguri. Zhvillohej luftë e ashpër dhe e pabarabertë për jetë o vdekje. Kom. Fehmiu, si një drangua me ushtarët e tij nuk lëvizin nga istikami. Ata ishin betuar: “ armiku këtu mund të kalojë vetëm mbi trupat tanë.” E para nga një plumn i armikut do të goditët Fatimja. Vrasja e Fatimes, kësaj vajze të njomë, mu në lulen e rinisë, e tërboi fare Xhevën. Lëshoi në tokë trupin e pa jetë të Fatimes duke e puthur në ballë dhe ngjeshi armën drejtuar serbit. Dëshironte që sa më parë ti marrë hakun Fatimes. Luftonte në këmbë! Pas dy orë luftimesh të pandërprera dhe fyta-fytas me serbin, në altarin e lirësë, për krah trupit të njomë të Fatimes, do të bien për të mos vdekur kurrë edhe kom.Fehmiu dhe Xhevë Lladrovci (burrë e grua). Bashkëluftarët e përjetuan tepër rëndë vrasjen e komandantit të Brigadsës, vrasjen e Xhevës, të Fatimes, por në ato çaste tepër të vështira mbisundoi krenaria, morali i lartë dhe mbi të gjitha karakteri i çelnikët i ushtarëve të UÇK-së.

Fatimja, kjo heroinë e popullit, ra në altarin e lirisë duke e shkruar me shkronja t’arta historinë e vet, duke vaditur me gjakun e saj të njomë tokën e Kosovës – të Shqipërisë, duke na dhuruar ne lirinë dhe festën sot.

Lavdia e jote, heroina jonë-Fatime Hetemi, Fatime Kosova, Fatime Shqipëria, do të jetë udhërrëfyese për brezat.

Lavdi heronjve, dëshmorëve të lirisë të të gjitha brezave!

Prishtinë, 17 shkurt 2018

Fazli Maloku-Prishtinë



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx