Kulturë
Drita Lushi: Kënga e prillit
E diele, 30.04.2017, 09:00 PM
Drita Lushi
Kënga e prillit...
-prozë poetike-
Dëgjoj një muzikë në ecje dhe shoh pentagramet e lëndinave të thurin vallen e diellit.
Është prill,
është prill,
është prill…
E ndiej në imtësinë e indeve, në harlisjen e fantazisë, në çmendjen qenies së Dritës
Është prill dhe e dua...
E dua,
për fëshfërimat dhe të fshehtat e gjelbra,për këngën e luleve,për ngjyrat e patreguara të gonxheve,për muzikën e lumtur të liqejve,për gjersinë e shpirtit të syve,për zemrat blu të shtëpive, për puthjet e cicërimave ,për ciltërsine e tërfilit,për vrapin e luleve fushave,për rrokullisjen e ëndrrave,për pagjumjet e mia,për trazimin e gjymtyrëve, për vështrimet e yjeve ,për pasigurite e mia, për ndrojen dhe çmenduritë, që mbulohen nga hëna,për lirine e pakufishme të fantazisë,për dëboren e akacieve,per dashuritë e çelura dhe për ato që s'u rriten kurrë.
E dua,
...Për ngastrat e punuara,dhe shpresën e bujqve,e dua për rrugët dhe krojet që i rrjedhin në trup dhe më japin ngadhnjim
E dua,për supet e virgjëra dhe krahët e kaltër;
E dua,për atë foshnjën tetëmuajshe, që rritet në mitrën e një gruaje syblu, që pret të përshëndesë botën në majin e trëndafiltë.
E dua, për melodine e blertë që i jep rruzullit...
Është prill…
Është prill…
Këtë këndojnë dhe zogjtë në qiell
Është prill…!
Fundprill 2017
Drita Lushi,Tiranë.