E shtune, 09.11.2024, 12:59 AM (GMT)

Mendime

Azgan Haklaj: Edi Rama thërret gjeneralët e diktaturës

E hene, 06.11.2017, 07:20 PM


Edi Rama thërret nën armë kolonelët dhe gjeneralët e diktaturës, për të mbrojtur narkoshtetin

Junta ushtarake nuk e shpëton dot Titanikun e Rilindjes nga fundosja

Nga Azgan Haklaj

Edi Rama është kryqëzuar nga opinioni i brendshëm, nga shtypi, partnerët ndërkombetar dhe agjensitë e tyre të zbulimit e luftës ndaj trafiqeve e korrupsionit, si personi përgjegjës për shnderrimin e Shqipërisë në Kolumbi të Evropës, në një oaz të krimit të organizuar, ku ligjin e bëjnë të fortët e baronët e lidhur me pushtetin.

Kryeministri ndërmori ditët e fundit një akt të dëshpëruar e të paprecedent.

Me firmën e tij dhe vulën e ustallarëve, të cilët e kanë kapur peng e vënë me shpatulla pas murit, Kryeministri i Republikës Parlamentare të Shqipërisë emroi si të plotëfuqishëm të ligjit 12 ish ushtarakë.

Këta prefektë dronë të Ramës, përfaqësues të zellshëm e të bindur t? krahut të armatosur të Rilindjes, janë barthama e farkut të ardhshëm, plani i kahershëm i Ramës për të importuar modelin kolumbian të kësaj organizate të majtë, kriminale e famëkeqe, e cila në kater dekada ka shkaktuar mijra viktima në vendin e saj.

Prefektët ushtarakë e guvernatorë të ketij lloji kanë vendosur vetëm diktaturat e modelit t? Frankos, Pinoçetit, Metaksait dhe perandoritë koloniale në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine.

Ramës i plasi në dorë bomba Tahiri dhe megaskandalet e Kodhelit, Beqjes, Nikollës Ahmetajt.

I rezultoi se Tahiri eshtë truri e tutori i bandes Habilaj.

E mori vesh se drejtuesit e policisë së shtetit janë filmuar nga zbulimet partnere, duke ngarkuar thasët e drogës në skafet e trafikantëve.

U bind se i është çjerrë maska e logos së fushatës "Ne bëjmë shtet".

Rama tani ka vendodur t? zhveshë kostumet firmato Armani, Versace, e Piere Carde dhe të qeverisë në ditët e tij të fundit me uniform? ushtarake si timonier i madh si Mao, Fidel Kastro, apo kolonel Gedafi.

Edi Rama u detyrua, e madje u urdherua të mos ia dorëzojë drejtësisë ish ministrin e brendshëm Tahiri, peshkaqenin e madh të narkoshtetit e arkitektin e krimit elektoral të blerjes s? votave dhe tjetërsimit të vullnetit politik të shqipetarëve.

Në vend te tij Rama bëri kurban zingjirin komandues t? policisë së shtetit dhe drejtuesit e burgjeve.

Filloi përndjekjen ndaj administratës qendrore e asaj vendore me të nj?jtën egërsi si dikur në Spanj?n mesjetare Ferdinandi dhe Izabela ndaj arabëve e çifutëve.

Por nëse çifuti në Spanjën mbretërore, mesjetare që nuk pranonte të konvertohej , të pagëzohej ekzekutohej dhe u mbytën ne det rreth një milion të pabindur në atë kohë, Edi Rama nuk ka nevojë ta bëjë një gjë të till?.

Studime dhe anketime të organizatave prestigjoze të huaja kanë nxjerrë në pah të vertetën tronditëse të Rilindjes e të Qeverisë Rama;

57 për qind e nënshtetasve të Republikës ku ai sundon e nuk qeveris, jo vet?m nuk duan të ja shohin fytyr?n, por janë të gatsh?m të largohen përtej detit, e madje përtej diellit, për faktin e tmerrsh?m se Republika jonë nuk është më shteti i qytetarëve t? saj.

Narkoshteti i Ramës ësht? kthyer në një oktapod gjigand i cili gëlltit gjithçka me oreksin e tij të paprecedent;

Malet, fushat, bregdetin, minierat hidrocentralet , kalatë e teatrot antike, zonat turistike dhe lumenjtë e kristaltë të alpeve.

Modeli i Ramës e Rilindjes nuk është shteti i të drejtës, sundimi i ligjit dhe demokracia parlamentare.

Ai ka venë n? krye t? parlamentit ish ministrin e brendshëm të diktaturës komuniste, në emër të etërve të tij shpirtërorë Hoxha-Alia, Gramoz Ruçin.

Mendia diabolike e tij krijoi gardën ushtarake të prefekt?ve.

Krahasoni Shqipërinë dhe Spanjën, Edi Padronin e klaneve kriminale dhe Kryeministrin Mariano Rajoy të Spanjës demokratike.

Lideri i Spanjës përkundër rebelimit e seperatizmit Katalanas nuk iu drejtua ushtrisë por futi në veprim gardën civile.

Rama nuk pranoi të ia dorëzojë drejtësisë kumbarën e banditëve Tahirin e skandaleve të njëpasnjëshme dhe thërret ushtarakët për të bërë ligjin.

Para një dekade disidenti i shquar antikomunist At Zef Pëllumbi pati profetizuar se Edi Rama do t? shkaterrojë Partinë Sicialiste.

Kjo ndodhi vertet.

Ai e zëvendësoi PS-në, një aset të rendësishëm kombetar me Rilindjen, përtej fasadës së të cilës fshihet pushteti i baronëve të drog?s dhe trafiqeve.

Për këtë krim politik Rama ëdht? përgjegjës para qindra -mijra shqipetarëve të cilët e kanë votuar PS-në dhe kanë besuar sinqerisht tek alternativa e saj.

Por ai ka 5 vjet që e ka kaluar vizën e kuqe dhe tashmë nuk është rrezik vet?m për t? majt?n e vertet

Jo.

Ai tashmë është rreziku nr një i demokracisë, sigurisë kombetare, i fjalës së lir?, opozitës, shoqëris? civile dhe i integrimit t? Shqiperis? në Bashkimin Evropian.

Nëse Serbia e Millosheviçit, e Mlladiçit e Sheshelit, makina ushtarake e të cilëve përgjaku Ballkanin dhe shkaktoi dhjetramijra viktima është sot para Shqiperis? në proçeset integruese evropiane.

Kjo ndodh për një fakt të qartë e kokë fortë;

Rama dhe Qeveria e tij i kanë bllokuar për tre vjet negociatat për antarësimin e Shqipërisë në BE, kanë përzanë investitorët e huaj prej 2 vitesh sepse nuk e shohin më Evropën si nj? alternativë e qellim të strategjisë së tyre politike.

Paratë e qarkulluara nga droga ne vitin 2015-2016 e kanë tejkaluar në menyrë të frikshme buxhetin e Qeverisë Rama.

Dyert e BE dhe investimet e huaja janë të mbyllura për Shqiperinë për sa kohë që të qendrojë në këmbë pushteti dhe Republika e Kanabisit.

Prandaj duhet me urgjencë një qeveri e re antimafia me konsensus të gjerë politik për të çuar perpara proçeset integruese të Shqipërisë.

Por Rama po ban të kundërten e konsensusit.

I ngazëllyer nga fitorja ndaj Xoxes s? tij Kok?dhimës ,triumfi ndaj Blushit e zërave refraktarë në PS e ka trimeruar Narcistin dhe ka shpallur si platëformë të tij politike luftën ndaj opozitës, mediave Akademisë së Shkencave, prokurorisë, pushtetit gjygjsor? dhe të gjithë segmenteve të shtetit të cilat po perpiqen të ruajnë pavarësinë e tyre kushtetuese.

I tmerruar nga fakti se opozita ësht? bashkuar dhe denoncimet e saj për përfshirjen n? aferat e krimit t? qeveritarëve të lartë po vertetohen dita ditës,

po kerkon me ngut aleatë për t? shpetuar lekurën.

Po ku ti gjej? Rama aleatët?

Perendimi e ka bojkotuar dhe etiketuar si kryeministrin e vendit më problematik të Evropës.

Tutorët e tij në lindjen e afërt dhe të largët i kanë terhequr veshin se me papergjegjshmërinë e tij e ka dekonspiruar skenarin e tyre dhe po vë n? rrezik interesat e strategjinë e tyre per dominimin ideologjik, ekonomik e kulturorë të Ballkanit.

Armët e timonierit Rama janë patentat e Sajmir Tahirit dhe dhuna e kartonave në parlament.

Kjo strategji mund të funksionoj? për pak koh? sa të hapet Kutia e Pandorës.

Dosja Çez, dosja Kodheli, Beqja,Nikolla, Ahmetaj jan? bomba që ai nuk ësht? në gjendje t'i çaktivizojë.

Shpërthimi i tyre do ta shembë Raishtagun Ramist dhe do ta permbyt? Titanikun e Rilindjes.

Patentat detare të Tahirit nuk e shpetojnë dot.

Opozita është e vendosur ti shkoj? deri në fund betejës për të çmontuar shtetin e shnderruar në Keops të mafies dhe krimit.

Përtej numrit t? mandateve opozita ka një as n? dorë;

Kauzën e saj t? drejtë t? mbështetur nga qindramijra shqipetarë.

Edi Rama timonieri i Republikës së drogës e të krimit, kumbara dhe avokati i politikanëve e qeveritarëve të etiketuar si bashkëpunëtorë të ngushtë të Habilajve e sivëllezërve të tyre ka shpallur me pompozitet vitin e Gjergj Kastriotit ( Skenderbeut)

Kot nuk thonë se patriotizmi është streha e fundit e horrave dhe banditëve.

Po çfarë e lidhë këtë Don Kishot të pushtetit me emrin e Heroit Kombetar Gjergj Kastrioti.

Para qindra vitesh në vitet 1460 -1461 Gjergj Kastrioti mori pjesë në luftrat civile në mbështetje të Ferdinandit të Napolit.

Sëbashku me venedikasit luftoi deri sa vdiq në vitin 1468 në luftën Osmano-Venedikase 1463-1479.

Nëse Kryetrimi Shqipetar zbarkoi triumfalisht në Barleta ne vitin 1465 me kalorsi e topa dhe vendoste fatin e Vatikanit dhe të Mbretërisë s? Aragonës, e të mbretit Alfons sot zbarkojnë në Bari, Brindezi e Ankona jeniçerët e Ramës e të Tahirit me tonelata drogë.

Ky është Gjergji i Ri i Rilindjes, rusofil e greqishtfolës që kërkon ta nderoi Moisiun tonë, Gjergjin e Madh.

E ndersa prijësi i Rilindjes e shpalli vëlla Erdoganin e mik Vuçiçin, Gjergj Kastrioti u ndali turrin Sulltan Muratit e Sulltan Mehmetit t? Turqisë, Brankoviçit të Serbisë dhe e mbolli tokën e Arbërit me kufomat e barbarëve.

Sot pas 5 shekujsh miku i serbëve e turqëve, timonieri i maxhorancës e ka mbjellë me hashash dhe ua dergon si trofe dhe emblemë të Republikës së tij Evropës në vitin 2018, në vitin e Skenderbeut.

Viti 2018 është viti i Gjergj Kastriotit por kurrësesi viti i Ramës dhe bandës së tij në pushtet.

Sa herë që shqiptarët janë ndodhur në udhëkryqet e historisë dhe kan? luftuar për lirin? e tyre i jan? drejtuar Ikon?s së tyre Gjergj Kastriotit.

Shenjtori i lirisë nuk i ka braktisur kurrë, e në kët? vit të 550 vjetorit të tij nderimi me i madh që do t’i bëjnë bashk?kombasit është si kurban peshqesh rrezimin e Ramës e t? Qeveris? së tij.

Porosia e fundit e Heroit Kombetar ishte:

Qendroni të bashkuar, mbrojeni lirin? tuaj.

Amanetin nuk e tret as dheu.

Ansambli opozitar sot ka per detyr? nj? mision të madh, përmbysjen e narkoshtetit dhe kthimin e shtetit të së drejtës.

Rrezimin e maxhorancës me vota të blera dhe kthimin e institucioni të votës së lirë.

Kthimin e pushtetit në sherbim t? qytetarit e jo të mafies.

Këtë mund ta bejë një qeveri konsensuale antimafia.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora