E shtune, 20.04.2024, 04:35 PM (GMT+1)

Kulturë

Xhevahir Cirongu: Artur Dane, pasardhës veterani

E merkure, 17.05.2017, 06:03 PM


Artur Dane, pasardhës veterani i cili udhëton me shkronjat e gazetës ‘’Kushtrim Brezash’’

Nga Xhevahir Cirongu

Ai është një djalë imcak, jo fort mirë me shëndetin, por brenda tij në shpirt qëndron si një lis i moçëm ndjenja e atdhedashurisë. I papërtuar në veprimtarinë e shoqatës së veteranëve të LANÇ të qytetit durrës. I kudondodhur nëpër rrugicat e qytetit bregdetar në shpërndarjen e gazetës, por edhe të revistës Pavdekësia. Kurrë nuk di të thotë ‘’U lodha’’ në vapë apo në mot me shi edhe erë. Fjalë pak, i komunikueshëm me gjithë njerëzit, si të vegjël apo të moshuar. Te lokali ‘’Agopi’’ atë e gjen aty çdo ditë ku merr  shtypin e bën interarin e lëvizjeve të ditës në shpërndarjen e shtypit për tek abonentët, apo tek ata që e duan dhe lexojnë gazetën ‘Kushrim Brezash ‘’apo revistën ‘’Pavdekësia’’. Gjithandej i kudo ndodhur ky djalë me zemër të madhe që rrënjët i ka tek atdhedashuria, e te lufta legjendare LANÇ.

Arturi ka lindur në vitin 1973 në qytetin e Durrësit. Si prindërit ashtu edhe të afërmit e Artur Danit, kanë qënë lidhur ngusht me luftën LANÇ, duke ndihmuar me ushqime e veshmbathje luftën partizane. Shtëpia e Danajve ishte një bazë e sigurtë, e përballoi me trimëri rrebeshet e kohës. Arsimimin e kryen në qytetin e lindjes, dhe si pasardhës veterani shquhet si një veprimtar i Oganizatë së Veteranëve të LANÇ të qytetit, por edhe të lagjes nr. 3, i cili është edhe anëtar i kryesisë së saj. Tek bisedon me këtë djalosh, në sytë e tija lexohet qartë ajo krenari që e karekterizon atë si pasardhës veterani, i përkushtuar për të mbajtur gjallë vlerat e LANÇ.

Artur Dani është vlerësuar edhe me titullin ‘’Anëtar Nderi i Organizatës së Veteranëve të LANÇ’’. Me punën e tij fisnike, Arturi ka fituar respektin e të gjithë qytetarëve durrsakë, ndaj atë e duan dhe nderojnë si të moshuarit ashtu edhe brezat e rinj, madje edhe fëmijët duke e thirrur nëpër rrugicat e qytetit “ Erdhi ‘’Kushtrimi ynë!’’.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora