Mendime
Ramiz Lushaj: Lule nga Amerika tek shtatorja e Hajdarit
E diele, 05.11.2017, 11:45 AM
NJË
KURORË ME LULE NGA AMERIKA TEK SHTATORJA E AZEM HAJDARIT NË TROPOJË
Nga Ramiz LUSHAJ
Në Ditën e përurimit të Shtatores së Azem Hajdarit në Tropojë, më 27 tetor 2017, u vendosen dy kurora pranë njëra-tjetres në ballë të piedestalit. Ato ia rritën ceremonialitetin eventit kombëtar panshqiptar të përurimit dhe ia shtonin ma shumë e ma mirë bukurinë shtatores monumentale dhe kujtdo si bante foto e video e foto aty.
Njëra nga kurorat ishte e Demë Balidemaj, e Familjes së tij në Amerikë, e cila u vendue aty “Në respekt të Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari”.
Demë Balidemaj është i martinas nga Plavë-Gucia, qytetar dinjitar shqiptaro-amerikan, pronar i njohur i bar-restorantit “Old Fulton Restaurant”, skej një lumi e afër selisë të OKB në Nju Jork. Ai është kushëri i afërt i zonjës Liri Berisha – ish Zonja e Parë e Shqipërisë, bashkëshorte dinjitare e liderit historik të shqiptarëve, prof. dr. Sali Berishës.
Një nga biznesmenët kombetar, qytetar, bukepaster, bajemirë. Dema ka dhanë gjithato ndihma, dashuri e mirënjohje, bile ma shumë se ai ka marrë nga të tjerët.
Kur Presidenti i Shqipërisë,Sali Berisha, bani të parën vizitë shtetërore në Amerikë Dema organizoi një festë dhe, sic shkruanin mediat, e ktheu Brooklynin e Nju Jorkut, në një “qytet shqiptar”.
Në dimër 2003, kur fola nga Amerika në Francë me lartësinë kombëtare Ismail Kadare m’u shpreh se Demë Balidemajn e ka “mik të mirë të familjes së tij”.
I ndritshmi Agim Karagjozi, kryetari i Federatës Panshqiptare “Vatra” më pati thanë në zyrën e tij (2003) se 90–vjetorin e “Vatrës” e festuan në lokalin e Demës, me bujarinë e tij.
Dy kangtaret e kombit, Aurela Gaçe e Vlorës dhe Eli Fara e Korçës shpirtnojnë publikisht nderimin e tyre dhe më 21 korrik 2014: “Dera e Dema Balidemaj është dera e një miku që qëndronte gjithmonë e hapur… është njeri me shpirt të madh… mik i të gjithëve… ky njeri hyn tek ata të rrallët”…