E merkure, 16.10.2024, 05:13 AM (GMT+1)

Editorial » Mehmetaj

Gani Mehmetaj: Shpërfytyrimi i Violeta Zefit!

E shtune, 10.02.2018, 09:30 PM


Shpërfytyrimi i Violeta Zefit dhe grave të mbuluara

Nga Gani Mehmetaj

Violeta Zefin, këngëtaren e fëmijërisë sime, kur e pashë me veshje arabe u rrëqetha, më mbërtheu angështia, nuk u besoja syve, doja të dilja nga lëkura. Të ketë degraduar e të jetë shpërfytyruar në atë shkallë sa të mos e njohin të tjerët, të mos e njoh as ajo vetën. Çfarë drame, çfarë fatkeqësie mund t'i ketë rënë mbi kokë një gruaje, zonje të rëndë shkodrane e artisteje sa të kthehet në kopenë e grave të kohës së gurit?! Mos ma thoni se e ka bërë me vullnetin e lirë, nuk janë idiotë njerëzit sa ta besojnë.

Të fotografohet Violeta Zefi para Mekës, është e paparë, ndërsa nga ajo pritej të fotografohej para godinës së Operës së Milanos, Romës, Parisit a Nju Jorkut.

Duke e shikuar dhe duke e krahasuar fotografinë dikur e sot të këngëtares shkodrane mu kujtua biseda në Rozhajë me zonjën Lejla, boshnjake. Ajo ishte në hallë, sepse nuk donte të shpërfytyrohej si Violeta Zefi, ndërsa i vetmi djalë që e kishte i bënte presion të tmerrshëm të mbulohej me rroba arabe. Zonja nga Rozhaja i rezistoi dhe nuk e pranoi vullnetin e të birit vehabist, por ai nuk pushoi. I dha ultimatum se po nuk i hodhi kompletet e pjatave, lugëve, pirunëve, thikave e gotat e kristalit, nuk do të shkelte në shtëpi. Zonja nuk e kishte askënd tjetër pos të birit.

"Myslimani i mirë hanë me gishta e më duar, ndërsa mishin e çapëlen me thonj e me dhëmbë", i fliste i biri i ekzaltuar. "Nuk do të ha me gishta e më thonj si kafshët, edhe po u rrotullua bota", i kishte thënë të birit, por ai nuk i vinte në shtëpi, ndërsa shtëpinë e kishte ndërtuar për te.

"Nuk mundëm, nuk jam kafshë të ha me putra", me thoshte e pikëlluar, "tërë jetën kam ngrënë me lugë e pirun, bukën e preja me thikë, dhe befas djali me detyron të bëjë ndryshe. I kam thënë të birit se po heq dorë nga ndonjë gotë verë e birrë, madje para tij s'do të pi as coca-colën që ua ndaluaka feja e tyre, sepse është prodhim amerikan, por kurrë nuk do të heq dorë nga të ngrënit normal". Falë punës së saj boshnjakja Lejla nuk varej nga rroga e të birit, sepse mbase do t'i nënshtrohej agresionit të tij.

Rasti i dytë. Me tregon gruaja nga periferia e Prishtinës se si i biri i përgjërohej të mbulohej. "S'kam ba asnji marre, djali im sa të mbulohem", ia ktheva e zemëruar. Por djali këmbëngulte "Nëna e shokut tim është mbuluar", përpiqej ta bindte. "Nuk desha t'i tregoja se nëna e shokut të tij bënte mirë të mbulohej e të mos dilet fare nga shtëpia me ato që dija për te, por nuk ia thash". Zonjën nga periferia e Prishtinës e nxorën nga puna në kohën e pushtimit serb, por i punonte burri, kështu që nuk varej nga i biri sa ta kushtëzonte, sepse dinte raste kur të bijtë i kushtëzonin nënat me mbulesa nëse donin bukë.

Mu kujtua edhe rasti i dy djemve nga Arabia Saudite që e vranë të ëmën sepse: "nuk ishte sa duhet myslimane!", i deklaruan ata policisë.

Pastaj trurin ma vërshuan imazhet e zonjës shkodrane, V. Zefit duke ngrënë me duar e më gishta, ndërsa mishin e çapëlente me dhëmbë e nofulla ashtu si ia kërkonte zakoni i myslimanes së mirë.

A ishte e pavarur materialisht këngëtarja e famshme sa të mos i nënshtrohej kushtëzimit të te birit? Me çfarë çmimi do të hante ajo me duar e me gishta?

Ndërkaq i biri i saj është hoxha më agresivë e më antishqiptarë. Puthadorë si ai ndaj turqve e arabëve nuk ka në rruzulli tokësor, është servilë deri në denigrim ndaj atyre që i japin para dhe e mbajnë, është i pacipë e fyes ndaj shqiptarëve që s'ua ka nevojën e frikën. Ky hoxhë, i biri i Violeta Zefit i madhëron kriminelët më famëkeq. Sulltanin që bëri gjenocid në Shkodër e Shqipëri ai e ka bërë simbol të xhamisë së tij të shëmtuar në Shkodër.

A duhej dhe a kishte nevoje ta mbronte shoqëria shqiptare në përgjithësi e ajo shkodrane në veçanti artisten nga i biri agresivë?

Violeta Zefi dikur dhe sot.



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora