E merkure, 24.04.2024, 08:50 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Rënia e Qeverisë së Kosovës

E marte, 16.05.2017, 07:54 PM


Parodi humoristiko – satirike :

 

Rënia e Qeverisë së Kosovës

 

Erdh Pranvera , çeli qershia –

Në Kosovë , ra Qeveria !

U zdritë qielli , krisi rrufeja –

Tash do t’ shkojmë në zgjedhje t’ reja !

Refreni :

Ka thanë moti një pleqnarë :

“Politika është një zjarr ,

Nga i cili s’ ngrohesh kurrë ,

Por, do t’ digjesh herë do kurë !”

 

Po bërtet Isa Mustafa –

Mjeri unë, mu këput qafa !

Mos me u marrë me politikë –

Për tri ditë kam me u fikë !

Refreni :

Ka thanë moti një pleqnarë ...etj.

 

Po bërtet Ismet Beqiri –

Mjeri unë, mu dogj qiri !

Mos me u marrë me politikë –

Qiri moti mu kish fikë !

Refreni :

Ka thanë moti një pleqnarë ...etj.

 

Po bërtet ai Hashim Thaçi –

Mjeri unë , mu shqye saçi !

N’ politikë mos me qitë flija –

S’ kam çka lypi ma te shpija !

Refreni :

Ka thanë moti një pleqnarë ...etj.

 

Po bërtet Kadri Veseli –

Mjeri unë, mu këput teli !

N’ politikë mos me u kurdisë –

S’ mundem me i ra çiftelisë !

Refreni :

Ka thanë moti një pleqnarë ...etj.

 

Fort është gëzua bacë Ramushi –

Lumi unë , mu shua prushi !

Mu shua etja , mu shua malli –

Nuk do t’ digjem n’ prush për s’ gjalli !

Refreni :

Ka thanë moti një pleqnarë ...etj.

 

Fort është gëzua Anton Çuni –

Këtij pushteti i erdhi fundi !

Fort është gëzua Fatmir Lima –

Erdh Pranvera , na u ndreq klima !

Refreni :

Ka thanë moti një pleqnarë ...etj.

 

Fort është gëzua Visar Ymeri –

Agoi dita – iku tmerri !

Fort është gëzua Glauk Konjufca –

Erdhi dita të luaj me pupëza !

Refreni :

Ka thanë moti një pleqnarë ...etj.

 

Fort është gëzua Albin Kurti –

Tash n’ Kuvend , unë jam ma i urti !

Nuk do t’ qes ma vezë , as tym –

Se  me to , s’ mund t’ bëhem trim !

Refreni :

Ka thanë moti një pleqnarë ...etj.

 

Fort është gëzua Bexhet Pacolli –

Tash për mua do t’ ndezë kapcolli !

Me m’ ndihmua Agim Bahtiri –

President bëhem ma i miri !

Refreni :

Ka thanë moti një pleqnarë ...etj.

 

Gjilan, më 10.05.2017 . Demir Krasniqi



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora