E merkure, 11.09.2024, 10:38 AM (GMT+1)

Mendime

Skënder Jashari: Kështu akuzohemi!

E shtune, 18.11.2017, 07:39 PM


Kështu  akuzohemi  Skender dhe Valon Jashari si drejtues të Grupit të  Dobrosinit!

Nga Skënder Jashari

Kohëve    fundit, shohim    vetëm  veteranët  e Luftrave Çlirimtare  Shqipëtare,  si në  Republikë të Kosovës,  ashtu edhe  në Luginë  të Preshevës dhe Iliridë, ndjeken, akuzohen,  gjykohen  dhe  dënohen  politikisht! Në shumicën  e  rasteve    tilla, përfundimi del, që  janë  të pafajshëm, por që  kanë  vuajtur disa vite  burg!

Në Gjykatën  Themelore  në Gjilan, më 16.11.2017,  ka vazhduar zhvillimi i gjykimit politik  kundër  Grupit të Dobrosinit, me theks të veçantë  akuzat  më të rënda  drejtoheshin kundër Skender dhe Valon Jasharit. Rasti në fjalë, i njohur edhe  si  Grupi i Lëvizjes së Lirisë, i inicuar me  akuza të porositura nga Serbia,  përmes  Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, u ndjek  nga  prokurori  Maurizio  Salustro.  Tashmë  ky rast, i kthyer në rigjykim nga Gjykata  Supreme   me Aktgjykimin PML-241/15, duke  na shpallur të pafajshëm për  akuzat për të cilat ishim dënuar politikisht, sërish  me të njejtat  akuza rigjykohemi( madje edhe më rëndë  akuzohemi)!  Me rastin e  fjalës përfundimtare  të Prokurores së Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it,  të cilën  e bëri për  3 ditë    plota( më 5, 6 tetor dhe më 16.11.2017), që padyshim  dukej  sikur  në kohën  e Inkuizicionit( ndjekje shtrigash). Akuza politike, që  madje  as  prokurori Maurizio Salustro nuk i kishte bë, duke  mos i  mbështet    asnjë  provë, madje duke  falsifiku edhe prova edhe  tani në rigjykim( siç kishte  falsifiku edhe prokurori Maurizio Salustro,  siç e thekson  Gjykata  Supreme  në Aktgjykimin PML-241/15, në paragrafin 61).

Për  fat  të keq të njejtat  akuza politike  vazhojnë edhe në rigjykim! Pa ndërhy fare në  atë    shkruan Prokuroria e Fraksionit politiko-kriminal   të EULEX-it, në  fjalën  përfundimtare të saj,  ia  bashkangjes në formatin  e fotografisë  akuzat në fjalën  përfundimtare, që  drejton kundër meje!

 

Në fjalën  time  përfundimtare, që do trajtohet në ditët  e ardhshme,  rrënjësisht dhe  gjerësisht do  paraqiten  faktet, provat, dëshmitë, ekspertizat që do faktojnë që  Serbia,  është porositësi-shantazhuesi kryesorë i  Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, që të  bëjë  këtë gjykim.  Kjo odiseadë ka filluar ende  pa  qenë  arrestuar unë më 01.07.2012, një  bashkëpunëtorë  i Serbisë,    kishte  kërcënuar përmes  adresës elektronike,  që :” do më  arrestonte  së bashku me EULEX-in do më konfiskonte ….  Dhe    thotë  që s’do  shihja kurrë  dritë me sy!” Kisha  kërku në  vazhdimësi  si gjatë  gjykimit  paraprak  ashtu edhe  në rigjykim, që ky person të  dilte  të dëshmonte kundër meje. Kam  kërku në  vazhdimësi që  të nxjerrej ky kërcënim  nga  të dhënat  e adresës konkrete elektronike ose t’më jepej  kompjuteri që unë t’i nxjerrja  vetë! Asnjëherë  nuk   është  pranu  të thirrej  ky   person si dëshmitarë,  asnjëherë  nuk është  marrë  prova e propozuar( qëllimisht fshehet  Serbia  nga   akuzat  që më janë  bë)!

Me rastin e  arrestimit  tim dhe të vëllaut, më 01.07.2012 dhe më 16.10.2012,  asnjë  pjestarë i Policisë së Republikës së Kosovës  nuk ka qenë  prezent, nuk ka patur  asnjë  vendim të  shkruar të gjykatës. Kurse    arrestimin  e    bashkakuzuarve    grupit,  merrte  pjesë edhe  policia e  Republikës së Kosovës! E njejta  ndodhi  edhe  më 16.10.2012  në rastin e arrestimit tim të dytë! Krahasoni, kërkoni të gjitha  rastet  tjera,  kur janë arrestuar grupet tjera, patjetër  ka marrë pjesë edhe Policia e Republikës së Kosovës!

Edhe  Institucionet  tona kompetente, kanë theksu në lidhje  me këtë  rast, citoj:”

Më 30.10.2012

Gjilan – Kryeprokurori Jetish Maloku tha për rajonipress se ndihen të zhveshur dhe të izoluar nga rasti i Dobrosinit. Edhe pse arrestimet kanë ndodhur në Gjilan ne nuk kemi asnjë informacion meqë bëhet fjalë për një vepër penale me rrezikshmëri të madhe. As policia nuk ka informacione.

Arrestimet e kryera nga EULEX-it për të shtënat në punktin e Dobrosinit para pak ditësh vazhdojnë të mbesin të “fshehura” dhe larg publikut nga EULEX-i, duke mos treguar asnjë informacion rreth këtij operacioni.

Edhe pse arrestimet janë kryer në territorin e Gjilanit as kryeprokurori i Qarkut, as Gjykata e as policia nuk kanë asnjë informacion zyrtarë se kush janë të arrestuarit, për çka bëhet fjalë dhe cili është efekti i këtij operacioni.

Kryeprokurori Jetish Maloku ndihet i anashkaluar në këtë rast. “Ne jemi të zhveshur dhe të izoluar nga çfarëdo informacioni që lidhet me rastin e Dobrosinit. Edhe pse ngjarja është zhvilluar në territorin tonë unë asnjë lajm nuk e kam për këtë aksion. Krejt çka mund të them e di se bëhet fjalë për një vepër penale me shkallë të lartë të rrezikshmërisë që lidhet me terrorizëm” tha për rajonipress Maloku.

Maloku tha se me rastin e Dobrosinit ka udhëhequr njësia antiterrorizëm nga Prishtina dhe krejt lënda është atje në EULEX.”[1]

 

Si përfundim,  mund të them,  JAM KRENARË  QË AKUZOHEM PËR  ATDHEUN DHE POPULLIN TIM!

 

Më 16.11.2017

Shkruar nga Skender Jashari

 

 

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

 

 

 

 



[1] Shkrimi është  botuar  në disa  medie!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora