Mendime
Halil Gashi: Lamtumirë miku im
E merkure, 08.11.2017, 09:25 PM
In Memoriam për atdhetarin e paepur të Mergatës shqiptare Hyzri Rekaj i cili tërë jetën ia kushtoi lirisë dhe pavarësisë se Kosovës e i cili ndrroi jete javë më parë ne Nerodime të Ferizajit.
Lamtumirë miku i im, ti ia lave borgjin Atdheut më shumë dinjitet
Në mërgim është jetë ë rëndë ku buka e fituar i ka nënt kore.Në mergim, jeta i nxjerr në shesh vetëm karakteret ë forta. Ne mergim, atdheut i këndohet me lotë në faqe. Në mergim u rriten dhe u kalitën shumë Kolos të Kombit tonë. Shumë nga mergimtaret tanë u dasht te emigrojnë për shkak se Atdheun e dashten më shumë se vehten, dhe shumë nga ta u kthyen te vdesin per te. Veprat ë tyre janë pjesë e pa ndarë historisë dhe kultures tonë kombëtare. Njëri nga ta është edhe Hyzri Rekaj i cili për 20 vite ishte përndjekur nga regjimi i atëhershëm Jugosllav.
Nga Halil Gashi
Për shkak te rrethanave te krijuara atëbotë për shqiptarët ë Kosoves në vitin 1995 si shumë të tjerë edhe unë u detyrova ti marrë rrugët ë mergimit.
Valet ë ketij rrugëtimi tim me shumë te pa njohura , pas shumë përipetive me përplasen ne afersi te kryeqytetit te Landit Nord Rein Westfalia te Gjermanisë në Düseldorf. I lenduar rëndë shpirterisht, qe nga ditet ë para kerkoja te takoja sa me shumë bashkëatdhetar, te bisedoja me ta , thjesht kisha deshirë qe te takoi sa me parë dhe sa me shumë bashkombas te mijë, ngase ne sicilin me dukej se takoja nga nje kend te Kosoves.
Ne kte kerkim timin sikur parandjeja se do gjeja nje oazë të Kosoves, por gjeta edhe më shumë. Dikush me tha se ne rrugen „ Volk Klinger strase“ në Düseldorf gjendet Klubi shqiptar „ Emin Duraku“ Klub ky për te cilin shumë përpara kisha degjuar se ishte vater atdhetarie por as se si te krijoja nje mozaik tani për te.
Nje ditë të shtunde vendosa te shkoi dhe ta kerkoi atë vënd, ë gjeta me pakë mund por kur hyra aty nuk njohta askend edhe pse lokali po thuaj ishte plotë, piva nje kafe dhe nuk ndejta shumë, me thanë se kryetari i ketij klubi nuk kishte arrdhë sot, por pa dyshim se do te vijë neser ne oret ë pas dites dhe te nesermen ë takova kryetarin ë ketij klubi z. Hyzri Reken, ai ishte gjatë ketu, me profesion teknik dhembtarie, me i ri se unë dhe me priti vllezerisht, shifej se ishte i regjur ne mergim dhe kishte nje sens te veqantë për te ofruar bashkvendasit ë tijë e për te cilin mesova me vonë se ishte bashkveprimtar i Jusuf ë Bardhosh Gervalles ë Kadri Zekes, terë jeten ë tijë ia kishte kushtuar kauzes kombetare .
I tregova se kush jamë dhe thjesht i thash unë jam i gatshem te ndihmoi ne aktivitetet ë ketij Klubi dhe ju lutem me shfrytzoni ngase profesioni i imprej Gazetari per ketë mjedis mund te jetë shumë fish i dobishem. Pasi qe buzqeshi me tha se je i mirë se arrdhur por nuk ë zgjati me shumë . Pas me shumë se nje viti angazhimeve te pbashkta , me tha se me pate lenë pershtypje qe ne takimin ë parë , ngase ,sinqerisht askush deri me tani ne kte klub nga intelektualet e Kosovar nuk na eshtë ofruar me nje sinqeritet te tillë. Me pas pasuan takimet tona te rregullta ne kte klub per veprimtarinë ë te cilit mesova shumë. Mesova se nuk ishte vetem klub i thjesht, kishte nje histori dhe nje traditë, kishte nje krenari aty te shqiptarisë te krijuar me dekada, dhe se tani ishte shendrruar ne Qender kulturore dhe informative shqiptare. Aty takova veteranet apo te them irredentistet ë perbetuar te sistemit Jugosllav, bashkë kohaniket dhe bashkveprimtaret ë Jusuf dhe Bardhosh Gervalles dhe te Kadri Zekës, te Enver Hadrit dhe shumë atdhetarve te tjerë te shquar, ani pse keta veteran vetem nga modestia ë tyre ngelnin te pa lartesuar si lideret ë permendur te tyre. Pra nga ata ishin Nebi Reka, Nazmi Nuha, Hyzri Reka,Sylë Nuha, Baca- Zymer Kryeziu, Hamdi Gashi Avdi Begisholli-baca tjeter, Myrtez Nuha Malush Ademaj, Sadri Gashi, .Basri Rekaj, Haxhi Bega ,, mesuesi Rifat Hamiti , Sabri Shehu, Arif Haliti , keta tre te fundit edhe pse nuk i takonin plejades se vjeter kishin dhenë dhe jepnin kontribut te vazhdueshem .Aty kishin vepruar edhe Ibrahim dhe Muhamet Kelmendi, Mustafë Kelmendi .. Mustafë Mekaj, bajraktari i te gjitha demonstratave) dhe shumë veprimtare dhe te perndjekur te tjerë nga regjimi i atehershem Jugosllav,
Në kte mjedis kalova me shumë se pesë vite afro gjasht sosh por shumë te veshtira per shqiptaret si ne Kosovë ashtu dhe ne mergatë.
Ishin vitet me te veshtira, por edhe te lumtura ,qe i kalova ne kte mjedis. Isha , jam dhe mbetem krenar qe mu dha rasti qe per keto vite isha pjesë perberse dhe frymova me teri qenjen time ne te gjitha angazhimet ë kesaj Qendre Kulturore dhe informative shqiptare ashtu sikurse edhe pararendesit ë sajë, nën ketë qati te perbashket te shqiptarve nga te gjitha trevat tona etnike.
Gjatë ë kam bartë në shpirt mendimin për te berë diq me shumë per keta njerz, per keta atdhetar te devotshem te kauzes shqiptare, ngase ata ishin nje histori ë veqantë ë Kosoves, sa ë dhembshme aq edhe krenare. Me shumë se dy dekada qendruan vertikalisht ne kembet ë tyre dhe me mendjen ë tyre edhe perkunder shantazheve, perndjekjeve, burgimeve dhe kercnimeve me ekzekutim nga zyrtarë te UDB-së Jugosllave. Hyzrri Rekajt për më shumë se 20 viti ju kishte ndaluar hyrja në Kosovë ngase kercnohej nga regjimi i atëhershem. Ishte e veshtirë për te ngase nuk mundi të ju thotë lamtumirën e fundit të dy prinërve te tijë të cilët ndrruan jetë më mallin e pa shuar për birin e tyre. Hyzriu nuk u thye as një herë në kte rrugëtim të tijin kombëtar, Ai, edhe pse më i ri në mosh se shumë bashkëvprimtar të tijë disa herë u zgjdh kryeta ri ketij klubi i cili për Hyzriun ishte shtepi e të gjithve, aty ishin dhe bashkvepronin shqiptaret nga të gjitha trevat e tyre Kosova, Maqedonia e se fudi edhe nga Shqiperia.
Ata krijuan nje copë Kosove te paster dhe te ndershme ne mjedis te gjermanisë, nje qati te perbashket te shqiptarve te gjitha trojeve etnike. Ata i gjasonin klubeve dhe shoqatave shqiptare te Kairos, Stambollit, Bukureshtit, Sofjes dhe Bostonit te rilindjes kombetare, Edhe keta ishin Rilindas te shtetit te ri te Kosoves , por jo vetem te Kosoves
Eshtë ë dhembshme por ë vertetë se per ta Kosova di pak ose fare. Andaj, dua të them edhe disa fjalë pwr Hyzriun dhe bashkeveprimtarw tw tijw . Kur keta bashkëatdhetar në Mergat se bashku më bashkëatdhetarët tjerë në Gjermani dhe Zvicër ngritën lartë flamurin kombëtar në sheshe e të gjitha metropolave Europiane në Përndim duke brohoritur parullën „ Kosova Republikë „ duke i deshmuar botës se Shqiptarët në Kosovë duan liri dhe barazi shumë nga „Ptriotët“ e sotëm ketë nuk kishin guxim as ta shifnin në ëndërr njw gjw tw tillw. Hyzriu ishte pjesë e të gjitha këtyre demostratave dhe veprimeve me Jusuf dhe Barrdhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën dhe bashkëveprimtar e bashkë kohanik të tjerë n ë Mergat të cilët i përmendëm më lartë.
Ishin vitet me te veshtira, por edhe te lumtura ,qe i kalova ne kte mjedis. Isha , jam dhe mbetem krenar qe mu dha rasti qe per keto vite isha pjesë perberse dhe frymova me terë qenjen time ne kte rrugëtim ku Hyzriu printe më shembelltyrën e tijë të atdhetarit . Jam i bindur që të gjithë e donin dhe kishin një respekt të madh për kontributin e tijë , kishte një sens të liderit të krijuar më dashurinë dhe respektin ndaj secilit që anagazhohëj në rrafshin kombëtar,.por njëherit ishte i pakompromis ndaj atyre që qalonin në ketë rrafsh.
Hyzriu ishte i vlersuar lartë nga bashkombasit tanë, por edhe Ai kishtë një respekt të veqantë për secilin nga ta, ketë e kuptova më fortë kur Hyzriu u kthye në Kosovë ne vitin 2005 në Nerodimen e dashur të tijë e cila aq shumë i kishte munguar. Isha bashkë më Hyzriun edhe në Kosovë pas kthimit të tijë atje deri në qastet e fundit të jetës se tijë kur Ai iku në amshim. Patëm gjithë kohën që sebashku të shijojmë lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës ,por edhe të rekapitulojmë tërë atë veprimtari kombëtare ne Klubin shqiptar Emin Duraku, ishte shumë i lumtur që idealet e tijë dhe të bashkëveprimtarve të tijë u bënë realitët më shlirimin dhe Pavarësinë e Kosovës .
Të flasish për Hyzriun , për përsonalitetin e tijë prej njeriut,atdhetarit dhe veprimtarit të shquar të kauzës kombëtare nuk mund të bëhët më një shkrim të këtij formati ngase pothuaj se ishte një jetë e terë e një atdhetari.
Krejt për fund dua të them qe konsideroi se isha më fat që nojha kete veprimtar tëpaepur të kauzës kombëtare ashtu sikur që isha i nderuar që njoha edhe shumë bashkveprimtar të këtij Klubi për afro gjashtë vite sa isha më ta dhe isha bashkëudhëtar i tyre në kte klub ne te gjitha ato sfida kur Kosova përplitej në gjakun e bijve dhe bijave më të mira të kombit .
Jam thellë i bindur se Hyzriu prehët në paqë në Nerodimen e tijë të dashur , në dheun e Kosovës , anipse më dukët e pa drejtë që hiku para kohë në moshën kur duhej të shijonte edhe më gjatë frytet e lirisëdhe pavarësisë se shtetit të Kosovës.
E konsideroi si privilegj që pata një shok siq ishte Hyzriu,. E kujtoi shumë shpesh një thenje të tijë, kur thoshte se Në mergim, jeta i nxjerr në pah vetëm karakteret ë forta, e i tillë ishte vetë Hyzriu.
Kujtimi për ty Miku i im do të mbetët gjatë në mëndjën dhe zëmren e të gjithë atyre bashkëveprimtarve që për ideal e kishit lirinë e Kosovës.