| E diele, 21.01.2018, 12:33 PM |
Nje
Veting, per Policine e Kosoves?
Nga Zejdush Kastrati
Rasti i rrahjes se Agron Mustafes,nga ana e dy pjestareve te Policise se Kosoves, eshte skandal qe nuk guxon, kurresesi ,te heshtet dhe te mos hetohet ne deteje,ne te kunderten, pasojat do jene te paparashikushme,dhe gjithe faji ,i mbetet Policise se Kosoves, e cila ka kohe qe eshte trumbetuar, se eshte, me e mira ne rajon.Si duket,nuk eshte vetem ky rast ,qe duhet hetuar,sepse ka edhe raste tjera kur pjestare te policise se Kosoves,si duket, nga lidhjet me grupe te caktuara te politikes,pastaj te motivuar nga filma te shumte qe shfaqen neper Tv, te zhanrit kriminalistik apo edhe me kauboje ,po marrin ligjin ne dore,dhe qoft ne komunikacion,neper pika sigurimi ne objekte qeveritare, ....po paraqiten si te gjithedijshem,arrogante,kercenues...!
Ska dileme, Policia e Kosoves,eshte e vetmja ,qe duhet ta duam,ta respektojme,te bashkepunojme,ta informojme dhe ta mbeshtesim ne cdo kohe dhe ne cdo moment,sepse eshte e vetme legjitime dhe e Jona,por gjithesesi ,edhe ta denoncojme dhe te kerkojme me ngulm, qe ne asnje rast, pjestaret e ketij segmenti te sigurise, te mos keqeperdorim uniformen dhe kartelen identifikuese,sepse edhe ,kur vetem nje pjestar, devijon nga kompetencat qe i ka te percaktuara me ligj, fatkeqesisht,ne opinion, krijohet pershtypja, se faji i mveshet , gjithe Policise se Kosoves, e jo vetem nje personi.
Rasti i Agron Mustafes, u denua dhe u gjykua, nga te gjithe,dhe vertet,skena e prezentuar eshte tmeruese dhe trishtuese,por sikur z Mustafa, te mos ishte menagjer i nje kompanie publike me te fuqishme ne Kosove,sikur mos te kishte ndikim tek shumica e medieve,shoqeria civile,klasa politike,grupe te interesit,dhe te mos kishte siguaruar videoinqizimin permes lidhjeve qe ka,ai pos ketij dhunimi cnjerezor qe iu be,do pesonte edhe me keq, me vone...!
Kosova,me se shumti , ka nevoje, per njerez ,qe respektojne ligjin,qe resepktojne punen dhe profesionin,qe respektojne edhe mendimin kunder,edhe kur nuk pajtohemi e polemizojme por edhe mund te sillemi normalisht,e jo per hajdute,cuba, me kurse disamujore e shkollime te dyshimta,qe fatkeqesisht, ne kete periudhen e pasluftes,gjeten strehe,pothuaj ne gjitha Institucionet tona ,perfshire dhe Policine e Kosoves, qe ,me asnje cmim ,nuk duhet lejuar ,te instrumentalizohet dhe te behen vegel e grupeve te caktuara, qe per interesa personale,jane ne gjendje ,ta zhbejne edhe shtetin.
Pra,nje Veting , per Policine e Kosoves,Gjyqesorine e Prokurorine ....do ishte i domosdoshem dhe i shendetshem...,per ta delire poliiken nga mekati dhe paligjeshmeria, qe ka perfshire Institucionet tona!