E diele, 28.04.2024, 01:07 PM (GMT+1)

Mendime

Zejdush Kastrati: Nje Veting per Policine e Kosoves?

E diele, 21.01.2018, 12:33 PM


Nje Veting, per Policine e Kosoves?

Nga Zejdush Kastrati

Rasti i rrahjes se Agron Mustafes,nga ana e dy pjestareve te Policise se Kosoves, eshte skandal qe nuk guxon, kurresesi ,te heshtet dhe te mos hetohet ne deteje,ne te kunderten, pasojat do jene te paparashikushme,dhe gjithe faji ,i mbetet Policise se Kosoves, e cila ka kohe  qe eshte trumbetuar, se eshte, me e mira ne rajon.Si duket,nuk eshte vetem ky rast ,qe duhet hetuar,sepse ka edhe raste tjera kur pjestare te policise se Kosoves,si duket, nga lidhjet me grupe te caktuara te politikes,pastaj te motivuar  nga filma te shumte qe shfaqen neper Tv, te zhanrit kriminalistik apo  edhe me kauboje ,po marrin ligjin ne dore,dhe  qoft ne komunikacion,neper pika sigurimi ne objekte qeveritare, ....po paraqiten si  te gjithedijshem,arrogante,kercenues...!

Ska dileme, Policia e Kosoves,eshte e vetmja ,qe duhet ta duam,ta respektojme,te bashkepunojme,ta informojme dhe ta mbeshtesim ne cdo kohe dhe ne cdo moment,sepse eshte e vetme legjitime  dhe e  Jona,por  gjithesesi ,edhe ta denoncojme dhe te kerkojme me ngulm, qe ne asnje rast, pjestaret e ketij segmenti te sigurise, te mos  keqeperdorim uniformen dhe kartelen identifikuese,sepse edhe ,kur vetem nje pjestar, devijon nga  kompetencat qe i ka te percaktuara me ligj, fatkeqesisht,ne opinion, krijohet pershtypja, se  faji i mveshet , gjithe Policise se Kosoves, e jo vetem nje personi.

Rasti  i Agron Mustafes, u denua dhe u gjykua, nga te gjithe,dhe vertet,skena e prezentuar eshte tmeruese dhe trishtuese,por sikur  z Mustafa, te mos ishte menagjer i nje kompanie publike me te fuqishme  ne Kosove,sikur mos te kishte ndikim  tek shumica e medieve,shoqeria civile,klasa politike,grupe te interesit,dhe te mos kishte siguaruar videoinqizimin permes lidhjeve qe ka,ai pos ketij dhunimi cnjerezor qe iu be,do pesonte edhe me keq, me vone...!

Kosova,me se shumti , ka nevoje, per njerez ,qe respektojne ligjin,qe resepktojne  punen dhe profesionin,qe respektojne edhe mendimin kunder,edhe kur nuk pajtohemi e polemizojme por edhe mund te sillemi normalisht,e jo per hajdute,cuba, me kurse disamujore e shkollime te dyshimta,qe fatkeqesisht, ne kete periudhen e pasluftes,gjeten strehe,pothuaj ne gjitha Institucionet tona ,perfshire dhe Policine e Kosoves, qe ,me asnje cmim ,nuk duhet lejuar ,te  instrumentalizohet dhe te behen vegel e grupeve te caktuara, qe  per interesa personale,jane ne gjendje ,ta zhbejne edhe  shtetin.

Pra,nje  Veting , per Policine e Kosoves,Gjyqesorine e Prokurorine ....do ishte i domosdoshem dhe i shendetshem...,per ta delire poliiken nga mekati dhe paligjeshmeria, qe ka perfshire Institucionet tona! 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora