E shtune, 03.05.2025, 06:24 PM (GMT+1)

Mendime

Afrim Caka: Egoizmi i një politikani

E merkure, 17.01.2018, 09:09 PM


EGOIZMI E NJË POLITIKANI DHE KËNAQËSIA E TIJ KA NEVOJË TË NJOHË VETËN, REALITETIN E VET NË POLITIKË

Nga Afrim Caka

Analiza e dallimit cilësor midis këtyre apo atyre llojeve të kënaqësisë, siç e thash më sipër, na jep kyçin për problemin e lidhjes së kënaqësisë me orjentimin zhvatës të vlerave etike në politikë.

Politika kërkonë guxim shumë të madh.

Që të bëhesh politikan, duhet të kesh moral dhe karakter.

Ç’reklamë tronditëse! Një ideologji e çuditëshme! Por ajo ka sunduar pas luftës me decenie mbi mendjet e shqiptarëve pa ndonjë përpjekje mohimi. Po kjo do të thotë që përveç parimit… si qëndron puna me politikanët, deputetët tjerë të parlamentit? Ata s’janë politikanë, dhe kjo reklamë tashmë është provë e mjaftueshme për këtë. Pra, politikanët duhet ta ketë vetëm një parim moralin dhe karakterin. Ky receptivitet i vështirë për t’u dalluar, por mjaft i përhapur merr forma disi groteske në foklorin politikë, që po zhvillohet me ndihmen aktive të reklamës.

Ky pasion ndaj vetvetes e bën politikanin të dënojë të tjerët dhe t’i përbuzë. Rrjedhimisht, të duash veten tënde ose të duash egoizmin ne veten e tyre. Konsiderohet që kjo e përjashton dashurinë për të tjerët dhe është e njëllojtë me egoizmin. Por edhe më këtë problem nuk mbaron akoma. Asnjë etikë në politikë nuk mund t’i bëjë bishtë faktit që në shumë raste arritja e qëllimeve politike “të mira” është e lidhur fort me pranimin e mjeteve të dyshimta nga ana morale ose të paktën të rrezikshme si dhe me pranimin e mundësisë ose edhe të gjasave dhe në ç’shkallë ka arritur ana e dobët e moralit e një politikani dhe mjeti vendimtar për politikën është dhuna…

Ta duam shtetin si mjet për demokracinë e re. Ne nuk duhet të bëhemi frikacakë, sepse të bëhesh frikacakë, do të thotë të bëhesh viktim e atyre që nuk besojnë në kombë e atdhe. Ta duam politikën, por të jemi të gatshëm për luftën e re ndaj korrupsionit dhe egërsisë fetare...

Por fati i guximit tonë kulturor është se ne përseri po bëhemi më të paqartë e të pavetëdijshëm për këtë politikë të përditshme, pasi për dy deceniesh orientimi gjoja vetëm apo i pandehur i tillë drejtë pathosit madhësjtore të etikës së moralit, na i kishte verbuar sytë. Marrja me politikë është si shpimi i fuqishëm, i ngadalshëm i dërrasave të forta, me passion dhe njëkohësisht me mature e guxim. Është krejtësishtë e saktë dhe çdo përvojë politike e vërteton atë që e mundshmja nuk do ët arrihej dot, pot ë mos qe kërkuar gjithnjë në politikë e pamundura.

Tek ne - këtë duhet t’a di secili, karriera e një të riu, që i përkushtohet politikës si profesion, fillon normalisht si anëtar i ndonjë partie ose i pavarur. Shkëlqimi i vlerave të një politikani apo një deputeti shkëlqejnë mbi këtë luspë gënjeshtrash e mashtrimesh me afera korruptive, kështu thoshte njëri prej të dragonjve me të mëdhenj (alo pronto):

“Vlera e të gjitha historive shqiptare shkrihet tek unë me shkëlqimin tim si një politikanë e luftar i uçk,së!!!”.

Ne na habit forca e të tilla pasioneve, të cilët shpesh janë më të fuqishëm se synimi për ruajtjen e konceptit dinamik të karakterit. Hapni sytë, pra! Tani emri me të cilin e quajti ai veten, u bë i përgjithshëm për të gjithë politikanët, kurse ai vetë u bë pjesë e kësaj turme bajgash, bashkë me virtytin e tij! Ne - i ndoqëm gjithë këto procese bajgash: politikanët, hoxhallarët, priftërinjtë ortodoksë grekë në trojet shqiptare, u bën të mëdhenj, vetëm sepse ishin kundër kombit e shtetit. Ata zhdukën shtetin dhe e kthyen në shkretirë.

Pasuri kërkojnë këto krijesa të mjera, lluksinë e pasurinë e lakmojnë këta shpirtra të lig - ja dhe pickojnë ata në pafajsinë dhe thjeshtësinë e shpirtit tonë. Përfundimi im është se shoqëria shqiptare në politikë ekziston për hir të veprimeve fisnike dhe jo thjesht për hir të miqësisë, jo klaneve. Prej kësj, ata që kontribuojnë më shumë në një shoqëri të tillë të kalbur, kanë pjesë më të madhe të fajit, por janë inferior në virtyte politike; madje me shumë se ata që ua kalojnë në pasuri, por tejkalohen prej tyre në virtyt. Neve na nevojitet, na nevojitet urgjentisht t’i ndryshojmë këtë gjendje të sëmurë dhe këtë gjendje të shëmtuar që po e shkatrrojmë shumë, shumë shqiptar nga Dardania.

Me të vërtetë: politika bëhet natyrisht me kokë, por me plot siguri jo vetëm me kokë. Në këtë pikë përkrahësit e etikës së idealit kombëtar kanë plotësisht të drejtë. Por nëse dikush duhet të veprojë si përkrahës i etikës së idealit apo si përkrahës i etikës përgjegjësisë, se kur zbatohet njëra etikë dhe kur etika tjetër, nëse papritur politikanët e “idealeve” përhapin në masë si bari keq parullën: “Korrupsionin dhe krimin politikë!”.

Bota e politikës së disa shqiptarë në bazën e saj ndodhet në nivelin instiktiv. Dhe këta politikanë që tregojnë interes për politikën, janë thjeshtë mediokër. Për politikën nuk duhet kurrfarë “kualifikimi”, përveç njërit, ndjenjës së thellë së inferioritetit.

Pollitika është një etje për pushtet e korrupsion. Politika si filozofi është tepër domethënës, mbasi etja për pushtet e korrupsion shprehet në shumë menyra, në shumë rrugë. Prandaj ata duhet ta kuptojnë jo vetëm si politikë apo çiflikë që njihet me emrin politikbërje. Sa herë që dikush ka si qëllim politikën për pushtet, kjo është jo politikë e pastër. S’ka rëndësi nëse kjo lidhet me shtetin, me qeverinë e më gjëra tjera si këto...

Për mua bota e politikës shqiptare nuk mund të bëhet me çobanë dhish e delesh e me organizata famkeqe të prontos e cila përfshin shumë më tepër nga çfarë kuptohet zakonisht. Ata nuk janë të pafajshëm, sa duken. Ata janë aq të djallëzuar, sa s’mund të marrish me mend, ata sajojnë gjithfarë dredhish. Ata s’të lënë të qetë për asnjë çast, ata kanë nevojë për vëmendje të përherëshme.

Shumë politikanë botojnë një reklamë në mure, ku shkruhet që “duhet karakter”, me paraqitjen politikanit mbi pushtet. Është gjë kaq e thjeshtë të jesh politikan. Kjo nuk do të thotë thjesht të mendosh për qeverinë, shtetin dhe me gjëra që lidhen me to - cilido qoftë ai rrugëtim nga “odat e burrave të Brojes” drejtë rrugëtimit në kulltukun e pushtetit nuk të bën politikanë të mirfilltë. Burri me moral të ulët përpiqet të jetë më i lartë se populli, kjo nuk është politikë.

Nëse do të merrej parasysh vetëm ekzistenca e shtetit, atëherë do të dukej sikur të gjitha ose të paktën një pjesë e këtyre pretendimeve janë të drejta, por, nëse marrim parasysh jetesën e mirë, atëherë, siç thashë më parë, edukimi në politikën si profesion dhe virtyti kanë pretendime më të larta kombetare. Perderisa, të gjitha këto vërejtje duket se tregojnë se asnjë prej parimeve themelore politikanët e pas luftës, mbi të cilat ata pretendojnë të sundojnë dhe ti kenë të gjithë të tjerët si vetja e tyre, nuk është e drejtë. Ata që pretendojnë të jenë zotër të qeverisë, pasurisë, korrupsionit dhe krimit politikë të bazuar mbi virtytin apo pasurinë e tyre...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx